LIVE UPDATES
Aktualitet

Denoncimi i babait nga Fieri: 40-vjeçari më ngacmon seksualisht vajzën e mitur! S’kam besim te policia, autori ka familjar në struktura

Sipas A.M nga momenti që vajza ka zbritur nga urbani për të ardhur në shtëpi, 40 vjeçari e ka marrë dy herë me makinë dhe e ka sjell për në fshat, madje pasi e zbret nga makina në fillim të fshatit ai e ndjek me makinë nëpër rrugica.

20 Janar 2025, 21:08 Nga N.F
Denoncimi i babait nga Fieri: 40-vjeçari më ngacmon seksualisht
Policia

FIER- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një të miture nga fshati Grykë i Fierit. A.M ankohet në emisionin Fiks Fare se një zotëri rreth 40 vjeç i ka ngacmuar vajzën minorene seksualisht. Ai tregon se vajza e tij shkon nga fshati Grykë deri në Fier në shkollë, ku ndjek vitin e parë gjimanz, por që të shkojë dhe vijë deri në fshatin më të afërt shkon në këmbë dhe pastaj merr urbanin.

Sipas A.M nga momenti që vajza ka zbritur nga urbani për të ardhur në shtëpi, 40 vjeçari e ka marrë dy herë me makinë dhe e ka sjell për në fshat, madje pasi e zbret nga makina në fillim të fshatit ai e ndjek me makinë nëpër rrugica. A.M thotë se shkova të ballafaqohem me të, por ai më goditi, për këtë arsye kanë shkuar dhe në komisariat ku edhe vajza edhe autori i dyshuar kanë dhënë dëshmitë e tyre.

“Vajza nuk tregon çfarë ka ndodhur, më lajmëroi dikush nga fshati se vajzën ma sillte ai me makinë” thotë babai.  Sipas tij vajza rri e heshtur dhe nuk tregon çfarë ka ndodhur. “Dua të dali e vërteta çfarë ka ndodhur me vajzën se ajo nuk tregon asgjë, te policia nuk kam besim sepse autori ka familjarë në strukturat e policisë”-shprehet ai.

Në një bisedë me gazetarët e Fiksit e mitura tregon se 40 vjeçari e ka marrë dy herë në makinë. “Unë hipa në makinë se është nga fshati dhe thashë do jetë shok i babit, por ai kishte qëllime të tjera, sepse herën e dytë që më mori në makinë më kërkoi numrin e telefonit, madje më tha meqë nuk ke ta blej unë” thotë e mitura.

Në bisedë me gazetarët e mitura sqaron se këtë individ e shihte çdo mëngjes në rrugë ku shkonte për shkollë dhe çdo pasdite, madje ai gjithmonë i fliste. “ Herën e dytë kur më mori me makinë, ai pasi më zbriti më doli para te rrugica tjetër dhe unë nuk e vazhdova rrugën për shtëpi  derisa dëgjova zhurmën e makinës që u largua”-tregon 16 vjeçarja.

Gazetarët e Fiksit kërkuan përgjigje në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për rastin. Madje ngritën pyetje konkrete për këtë institucion nëse autori i dyshuar ka familjarë të punësuar në strukturat e policisë? Pyetje e cila mbeti pa përgjigje. Policia sqaroi se Prokuroria Fier po heton për veprën penale “Ngacmim seksual” edhe pse e mitura sipas tyre ka thënë se nuk është ngacmuar seksualisht./TCH

policia e fierit ngacmim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet