LIVE UPDATES
Aktualitet

Premtuan performanca me kafshë, cirku Marina Orfei gënjen qytetarët e Tiranës! Trupa amatore, çmimet më të larta se në Itali

Sa i takon biletave që duhet të sigurosh për t’u bërë pjesë e shfaqjes, në faqen online të cirkut vihet re ndarja e publikut në dy zona, ajo jeshile ku çmimi i biletës është 1000 lekë të reja ose 11 euro, dhe zona e kuqe ku bileta kushton 2500 lekë të reja ose 26 euro, por në asnjërën nga zonat nuk ke ulëse të përcaktuar.

20 Dhjetor 2024, 22:06 Nga M.B
Premtuan performanca me kafshë, cirku Marina Orfei gënjen
Foto nga emisioni

TIRANA- Magjia e Cirkut Marina Orfei mbërrin në Tiranë! Përgatituni të hyni në një botë ku gjithçka bëhet e mundur. Këto fjalë shkruhen në hyrje të faqes online të cirkut Italian, fjalë vërtet intriguese që do-s’do, të bindin të jesh edhe ti pjesë e shfaqjes, sidomos kur mëson se cirku Marina Orfei ka një traditë 50-vjeçare në Europë, dhe në shfaqjet e tyre në Tiranë gjatë datave 1-22 dhjetor 2024, do të ketë akrobaci mahnitëse, shfaqje magjike dhe tigra të fuqishëm në skenë. Mirëpo mesa duket jo të gjitha premtimet janë bërë për t’u mbajtur.

Sa i takon biletave që duhet të sigurosh për t’u bërë pjesë e shfaqjes, në faqen online të cirkut vihet re ndarja e publikut në dy zona, ajo jeshile ku çmimi i biletës është 1000 lekë të reja ose 11 euro, dhe zona e kuqe ku bileta kushton 2500 lekë të reja ose 26 euro, por në asnjërën nga zonat nuk ke ulëse të përcaktuar. Piranjat u drejtuam pranë biletarisë fizike dhe aty kuptuan se duhet të paguaje edhe 10% komision për çdo biletë që prenotoje; 2 bileta 2200 lekë të reja. Nëse bëjmë një krahasim me çmimet e biletave të cirkut Marina Orfei në Itali, shohim se atje çmimi nis nga 12 deri në 20 euro maksimumi, ndërsa tek ne, 26 euro.

Biletashitësi na informon gjithashtu se nuk do të ketë kafshë, me pretendimin se shteti Italian nuk lejoi udhëtimin e tyre me target për shkak të motit të keq dhe se ne nuk duhet të çuditëshim, pasi njoftimi ishte bërë që para 3 javësh. Në fakt kjo është gënjeshtër. Sepse emaili në adresë të qytetarëve që kanë blerë biletat online, është dërguar më datë 3 dhjetor 2024. Pra pas 3 ditësh shfaqje pa kafshë, kur prindër e fëmijë kishin blerë bileta për të parë nga afër egërsirat e xhunglës. Një email që duket më shumë i sforcuar për t’u dërguar, sigurisht pas ankesave të qytetarëve kur kanë kuptuar se ardhja e kafshëve duket se ishte thjesht një karrem për të tërhequr publikun. Njoftimi për mungesën e kafshëve vihet re edhe në faqen online të cirkut, por në asnjë rast nuk përmenden tragetet dhe moti i keq, por “procedurat e komplikuara”.

Dhe se çfarë komplikacionesh kishte lidhur me procedurat, asnjë sqarim! Megjithatë, duke qenë se biletat u blemë, të shtyrë edhe nga kureshtja se çfarë do të kishte magjike cirku italian me eksperiencë 50-vjeçare, Piranjat vendosën që ta shohim shfaqjen. Në hyrje të tendës aty ku ishte kontrolli i biletave, u interesuan edhe një herë për arsyen e mungesës së kafshëve dhe vajza e kontrollit tha “Për shkak të procedurave të Bashkimit Europian, sepse kafshët do vinin nga Italia dhe ne e morëm vesh në moment të fundit kur kafshët kishin kaluar doganën e parë të Barit, dhe iu tha se “nëse ju i kaloni kafshët në territorin shqiptar, kafshët nuk mund të kthehen më në Itali sepse duhen procedura që Shqipëria nuk i ka”.

Mesa duket në momentin e fundit diçka nuk ka shkuar mirë. Por a nuk do të ishte më e ndershme që njoftimi të ishte bërë ende pa nisur datat e shfaqjeve? Apo mos ndoshta ashtu duhej lënë, pasi kuptohet, prezenca e kafshëve në cirk tërheq më shumë publik se sa akrobatët apo kllounët. Arsyet se pse nuk erdhën kafshët në Shqipëri mund të jenë të ndryshme, por fakti mbetet. Çmimi i biletës pa kafshë nuk është ndryshuar kur logjikisht duhet të ishte më i ulët se në rastin kur ata do të ishin prezente në arenë. Sidoqoftë, cirku Marina Orfei në emailin e dërguar ku njoftohej mosardhja e kafshëve, sqaronte edhe mundësinë e kthimit të biletës dhe kompesimit të saj.

Po kush është ai prind që ulet me fëmijën e vogël dhe i shpjegon se bileta do kthehet dhe ata do rimbursohen meqenëse nuk ka kafshë, duke i mohuar kështu dhe një argëtim të premtuar që fëmija mezi e pret? Askush nuk e bën. Të gjithë futen brenda për të shijuar shfaqjen e shumëpritur, por pak vështirë për vende. Edhe pse gjatë blerjes së biletave sqarohej se këto të fundit nuk kanë ulëse të përcaktuara, aty ne pamë se shumë vende ishin të rezervuara.

Sipër shtrihej tenda e çpuar dhe shiu që binte pikë pikë mbi kokat tona. Performuesit ishin një trupë amatoreske. Gjithashtu vihej re mungesa e numrave të bukur që duhet të jenë pjesë e cirkut, vendin e tyre e kishte zënë banana dhe kllouni, animatorë që shpesh jemi mësuar t’i shohim në festa ditëlindjesh. Gjithashtu te banaku çmimet e pijeve freskuese apo produkteve të tjera ishin stratosferike. Kupon tatimor nuk merrje dot, printeri ishte i prishur. Shfaqja vijoi me një tub në mes të skenës, dhe performuesja që na risolli në vëmendje Demi Moore në Striptizë…

Cirku, është një bashkim disiplinash që kërkojnë punë dhe impenjim maksimal në kërkim të rezultateve. Ne bashkë me Fiona Rushitin, një akrobate profesioniste, për dy orë me radhë, u munduam të analizojmë performancën e një trupe amatore, e cila vjen dhe e shet mjaft shtrenjtë lëkurën në kryeqytetin tonë. Kjo aspak për dashakeqësi apo xhelozi profesionale.

Por kur ne kemi një shkollë akrobatësh të trashëguar prej dekadash, që për shkak të politikave skandaloze të autoriteteve, tashmë mund të konsiderohet e shkrirë, atëherë pyetja lind: A kanë arsye banorët e kryeqytetit dhe fëmijët e tyre, të ndjekin shfaqje të tilla mediokre, me çmime disa fish më shtrenjtë saç do të ofronte trupa e Cirkut të Tiranës, të cilët pasi i grabitën tokën, i vodhën edhe çadrën?/ Piranajt

cirku marina orfei

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet