LIVE UPDATES
Aktualitet

Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi "Lejleku" në gjuhën shqipe: Personat që janë pas ndërprerjes të ndiqen penalisht

Organizatorët e festivalit Xhada, në të cilin po shfaqej “Lejleku”, konfirmuan se kishte ndodhur një “situatë e pakëndshme” dhe se shfaqja e filmit ishte ndërprerë për arsye sigurie.

5 Shtator 2025, 19:52 Nga r.ll

 

Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi
foto ilustruese

 

PODGORICË- Kabineti i presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, kërkoi që filmi “Lejleku” i regjisorit kosovar, Isa Qosja, të shfaqet sërish për publikun, pasi shfaqja e tij më 3 shtator u ndërpre me forcë. Ndërprerja ndodhi për shkak të reagimit të disa qytetarëve, të cilët, mësa dukej, nuk e pranuan faktin që filmi ishte në gjuhën shqipe.

“Presim që policia dhe Zyra e Prokurorit t’i identifikojnë autorët dhe t’i ndjekin penalisht. Është e rëndësishme të mundësohet sërish shfaqja e filmit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kabineti i Millatoviçit.

Policia e Malit të Zi nuk doli me ndonjë deklaratë zyrtare, por Radios Evropa e Lirë iu tha jozyrtarisht se ajo ende “po mbledh informacione” dhe se “po vepron sipas urdhrave të prokurorit”. Organizatorët e festivalit Xhada, në të cilin po shfaqej “Lejleku”, konfirmuan se kishte ndodhur një “situatë e pakëndshme” dhe se shfaqja e filmit ishte ndërprerë për arsye sigurie.

Ata nuk deshën të komentonin më shumë për Radion Evropa e Lirë. Disa parti politike dhe shoqëria civile u bënë thirrje autoriteteve që ta ndëshkojnë urgjentisht këtë lloj sjelljeje të dhunshme dhe të mbrojnë dinjitetin e artistëve, qytetarëve dhe hapësirës publike.

Jasmin Muriq, i cili ishte pjesë e audiencës, e përshkroi rrjedhën e ngjarjes për Radion Evropa e Lirë:

“Pas skenës së parë dhe fjalëve të para të thëna në shqip, disa njerëz u larguan nga shfaqja, duke bërë komente të këqija. Pas 20 minutash, një grup njerëzish që qëndronin aty pranë, filluan të bërtisnin me zë të lartë, duke kërkuar që shfaqja të ndërpritej”.

Ai tha se një prej organizatorëve u kërkoi atyre të heshtnin dhe të lejonin vazhdimin e filmit, por se ata “e kërcënuan dhe e fyen”, e madje i bënë edhe “me shenja të sulmit fizik”.

Sipas Muriqit, situata u qetësua pak, por rreth 15 minuta më vonë, “u shfaq një grup tjetër prej shtatë ose tetë personash, të moshës midis 20 dhe 40 vjeç”.

“Ata kërkuan me agresivitet dhe me zë të lartë që shfaqja e filmit të ndërpritej menjëherë. Ata bërtitën: ‘Ndaleni menjëherë këtë film’, ‘Asnjë film shqip në [lagjen] Zabjello’, ‘Unë jetoj këtu dhe nuk mund të më shfaqni film shqip”, rrëfeu Muriq.

“Organizatorët vepruan menjëherë sipas ‘urdhrit’. Policia që ishte aty pranë - dy makina në fillim dhe në fund të rrugës - nuk reagoi derisa unë isha atje”, tha ai.

Një nga producentët e filmit “Lejleku”, Ivan Gjuroviq, tha për Radion Evropa e Lirë se askush nga institucionet qeveritare kompetente nuk e ka kontaktuar pas ndërprerjes së filmit - “asnjërin nga ekipi i filmit”.

Ai tha se është i befasuar, por nuk i fajëson ata që e shkaktuan incidentin.

“Nuk i fajësoj këta persona. Shoqëria është e helmuar. Me të gjitha informacionet ndaj të cilave ekspozohet, me këtë lloj indoktrinimi, helmimi, asgjë nuk është e habitshme”, tha ai.

Sipas tij, “Lejleku” është një rrëfim për pozitën e grave në zonat e izoluara, përfshirë pjesë të Malit të Zi.

“Në film kanë punuar njerëz nga vende të ndryshme, përfshirë edhe Malin e Zi. Në ekip ka pasur malazezë, serbë dhe shqiptarë. Ky është një rrëfim për ta. Regjisori Isa Qosja ka lindur në fshatin Vuthaj, në kufi me Shqipërinë. Logjike është që filmi të jetë në gjuhën shqipe”, u shpreh Gjuroviç.

Ai e sheh incidentin si një problem më të thellë, sepse “shteti nuk i ka kushtuar aspak kohë ndërtimit të një shoqërie të shëndetshme”. Sipas tij, shoqëria ndodhet në prag të një krize serioze.

“Kjo nuk ka filluar dje. Shoqëria është e neglizhuar prej kohësh. Lejohet që kushdo të veprojë sipas dëshirës, dhe askush nuk merret seriozisht me luftën kundër këtyre çrregullimeve”, tha Gjuroviç.

Ndërprerja e dhunshme e filmit u dënua nga një pjesë e publikut, sektori joqeveritar, si dhe përfaqësues të jetës politike dhe fetare.

Përveç kërkesës që filmi të përsëritet dhe autorët të identifikohen, Zyra e Presidentit të Malit të Zi tha se ndërprerja e dhunshme e shfaqjes së filmit paraqet diskriminim të rëndë dhe jotolerancë të hapur, “vetëm sepse filmi është xhiruar në gjuhën shqipe”.

“Ky është një alarm se vlerat themelore shoqërore po pësojnë një goditje serioze”, thuhet në deklaratë.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, tha se ndërprerja e filmit është “sulm ndaj diversitetit kulturor” të Malit të Zi.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ndërprerja e dhunshme e shfaqjes së filmit në gjuhën shqipe nuk është vetëm çështje e komunitetit shqiptar, por çështje e Malit të Zi.

“Ata që janë më përgjegjës për reagimin dhe sigurimin e shfaqjes së filmit, janë: presidenti i shtetit, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit. Fatkeqësisht, reagimi i tyre mungon”, tha Gjeloshaj.

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, tha se pret një reagim vendimtar nga institucionet dhe njoftoi se “do të sigurohet personalisht që autoritetet t’i gjejnë organizatorët dhe autorët e kësaj ngjarjeje të neveritshme”.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, i cili mbështeti financiarisht festivalin Xhada, lëshoi një deklaratë të shkurtër në rrjetin X, duke thënë se “liria e shprehjes artistike është pjesë integrale e lirisë së fjalës dhe një nga vlerat thelbësore demokratike”./REL

filmi lejleku mal i zi jakov millatovic

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin