20 Dhjetor 2024, 17:44
Nga ZH.LL
ilacet e kontrabanduara
TIRANË- Pesë shqiptarë të Kosovës u arrestuan të hënën në aeroportin e Rinasit. Mësohet se 5 personat janë të njohur me njëri-tjetrin, dy vëllezër Bekim e Ferat Zenuni, si dhe kushërinjtë e tyre, Ardian Ismajli, Andi Grabanica dhe Altin Maqastena. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kishte sinjalizuar mbërritjen e mallrave kontrabandë nga Stambolli, duke bërë të munduar sekuestrimin e mbi 1 milion tabletave ilaçe dhe 300 mijë euro CASH.
Megjithatë policia ka dyshime të tjera sa i përket tabletave që ishin blerë në Jordani. Sipas policisë destinacioni i tyre final ishte Kosova por ëllimi parësor i tyre nuk ishte të shërbenin si ilaçe. Madje dyshohet se qëllimi i tyre kishte përgatitjen e lëndëve narkotike.
Në 14 valixhe u gjet i njëjti ilaç i emërtuar “Unifed”, i cili sipas përshkrimit mjekësor përdoret për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe alergjive, por grupi hetimor nuk është i bindur.
Policia ka ngritur dyshime edhe ne deklarimet e të arrestuarve, aspak bindëse. Për më tepër, në dosjen e vendimin të masës së sigurisë, thuhet se asnjëri prej tyre nuk është farmacist në profesion dhe nuk janë të licencuar në fushën e tregtimit të import-eksportit të barnave në vendin tonë.
Njëri prej të prangosurve, Bekim Zenuni thotë se barnat ia ka dhënë një jordanez me emrin Mohamed dhe sipas tij në Kosovë do i merrte dikush tjetër, pa dhënë emra dhe detaje, njëjtë si vëllai dhe kushërinjtë e tjerë. Edhe 300 mijë eurot u gjetën në çantën e Zenunit, të cilat ai i justifikon se ia ka marrë borxh një mikut të tij turk, për biznes, por nuk ka mundur t’i deklaroj në doganë pasi policia e shoqëroi sapo zbriti nga avioni.Të tjerët pretenduan se nuk kishin dijeni se Zenuni kishte para në çantë.
Ndërkohë, hetuesit kanë sekuestruar 6 celularë, të cilët po ekzaminohen me qëllim zbardhjen e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë rrjet. Për momentin, të gjithë janë në akuzë për kontrabandë me mallra të licencuar, përveç Bekim Zenunit, i cili akuzohet edhe për pastrim të produkteve penale dhe mosdeklarim të të hollave në kufi.
rinas arrestohen 5 persona
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 17:50
E. D
foto ilustruese
QAFË THANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Qafë-Thanë. Mësohet se dy mjete ...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 17:39
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Reshjet e shiut ditën e sotme kanë ndikuar në trafikun në rrugët e Tiranës. Prej disa orësh...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 17:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Ledia Ramon, Ortjon Dhami, Engjëll Dedja, punonjës të UK...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 17:02
ZH.LL
AKU
DIVJAKË- Pas bllokimit të rreth 20 ton mandarina që rezultuan me pesticide, autoritetet kanë shtuar kontrollet në pikat e...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 16:52
M.B
Vodafone 5G holoshow
TIRANA- Eksperienca e vërtetë 5G e Vodafone Albania sapo ka filluar, duke e befasuar publikun shqiptar me shfaqje deri dje t...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 16:32
ZH.LL
policia spanjolle
SPANJË- Dy shqiptarë, përkatësisht 25 dhe 35-vjeç janë arrestuar nga policia spanjolle. Shqiptarët d...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 16:16
E. D
foto ilustruese
ITALI- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policsë italiane, pasi janë kapur me 60 kg kokainë.&nbs...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 16:04
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar, i arratisur dhe me shumë dënime penale, ka mbetur i bllokuar në kufirin e Breneri...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 15:38
E. D
Mandarina
DIVJAKË- Autoritetet kanë shtuar kontrollet në pikat e grumbullimit, pas bllokimit të rreth 20.5 ton mandarina që rezul...
Aktualitet
20 Dhjetor 2024, 15:31
M.B
Armand Spahiu
VLORA- 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e të mërkurës në mbrëmje n&eum...