5 Shtator 2025, 14:37
Nga E. D
Eria Ago dhe Safet Bajri
TIRANË- Gjykata e Posacme me kërkesë të SPAK, ka zgjatur edhe tre muaj të tjerë afatin e hetimeve për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit, i njohur si i forti i Dobraçit. Eria Ago, e cila ndodhet pas hekurave, dyshohet nga SPAK se ka përkrahur autorët e vrasjes së Fatbardh Licit, duke i larguar nga vendi i krimit.
Për këtë ngjarje, janë arrestuar, Safet Bajri, Behar Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali. Sipas prokurorisë, Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve. Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi i Safet Bajrit
Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tire thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizatat dhe grupet kriminale të strukturuara".
Të tre në lidhje me njëri-tjetrin akuzohen se kanë dhe kryerjen e vrasjes së Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka zgjedhur prova për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të ushtrisë së shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre./Dosja.al
eria ago safet bajri
Aktualitet
5 Shtator 2025, 14:32
E. D
REPUBLIKA DOMENIKANE- Interpol ka publikuar momentin e arrestimit të 41-vjeçarit shqiptar, Soni Pepa, i cili u kap në Republikë...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 14:14
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Pamje të pazakonta janë filmuar në gjirin e Vlorës në afërsi të Karaburunit...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 13:53
E. D
Samir Rosales Rodríguez dhe Soni Pepa
TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e “kimistit&rdqu...
Aktualitet
1 Shtator 2025, 08:19
I.A
Andrés
Një muaj më parë, mediat shqiptare u njohën me historinë tronditëse të Andrés*, një vajzë...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 12:47
E. D
pamje nga vendngjarja
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në landin e Hesisë, Gjermani, ku...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 12:40
I.A
pamje nga vendngjarja
FIER- Një protestë po zhvillohet ditën e sotme para para ambienteve të Bankers Petroleum. Pu...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 12:31
I.A
Protesta
FIER- Punonjësit e naftës kanë nisur një protestë ditën e sotme para ambienteve të Bankers Petroleum. Prot...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 12:24
I.A
Edi Rama
Në raportin e vitit 2014 mbi gjendjen e sektorit të ujësjellësve dhe kanalizimeve në vend, autoriteti mbikëqyrë...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 12:01
E. D
pamje nga vendngjarja
ELBASAN- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Elbasan. Siç shishet edhe në pamje një 60-vje...
Aktualitet
5 Shtator 2025, 11:52
E. D
Soni Pepa
REPUBLIKA DOMENIKANE- Personi që shihni në foto është Soni Pepa, 40 vjeç, i cili u arrestua në kryeqytetin d...