LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ ‘Zhvishu nudo...’! 'Piranjat' shpëtojnë një 15-vjeçare nga ‘kthetrat’ e një pedofili, Policia e arreston

Ertës, në krah i doli kushëriri, i cili në një bisedë telefonike na sqaroi se burri i ka shkruar rregullisht dhe e ka marrë në telefon edhe me kamera.

14 Prill 2023, 21:34 Nga k.m.
VIDEO/ ‘Zhvishu nudo...’! 'Piranjat' shpëtojnë
Foto ilustruese

Erta, një 15 vjeçare nga Tirana, denoncoi tek “Piranjat” një burrë nga Dimali, i cili e ngacmonte seksualisht në rrjetet sociale. Madje i kërkonte dhe takime për të kryer marrëdhënie seksuale. Ky denoncim riktheu edhe njëherë në vëmendje, historitë me pedofilë, të cilat i kemi trajtuar që në startin e këtij formati, një vit më parë. Dhe ne nuk kishim se si të qëndronim indiferentë ndaj këtij fenomeni të neveritshëm.

Duke konsideruar faktin, që kishim përballë një fëmijë i kërkuam, të na lidhte me një familjar në moshë madhore.

Ertës, në krah i doli kushëriri, i cili në një bisedë telefonike na sqaroi se burri i ka shkruar rregullisht dhe e ka marrë në telefon edhe me kamera. Gjithashtu i ka treguar se është i martuar dhe ka një fëmijë të vogël. Vajza i ka thënë e moshën e saj, por sipas të kushëririt, pedofili që duhet të jetë mbi 40 vjeç nuk e ka pasur problem që ajo është 15 vjeç.

Të gjitha këto vërtetohet dhe nga chat-et mes tij dhe të miturës, ku nuk mungojnë dhe fjalët banale. Mes të tjerash manjaku i shkruan se është 30 vjeç (e gënjen) dhe se nuk e ka problem moshën e saj, madje i shkuan se në të njëjtën moshë ka dhe bashkëshorten.

Duket se është një person shumë i rrezikshëm, pasi i pohon se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe me vajza të tjera të moshës 15-16 vjeç. Kushëriri sqaron se i tha, që ta provokonte më shumë pedofilin dhe më pas ta demaskonin tek “Piranjat”.

Erta nisi komunikimin. Filloi t’i japë “shpresë” dhe menjëherë pedofili nisi t’i dërgojë deri foto nudo, pa u merakosur aspak se ka përballë një vajzë të vogël.

Pas këtij hapi të parë, “Piranjat” i kërkuan vajzës akses në instagramin e saj dhe nisëm të chat-ojmë me manjakun.

Në emër të vajzës “Piranjat” dhe Florian, pedofili rinisën një komunikim më “intim”. Gjatë bisedës ai i kërkoi ta takojë në qytetin e tij dhe më pas të shkojnë në hotel. Që Erta mos e refuzojë, ai përpiqet të jetë bindës duke i treguar se me të në hotel kanë qënë dhe bashkëmoshatare të saj dhe janë kënaqur. Në një prej bisedave Floriani i kërkon që ajo të zhvishet dhe ta shohë nudo përmes kamerës. Tekstet e tij nuk lënë as më të voglin dyshim. Kemi të bëjmë me një pedofil pervers, cili edhe pse po komunikon me një të mitur është i gatshëm të takohet.

Me qëllimin e vetëm, abuzimin seksual me të. Dhe ne vendosëm ta fusim në kurth duke udhëtuar drejt Dimalit (Urës Vajgurore), atje ku është përgatitur të presë vajzën e mitur. Sapo hyjmë në qytet, bëjmë një ndalesë në komisariatin e policisë, ku kërkuam bashkëpunimin e agjentëve në terren.

Më pas, së bashku me një aktoren tonë, e cila edhe pse ne moshë madhore, ngjan më e vogël, shkojmë në vendin e takimit, në qëndër të qytetit. Pedofili takohet me vajzën. Në këtë moment vërejmë diçka të çuditshme. Floriani flet në telefon me shokët e tij, të cilët po i vijnë me makinë për të marrë vajzën.

Nga sa kuptohet, pedofili duket se vepron në grup dhe është në pritje të bashkëpunëtorëve. Nuk zgjat shumë dhe në rrugën kryesore shfaqet një kamionçinë e bardhë, në të cilën ndodhen dy persona. Pikërisht ata me të cilët pedofili po komunikoi. E ndërsa jemi duke pritur të ndërhyjmë, pasi grupi i pedofileve të bashkohej, na vjen një mesazh nga vajza: Ky thotë po vjen makina. Kam shumë frikë, hajde të lutem!

Ndaj nuk mund të prisnim më asnjë sekondë dhe ndërhyjmë me urgjencë së bashku me agjentët e policisë.

Teksa pedofili pas prangosjes, u shoqërua në polici dhe ne ishim të gjithë të fokusuar tek ai, dy bashkëpunëtorët e tij, ikën nga sytë këmbët. Imazhi i fundit i tyre brenda furgonit është kapur nga një kamer e fshehtë në momentin e kapjes së pedofilit. Tashme i mbetet policisë t’i zbulojë miqtë e pedofilit  dhe qëllimet e tyre.

Ne për momentin iu njohim vetëm zërin dhe pamjet e makinës.

Nëse ky takim nuk do të ishte organizuar nga ne dhe vajza nuk do të ishte pjesë e skuadrës tonë, por një e mitur e pambrojtur, me siguri mund të ishte kthyer në viktimë të perversitetit të këtyre individëve./Syri

piranjat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet