LIVE UPDATES
Aktualitet

Free Fire, loja që “gllabëron” adoleshentët

Ai tregon se si disa djem adoleshentësh, të cilët nuk njihen aspak me njëri tjetrin, arrijnë në nivele sharjesh dhe kërcënimesh. Ndoshta adrenalina e një loje të dhunshme dhe aspak të përshtatshme për këtë moshë, i shtyn edhe më shumë në veprime të tilla.

20 Dhjetor 2024, 21:48 Nga M.B
Free Fire, loja që “gllabëron” adoleshentët
Foto nga emisioni

FIER- Javën e shkuar ju folëm për një grup adoleshentësh dhe mënyrën sesi ata nëpërmjet një lojë të quajtur Free Fire, komunikonin me njëri tjetrin dhe më pas kalonin në bullizime, presione e shantazh ndaj atyre që mund të konsideroheshin më të dobët. Si në rastin e djalit të Elton Briskaj banor në një shtet të Amerikës prej shumë vitesh. Ai tregon se si disa djem adoleshentësh, të cilët nuk njihen aspak me njëri tjetrin, arrijnë në nivele sharjesh dhe kërcënimesh. Ndoshta adrenalina e një loje të dhunshme dhe aspak të përshtatshme për këtë moshë, i shtyn edhe më shumë në veprime të tilla.

Madje shpesh herë duke mos kursyer as familjarët, të cilët nuk e kanë aspak idenë se çfarë po ndodh. Eltoni tregon sesi djali I tij 15 vjeçar ishte përfshirë në këtë grup dhe më pas kishte rënë pre e kërcënimeve dhe shantazheve të tyre si pasojë e një vjedhje të një adrese Facebook-u. Eltoni tregon se atë e kishin kontaktuar disa herë, por me numra të ndryshëm dhe me kombësi të ndryshme.  Ai tregon se në gjithë këto telefonata vetëm një numër ishte Shqiptar, ku pasi e ka telefonuar nga ana tjetër është përgjigjur një grua në moshë.

Sipas Eltonit, numri i kësaj gruaje është përdorur nga Akili dhe Floshi, dy emrat që fshihen pas kërcënimevë që i janë bërë djalit të tij. Por përvec tyre është edhe një adoleshent tjetër, me emrin Ronaldo, që me sa duket është djali i zonjës së telefonit, të cilën pasi Piranjat e kontaktojnë dhe më pas shkojnë për ta takuar në shtëpinë e saj në një fshat të Beratit. Ajo tregon sesi edhe djali I saj Ronaldo ka rënë pre e kërcënimeve të këtij grupi.  Të njëjtën gjë përpiqet të  shpjegojë edhe vetë Ronaldo duke treguar sesi këta djem I kishin marrë numrin e nënës së tij për të hapur një llogari Ëhatsapp. Nëna e Ronaldos  vuri në në dispozicion njërin nga numrat me të cilët komunikonte i biri, që tashmë i përkiste Akilit. Telefonata e Piranjave me të,  I çoi në qytetin e Lushnjës, atje ku u gjet  në shtëpi, bashkë me familjarët e tjerë. Pasi Piranjat gjetën adresën e shtëpisë, anë një djalë të ri I cili thoshte se quhej Marinel, por pasi u pyet nga ngazetarët për pseudonimin Akil, pranoi që ishte ai.

Pra, Akili, aq i famshëm mes lojtarëve të Free Fire, në fakt qenka Marinel.

Në shtëpi gazetarët u përpoqën që të venë në dijeni babain e tij, I cili pas ëgjoi pretendimet për të birin u shpreh duke thënë se duhet ta linin rehat sepse kishte hallet e veta.  Krahas Marinel Nezhës, me pseudonimin Akili, dhe Ronaldos nga Berati, një tjetër personazh me emrin e artit Floshi, është mjaft aktiv në shantazhet dhe zhvatjen që kërkojnë ti bëjnë minorenëve të tjerë që kanë njohur në Free Fire. 

Pasi gazetarët komunikuan dhe me Floshin përmes Akilit ai tregoi se nuk e kanë kërcënuar menjëherë familjen e Zanit, por se çfarë quan kërcënim Floshi, kjo nuk kuptohet, sepse në tekstet që i kanë dërguar Zanit, përmendet tritoli, pistoleta, vrasjet  dhe në fund edhe një lajmërim vdekjeje me foton e 15 vjeçarit Briskaj. Ky debat në distancë mes Eltonit, babait të Zanit, dhe Marinelit, ka shqetësuar jo pak familjarët e tij, më veçanti nënën e cila duket mjaft e ngarkuar nga veprimet e përsëritura të të birit.

Por edhe përse në të tilla disktime, babai I Zanit u shpreh I gatshëm për të ndihmuar  Akilin nëse do të kishte nevoë për ndihmë, por me kushtin që të mos përfshihej më me të tilla situate.  Pas kësaj gatishmërie nga të gjithë për ta ndihmuar këtë adoleshent me shumë probleme, duhet që e njejta gjë të thuhet edhe për Zanin, 15 vjeçarin nga Amerika i cili duket se nuk është pa një pjesë faji në këtë përplasje që ka kapërcyer çdo limit.Marineli apo Akili i Free Fire, e mbylli me një ndjesë të pasinqertë. Sepse kërcënimet ndaj bashkëmoshatarëve, vazhduan me të njëjtin ritëm, gjë që na vërtetoi se problemi nuk kishte qenë një açount i vjedhur nga Zani, por një ves i kultivuar prej kohësh nga ky adoleshent i pa kontrolluar. Ndoshta shumë prindër mund të thonë se kjo  nuk ka shanse të ndodhë me fëmijën tim. Por mos harroni diçka, Nëse nuk ka kontroll të vazhdueshëm, prindërit janë të fundit që e marrin vesh./ Piranjat

free fire

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet