LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia operacion në burgun grek/ Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit: Unë dhashë urdhrin

Së fundmi, ai ka nënshkruar një deklaratë ku merr përsipër porositjen e vrasjes së 46-vjecarit Dhimo Meci brenda burgut të Malandrinos. Meci u plagos me thikë në 29 janar nga një i burgosur grek.

14 Shkurt 2026, 20:17 Nga E. D

Policia operacion në burgun grek/ Klod Cara merr fajin për plagosjen e

GREQI- 49-vjeçari Klodian Lekocaj alias Klod Cara, nuk ka të ndalur me veprimtarinë e tij kriminale nga brenda burgjeve të Greqisë. I akuzuar për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh apo kërcënime, ai vazhdon i patrazuar të kryejë krime.

Së fundmi, ai ka nënshkruar një deklaratë ku merr përsipër porositjen e vrasjes së 46-vjecarit Dhimo Meci brenda burgut të Malandrinos. Meci u plagos me thikë në 29 janar nga një i burgosur grek.

“Kërkoj të merrem në pyetje për sulmin ndaj Dhimo Mecit në 29/01/2026 në Malandrino. Unë e dhashë urdhrin për sulmin.  Nuk dua të përzihet asnjë që nuk ka faj. Mund ta vërtetoj vetëm nëse për ndonjë arsye nuk mund të më ftoni”, thotë në deklaratën me shkrim, Lekocaj.

Policia operacion në burgun grek/ Klod Cara merr fajin për plagosjen e

Ndërkohë policia ka kryer një operacion në burgut ku ndodhet Lekocaj dhe ka zbuluar se ai qëndronte pas një rrjeti të futjes së drogës nëpër qeli. 49 vjeçari Lekocaj dhe tre të tjerë të moshës 27, 23 dhe 20 vjeç, nga të cilët njëri tashmë është i burgosur në Qendrën e Paraburgimit, u arrestuan ndërsa dosja e ngritur kundër tyre përfshin edhe një person tjetër.

Nga hetimi rezulton se Klodian Lekocaj, duke vepruar si organizator dhe drejtues i aktiviteteve të organizatës kriminale, ishte përgjegjës për gjetjen e furnizuesve, organizimin e transportit, importimit dhe trafikimit të mëtejshëm të drogës brenda Qendrës së Paraburgimit, si dhe menaxhimin e fitimeve nga blerja dhe shitja e drogës.

I burgosuri 27-vjeçar vepronte si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i 49-vjeçarit, ndërsa ishte përgjegjës për gjetjen e klientëve, marrjen e drogës së importuar, ruajtjen e saj, si dhe trafikimin e mëtejshëm të drogës brenda Institucionit të Paraburgimit për llogari të organizatës kriminale.

23-vjeçarja ishte përgjegjëse për marrjen, ruajtjen e përkohshme dhe riformulimin e drogës, si dhe transportimin dhe importimin e saj në Qendrën e Paraburgimit. Ajo gjithashtu merrte një pjesë të fitimeve nga trafikimi i drogës në emër të organizatës kriminale. Së fundmi, 20-vjeçari ndërmerrte herë pas here transportimin e sigurt të drogës në Qendrën e Paraburgimit.

Gjatë operacionit, brenda Institucionit të Paraburgimit, 23-vjeçarja u kap në posedim të pakove të fshehura me kujdes në trupin e saj dhe në emër të anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale, që përmbanin kokainë me peshë bruto 33 gramë, heroinë me peshë bruto 21 gramë, metamfetaminë kristalore me peshë bruto 13 gramë, kanabis të përpunuar (çokollatë) me peshë bruto 11 gramë dhe kanabis të papërpunuar me peshë bruto 66 gramë, me qëllim importimin e tyre në Institucionin e Paraburgimit.

Për më tepër, si pjesë e hetimeve, u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë me ajër, pako me fishekë metalikë për pistoletë me ajër, 2,150 euro, një makinë, si dhe 3 telefona celularë. Vërehet se tre nga të arrestuarit janë akuzuar në të kaluarën për vrasje, pjesëmarrje në organizatë kriminale, vjedhje, lëndime trupore, kërcënime, si dhe shkelje të ligjeve për drogën.

Kush është Klodian Lekocaj?

Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 49 vjeç, është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si kreu i “Mafies së Burgjeve”. Ai ka thënë për mediat se e konsideron veten “të pafajshëm” e “të përdorur”. Nga faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e grupeve kriminale shqiptare dhe greke.

Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se ka “lidhur fije” te grupeve kriminale duke u vënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala 39 vjec dhe Andi Beqiri 23 vjec.

Ata u kapen në Athinë, pasi ne automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 kallashnikovë dhe 1 thike, ndërsa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së nje greku dhe tentatives se vrasjes së një shqiptari, te dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022.

Për vrasjen e grekut ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, per shkak të prishjes së pazareve te drogës. Kështu “Klodit”, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” i’u shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave te mëparshme për urdhërimin e vrasjeve te Avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobvënie ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj.

Klodi në fakt veç urdhrave, ka precedentë dhe si autor i drejtëpërdrejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Ne 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e me pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombas të tijin.

Ne 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativën e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjyptiani ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe një polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios. Përfundimisht Lekocaj u arrestua ne nëntor 2014 në Sepolia, në shoqërinë e Dhimo Mecit, një gjirokastrit i përfshirë ne disa vrasje me pagesë ne Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person ne kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos ku Arbër Bako me një Kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.

Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi. Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.

Në prill 2025 Lekocaj u akuzua për porositjen e atentatit ndaj shqiptarëve Kristjanis Stefa dhe Florian Bajraktari, ndodhur në 23 shtator 2024. Në maj 2025 Lekocaj mori peng dy gardianë të burgut të Koridhalos përmes një thike, duke u marrë celesat, radiot dhe telefonat celularë. Ai filloi të lëvizte drejt një sektori tjetër të burgut bashkë me 7 egjyptianë, me qëllim futjen në repartin 3, ku dyshohet se do tentonte vrasjen e një shqiptari.

Ndërhyrja e forcave të tjëra ndihmoi në neutralizimin e të burgosurve. Disa ditë më pas, policia ushtroi kontroll në qelinë e Lekocaj dhe disa të dënuarve të tjerë duke gjetur sende të paligjshme si celularë, thika e kokainë./Dosja.al

klod cara


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj