Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Bëhet fjalë për policin rrugor Arben Kotollaku, i cili përfshihet në këtë skandal. Sipas informacioneve, Arben Kotollaku procedoi një drejtues mjeti në gjendje të dehur.
ELBASAN- Shpesh Policia e Shtetit bën publike video që tregojnë qytetarë që tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë dhe qytetarët në këto raste, procedohen për këtë akt. Por, sot në emisionin “Stop” do të tregohet një rast tjetër që tregon një polic në tentativë për të korruptuar prokuroren e Elbasanit.
Bëhet fjalë për policin rrugor Arben Kotollaku, i cili përfshihet në këtë skandal. Sipas informacioneve, Arben Kotollaku procedoi një drejtues mjeti në gjendje të dehur. Çështja shkoi në prokurori dhe qytetari i proceduar, mori avokate mbrojtëse motrën e Arbenit, ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu. Nga procedimi, ndaj qytetarit u mor masa “detyrim paraqitjeje”.
Në këtë moment Arben Kotollaku, polici rrugor i dhuron një parfum me çmim të konsiderueshëm prokurores së Elbasanit. Për këtë akt prokuroria ka regjistruar veprën penale të ndikimit të paligjshëm ndaj policit Arben Kotollaku. “Stop” pati një bisedë telefonike me vetë Kotollakun, i cili e pranon ngjarjen, por nuk mendon se ka qenë ndikim, por thjesht formë respekti.
Gazetari: Zoti Kotollaku si jeni?
Arben Kotollaku: Përshëndetje mirë si je ti?
Gazetari: Ju jeni në punë këtu tek policia, sepse doja që t’u takoja?
Arben Kotollaku: Po unë nuk jam në punë, jam me raport.
Gazetari: Në fakt doja që t’u pyesja për një ngjarje që ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një procedim penal që është regjistruar në emrin tënd nga Prokuroria e Elbasanit. Thuhet që ju keni tentuar që të korruptoni një prokurore duke i çuar një parfum në një shumë të konsiderueshme dhe prokuroria e ka regjistruar këtë si vepër penale, për ndikim që keni bërë ndaj asaj në lidhje me një rast. Nuk e di sa është e vërtetë.
Arben Kotollaku: Nuk e di, një problem ka pasur, por s’ka qenë për ndikim. Nuk e di!
Gazetari: Mund të na i sqaroni fiks se çfarë ka qenë që ta dimë?
Arben Kotollaku: Po jo mo, ka qenë diçka aty, po ka qenë për bamirësi. Jo për bamirësi, por për respekt, nuk ka pasur problem ndikimi apo problem tjetër.
Absurd mbetet fakti, se pse AMP dhe Policia e Elbasanit, por dhe SPAK nuk kanë bërë asgjë edhe pse kanë kaluar 7 muaj nga ngjarja.
Gazetari: Do doja pse nuk është pezulluar dhe se çfarë mase është marrë në lidhje me këtë gjë nga AMP ose…?
Përfaqësuesi i AMP-së, Elbasan: Genci unë nuk kam dije fare për rastin, hera e parë që e dëgjoj nga ti.
Gazetari: Nuk ka dijeni AMP-ja për këtë?
Përfaqësuesi i AMP-së, Elbasan: Në lidhje me këtë AMP-ja nuk ka fare dijeni./Tv Klan
Policia FIER- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një të miture nga fshati Grykë i Fierit. A.M ankohet në emisionin Fiks Fare se një...
Foto ITALI- Një rast dhune është regjistruar në Itali ku protagonist i ngjarjes ka qenë një 20-vjeçar shqiptar. I riu ...
Kasandra Cani dhe Esma Verlaku TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, konflikt ...
Shkozet SHKOZET- Banoret e rrugës "Prishtina" në lagjen 14 në Shkozet kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë. Ata kan...
Esma dhe Xhemile Verlaku TIRANË- Dosja.al, ka zbardhur detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar n...
Bulqizë BULQIZË- Moti i keq i cili poshtoi vendin para disa ditësh nuk ka kaluar në disa zona të vendit. Mësohet se prej m&eu...
Kasandra Cani dhe Esma Verlaku TIRANË- Dosja.al, ka zbuluar protagonistet e sherrit ditën e djeshme në Tiranë. Burime pë...
TIRANE- Një tjetër skandal përfshin Policinë e Shtetit. Një qytetare është paraqitur ditën e djeshme për të ...
Foto ilustruese PRIZREN- Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua rëndë më 31 dhjetor 2024 nga shpërthimi i fishekzjarrëve në ...
Foto ilustruese TIRANË- Shifrat e një ecurie të mirë të turizmit në muajin nëntor, që janë konfirmuar paraprak...