LIVE UPDATES
Aktualitet

Euronews sjell rrëfime nga 'qyteti fantazmë', Luli nga Kukësi: Kam takuar Boris Johnson, këtu shkelet në bashki po s’le takim 3 herë

Të rinj e të moshuar tregojnë se sa e vështirë është të jetosh në Shqipëri dhe se kushte ekonomike i kanë detyruar ata të shohin si zgjidhje, emigrimin.

13 Janar 2023, 20:14 Nga F.M
Euronews sjell rrëfime nga 'qyteti fantazmë', Luli nga
Luli

TIRANË- Julian Gomez, një reporter i Euronews ka udhëtuar në Has dhe Tiranë ku përshkruan situatën ekonomike dhe dëshirën e të rinjve për të emigruar. Dhe jo pa shkak. Në takimet e zhvilluara nga Gomez, të rinj e të moshuar tregojnë se sa e vështirë është të jetosh në Shqipëri dhe se kushte ekonomike i kanë detyruar ata të shohin si zgjidhje, emigrimin.

VIDEO-reportazhi në spanjisht:

Reportazh i përkthyer:

Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë, pas Bosnjës dhe Guajanës. Arsyet dhe përgjigjet, kemi ardhur t' i marrim në Shqipëri, në një nga vendet më të vogla të zonës veriore dhe më të prekurit nga emigracioni. Është Kukësi. Ky vend është cilësuar si qyteti fantazmë. 40% e qytetarëve të Kukësit kanë emigruar që nga rënia e komunizmit. Edhe ata emigrantë që u kthyen në atdhe, por mendojnë të rilargohen.

Luli iku nga Shqipëria kur ishte 20 vjeç. Ai u largua në Britaninë e Madhe ku dhe u pajis me pasaportë. Kur nëna e tij u sëmur, u kthye në atdhe dhe u investoi në një kompani ndërtimi. Por biznesi i tij është drejt falimentit, kjo pasi prej 8 muajsh nuk ka marrë asnjë porosi.

"Është shumë e vështirë sepse unë shpenzoj shumë para në këto gjëra,”- thotë Luli.

Julian Gomez: U pendove që u ktheve

“Sigurisht vëlla, jam shumë i mërzitur, shumë herë mendoj të lë gjithçka e të iki sërish. Nuk ka rëndësi se ku shkoj thjesht të iki. Nuk u them dot as njerëzve që kam qenë në Londër sepse të gjithë më thonë, pse u ktheve? Shiko vëlla, kur unë isha në Angli, kam takuar edhe kryeministrin Boris Johnson, i thashë 'jam nga Shqipëria' dhe më uroi fat. Unë këtu jam nga Kukësi, jeton në Kukës dhe nëse do të më duhet të takoj dikë në zyrën, duhet të lë takim disa herë. Duhet të shkosh shumë herë derisa të arrish të kapësh një takim. Edhe për këtë gjë është shumë e vështirë,”- thotë Luli.

Luli është thjesht një prej shumë qytetarëve që has vështirësi në këtë rajon. 20% e popullsisë jetojnë në varfëri, në skamje. Shumë shohin emigracionin si të vetmen dalje. Më pak njerëz do të thotë më pak biznese dhe kjo sjell pasoja në ekonomi dhe demografinë e vendit. Katër vite më parë, erdhën në jetë 750 fëmijë në maternitetin lokal, por kjo gjë nuk ndodh më.

Venezie Doçi: Vjet kemi pasur 600 linjde, sivjet rreth 500. Kjo tregon se numri vjen duke rënë.

Dy ditë para mbërritjes time, Besnalda, një ekonomiste 24-vjeçare solli në jetë djalin e saj të parë.

Besnalda Hallaçi: Kam motrën time në Amerikë dhe nuk jam shumë e lumtur që ajo është larg nesh. Nuk ishte këtu të njihte as nipin e saj.

Venezie Doçi: Të gjitha moshat e reja kanë ikur, vetëm mosha e tretë ka ngelkur në rrethin tonë.

Vendi më i populluar duket të jetë një lokal ku grumbullohen vetëm të moshuar. Një burrë tregon se tre nga katër e fëmijët e tij jetojnë jashtë shtetit.

 Imoshuari: Nuk ka punë, nuk kanë me çfarë jetojnë dhe emigrojnë. Kanë shkuar familjarisht, me fëmijë të vegjël.

I moshuari: Të gjithë ata që kanë ikur në emigracion janë forca punëtore, por duhet të iknin. Në fakt mendoj se ata duhet të bëjnë Shqipërinë, jo Gjermaninë e Italinë.

"Nëse autoritetet nuk mbështesin asnjë aktivitet që ndodh në shkolla… Për sa i përket logjistikës, materialeve, sportit, krijimtarisë, artit, muzikës, atëherë njerëzit nuk do të ndihen të kompletuar në vendin e tyre, në shkollën e tyre, në shtëpinë e tyre. Pra, përsëri, ndoshta do të kërkojnë diçka tjetër," thotë Lavdrim Shehu, një ekspert ligjor për migracionin.

Realiteti është ky. Shkollat e programuara për 300 nxënës kanë vetëm 50.

Valbona ka studiuar ekonomi këtu. Ajo ruan kontakte me një nga profesorët. Të dy kanë histori emigrimesh për të rrëfyer.

Valbona: Isha diku për të blerë gjëra shtëpiake dhe e gjeta mbyllur. Më thanë që ka ikur në Amerikë për një jetë më të mirë. I kishte kushtet, por ka ikur për fëmijët e saj.

Por kryetari i Bashkisë, Safet Gjici refuzon ta quajë këtë vedn 'qyteti fantazmë'.

Thotë se qeveria i di vështirësitë dhe po punon.

Safet Gjici: T'i mbështesim, kryesisht të rinjtë që kthehen, ne u heqim taksat vitet e para, i lehtësojmë që të kthehen në Shqipëri.

Një rrobaqepësi në qytet punëson dhjetëra gra që janë kthyer nga Italia e Gjermania ku nuk kanë mundur të gjennë një punë.

"Unë vetë jam në punë, por burrim s'e kam në punë, s'i dilet me një rrogë,"- thotë një grua.

Në Tiranë, kryeqytetin e vendit, situata ekonomike është më e mirë, por edhe aty, të rinjtë kanë dyzime.

“Në shohim vendet fqinje, kanë jetë më të mirë, ofrojnë demokraci. Nuk gjejmë asgjë këtu dhe kur nuk gjen asgjë, do të ikësh,”- thonë ata.

“Nëse doni të shkatërroni një vend, ju shkatërroni arsimin e tij”, thotë studentja e marrëdhënieve ndërkombëtare Dragana Kurti. 

emigrantet shqiptare julian gomez

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet