LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia bën bilancin e muajit maj: Janë zhvilluar 79 operacione, 112 drejtues mjetesh të arrestuar

Po ashtu në punën e policisë janë përfshirë dhe megaoperacione të mëdha si arrestimi i Laert Haxhiu apo zbardhja e vrasjes së Ardian Nikulajt.

4 Qershor 2023, 10:55 Nga I.A

Policia bën bilancin e muajit maj: Janë zhvilluar 79 operacione, 112

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të punës së saj për muajin Maj të këtij viti. Uniformat blu një fokus të madh e kanë pasur në procesin zgjedhor. Në një njoftim për mediat bën me dije se për një muaj janë arrestuar 112 drejtues mjetesh, janë pezulluar 624 leje drejtimi dhe janë kapur 68 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Po ashtu në punën e policisë janë përfshirë dhe megaoperacione të mëdha si arrestimi i Laert Haxhiu apo zbardhja e vrasjes së Ardian Nikulajt.

Njoftimi i Policisë:

Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në betejat e përditshme për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve kriminale të ndodhura. Profesionalizëm, korrektesë dhe përkushtim, janë treguar gjithashtu për garantimin e mbarëvajtjes së të gjitha fazave të procesit të zgjedhjeve lokale. 5511 punonjës policie kanë qenë në terren 24 orë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, garantimin e lirisë së qytetarëve për të zgjedhur dhe rritjen e imazhit të vendit tonë në planin ndërkombëtar. Edhe në këtë proces zgjedhor, Policia e Shtetit jo vetëm ruajti standardin e arrirë më parë në drejtim të mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore në vend, por me profesionalizëm dhe paanësi kontribuoi për promovimin e mëtejshëm të rolit ligjor dhe të paanshëm të strukturave të Policisë së Shtetit, në këto procese.

Në vijim, një njësi policore tërësisht inovative, e mirëpajisur dhe e mirëtrajnuar, është institucionalizuar në javën e parë të  muajit, për të garantuar sigurinë detare dhe  t’iu ardhur në ndihmë pushuesve dhe turistëve që do të zgjedhin bregdetin e  vendin tonë. Gjatë muajit maj, janë finalizuar në total 79 operacione policore dhe janë kapur 68 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, skuadra të posaçme policore të pajisura me dronë të teknologjisë së lartë, kanë finalizuar 13 operacione në qarqet Durrës, Lezhë dhe Shkodër. Në total, si rezultat i megaoperacioneve “Territor i pastër”, “Imazhi” dhe “Alpe të pastra”, u asgjësuan 39 613 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Për këto raste u vunë në pranga disa shtetas, si dhe vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për përcaktimin e autorësisë së rasteve të tjera.

Në vijim të luftës kundër narkotikëve, për konstatimin dhe goditjen e tentativave për të shpërndarë, shitur dhe trafikuar lëndë narkotike, janë finalizuar 17 operacione, si rezultat i të cilave janë sekuestruar 2.3 kg kokainë, 170 kg cannabis sativa, 70 bimë opiumi, vaj kanabisi dhe ekstazi. Në këtë fushë, gjatë këtij muaji, veçojmë megaoperacionet policore të koduara “Kodra e Diellit 2” dhe “Reset”, të zhvilluara në Tiranë dhe në Vlorë, në kuadër të të cilave u vunë në pranga 6 shtetas. Në Tiranë, 5 shtetasit e arrestuar shpërndanin kokainë në sasi të mëdha, ndërsa në Vlorë, një shtetas me precedent penal, transportonte 10 pako me 104 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Në fushën e krimeve me objekt mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit, janë finalizuar 6 operacione për të cilat janë sekuestruar 22 armë zjarri dhe gjahu.

Megaoperacioni policor i koduar “Arsenali”, i zhvilluar në Elbasan, pati impakt të gjerë publik pasi parandaloi një 53-vjeçar me precedent kriminal, i cili mbante në banesë një arsenal prej 6 armësh, që të kryente një ngjarje kriminale për të cilën kishte kërcënuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Gjatë muajit maj 2023, janë parandaluar një sërë ngjarjesh kriminale në Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Dibër, të cilat synoheshin të kryheshin për shkak të marrëdhënieve familjare ose për shkak të konflikteve të mëparshme ndërmjet shtetasve me precedent penal, si dhe të cilat mund të kryheshin duke përdorur armë zjarri. Në fushën e parandalimeve vlen të theksohet megaoperacioni policor i koduar “Plani”, i cili falë informacioneve të siguruara nga Policia e Elbasanit, bëri të mundur parandalimin e kryerjes së një atentati ndaj një shtetasi me precedent kriminal. Në vijim  të këtij megaoperacioni, u vu në pranga autori kryesor dhe bashkëpunëtori i tij, si dhe u sekuestruan armët që do të përdoreshim për atentatin.

Gjithashtu është reaguar në kohë, përmes ndërhyrjes së menjëhershme në vendngjarje, identifikimit dhe arrestimit të autorëve, për 8 ngjarje kriminale, kryesisht plagosje dhe vjedhje. Si rezultat i bashkëpunimit intensiv dhe i shkëmbimit të menjëhershëm të informacioneve me partnerët ndërkombëtarë, është kapur në Rabat, Marok, vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj, ndërsa në Janinë janë kapur i shumëkërkuari për krime kundër personit, shtetasi Laert Haxhiu dhe shoqëruesi i tij, një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për llogari të Policisë së Pogradecit, për plagosje të rëndë me dashje. Për paligjshmëritë në fushën e krimeve ekonomike, janë finalizuar 8 operacione dhe janë goditur 80 raste. Megaoperacionet “Telegrami” dhe “Arkitekti”, të finalizuara nga strukturat qendrore të Policisë së Shtetit dhe nga Policia e Tiranës, goditën 2 raste të marrjes së shumave të konsiderueshme të parave, nga biznesmenë, me anë të mashtrimit. Nga këto operacione u sekuestruan 140 000 euro.

18 operacione dhe aksione policore janë finalizuar për të zbardhur dhjetëra vjedhje të kryera gjatë këtij muaji, si dhe për të vënë në pranga autorët e tyre. 12 operacione dhe aksione policore u zhvilluan për të goditur me forcën e ligjit, rastet e transportimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave 300-1500 euro, për kalimin ilegal të kufirit shtetëror, me destinacion final vendet e BE-së. Në këtë fushë, për shkak të impaktit publik brenda dhe jashtë vendit, veçojmë operacionin policor të koduar “Strukturimi”, të zhvilluar në Kukës, i cili shkatërroi një rrjet ndërkombëtar të transportimit ilegal të emigrantëve. 6 shtetasit e huaj të vënë në pranga, anëtarë të këtij rrjeti të mirëstrukturuar kriminal, hapën zjarr mbi punonjësit e Policisë dhe iu rrezikuan atyre seriozisht jetën. Përgjatë këtij muaji, shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, me korrektesë dhe humanizëm, për ofrimin e ndihmës për 13 turistë nga shtete të ndryshme, të cilëve iu rrezikohej jeta në det dhe në terrene malore të thepisura, në malin e Brretit, në Dukat dhe në Korçë.

Për ofrimin e ndihmës për turistët e izoluar në terrene të vështira malore, është angazhuar maksimalisht njësia e Policisë Alpine e FNSH Shkodër. Gjithashtu, kontrollet në terren, të mbështetura nga inteligjenca policore, mundësuan goditjen e 82 rasteve të krimeve mjedisore, si dhe finalizimin e 4 operacioneve për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në vijim është bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike dhe me qeveritë e nxënësve, me qëllim parandalimin e konflikteve dhe fenomeneve negative në shkolla, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë me synim zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurtë. Shërbimet e Policisë Rrugore, të mirëpajisura me fjalën e fundit të teknologjisë, kanë intensifikuar monitorimin e akseve rrugore, në prag të sezonit turistik, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

-Gjatë këtij muaji, janë vënë në pranga 112 drejtues mjetesh, nga të clët 64 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 48 për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi. -Gjithashtu, janë pezulluar 624 leje drejtimi, nga të cilat 465 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 100 për drejtim mjeti, në ndikimin e pijeve alkoolike dhe 59 për qarkullim në sens të kundërt me lëvizjen. Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet në të gjitha pkk-të e vendit, të bazuara në analizat e riskut, me qëllim qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për garantimin e një sezoni turistik të sigurtë dhe të qetë. Në këtë kuadër, falë masave të ndërmarra për zbatimin e ligjit dhe të rregullave të lundrimit, përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit, u bllokuan 21 mjete ujore që drejtoheshin në kundërshtim me ligjet dhe me rregullat e lundrimit.

Rreth 111 150 euro të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar, u sekuestruan si rezultat i kontrolleve me shërbime të shtuara dhe me asistencën e pajisjeve të teknologjisë bashkëkohore. Gjithashtu, janë goditur: 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike, 35 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 8 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin dhe 2 raste të trafikimit të mjeteve. Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, vijojnë kontrollet në terren, inicimin e hetimeve proaktive dhe finalizimin e operacioneve policore, me objektiva garantimin e sundimit të ligjit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, profesionistë dhe të besueshëm për partnerët, shërbimet e Policisë së Shtetit vijojnë punën në bashkëpunim me organizata të ndryshme policore, për drejtimin dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe qarkullimit të shtetasve me tendenca kriminale. Vijon bashkëpunimi edhe me kolegët e GDF-së për monitorimin ajror të zonave malore dhe të terreneve të vështira, në zona të thella të vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.

policia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës