LIVE UPDATES
Aktualitet

Prokuroria nisi verifikim të thelluar, Shkreli: Nga Italia më dëbuan se s'kisha dokumente, s'kam qenë objekt i veprave penale

Ai shton se institucionet po kryejnë verifikimet e nevojshme dhe se do të marrin një vendim pas hetimit. 

17 Maj 2023, 13:58 Nga F.M
Prokuroria nisi verifikim të thelluar, Shkreli: Nga Italia më
Kristian Shkreli

VAU I DEJËS- Kristian Shkreli, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vaut të Dejës, i cili fitoi në zgjedhjet e 14 majit, ka reaguar pasi Prokuroria ka nisur verifikimet pas ankimimit të pesë deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët pretendonin se Shkreli në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.

Vetë Shkreli shprehet se nga Italia është dëbuar pasi ka qenë pa dokumente. Ai shton se institucionet po kryejnë verifikimet e nevojshme dhe se do të marrin një vendim pas hetimit. 

Reagimi i Shkrelit:

Sa i takon çështjes se përse nuk e ka pasqyruar në formularin e dekrimializimit arsyen e dëbimit kur ka kandiduar për deputet, Shkreli shkruan se nuk është në shkelje të ligjit, pasi nëse je kthyer nga një vend për mungesë dokumentacioni mund të mos e citosh. Ai thotë se ka vendosur që ta pasqyrojë në formular për të qenë transparent me qytetarët.  Edhe formulari i dekriminalizimit e ka të shkruar qartë se nëse je kthyer për mungesë dokumentacioni, mund të mos e citosh

Në vitin 2007, kam qenë emigrant si shumë prej shqiptarëve me idenë për të krijuar një jetë më të mirë për mua dhe familjen time! Policia e vendit fqinj në një kontroll rutinë në rrugë më ndaloi dhe verifikuan se jam një emigrant pa dokumentacione përkatëse dhe më ka kthyen në Shqipëri vetëm për këtë arsye, për mungesë dokumentacioni! Edhe formulari i dekriminalizimit e ka të shkruar qartë se nëse je kthyer për mungesë dokumentacioni, mund të mos e citosh! Pas konsultimeve me avokatin tim, vendosa ta shënoj në formularin e dekriminalizimit arsyen përse policia italiane më riktheu në Shqipëri 16 vite më parë.

Ndryshe nga para dy 2 vitesh, kur po garoja për deputet, unë nuk e pash të arsyeshme që t’a deklaroj duke qenë se nuk është aspak një shkelje e ligjit! Dua të sqaroj çdo qytetar të Bashkisë Vau Dejës dhe mbarë vendit se unë, Kristian Shkreli jam i gatshëm për çdo hetim apo sqarim nga institucionet përkatëse pasi asnjëherë nuk kam qenë objekt i kryerjes së veprave penale! Për çdo sulm politik për të njollosur figurën time, nuk do përtoj të kthej përgjigje sepse nuk kam asgjë për të fshehur! Gati për këdo dhe kurdoherë.

Institucionet i ftoj të bëjnë çdo verifikim të mundshëm ndërsa ne na pret një punë e madhe përpara për vijimin e transformimit të Vau Dejës me projekte e investime të rëndësishme që do ta zhvillojnë si asnjëherë më parë këtë zonë dhe shërbime më të mira për qytetarët! Ata të cilët kanë humbur rrugën e tyre i ftoj që të shohin se si Vau Dejës do të shndërrohet në një qytet të përparuar dhe me një vizion bashkëkohor! Na presin punë të mëdha ndaj edhe nuk mund të humbim kohë.

Kristian Shkreli është vënë në "shënjestër" të Partisë Demokratike. Fituesi i Bashkisë së Vaut të Dejës, kandidati i Partisë Socialiste, mendohet se ka fshehur se një dënim nga Italia, të cilin e ka zbuluar vetëm në garën për kryetar Bashkie. Më 25 prill, 15 deputete të PD, kanë kërkuar verifikimin e tij, pasi pretendojnë se në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.

Por në vitin 2023 ai ka deklaruar dëbimin, pa sqaruar më tej se për çfarë është marrë masa ndaj tij, e ashtu se përse e ka fshehur këtë vepër penale. Pas kërkesës së tyre, në Kuvendin e Shqipërisë ka mbërritur një shkresë nga Prokuroria e Përgjithshme, prej të cilës mësohet se Drejtoria e Dekriminalizimit, ka nisur verifikimin.

kristian shkreli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj