Tirana pret në 2027 Kongresin Botëror të Ligjit, Rama: Shpërblim inkurajues dhe sinjal i fortë besimi! Do të b&eum...
Aktualitet
FOTO-VIDEO/ Zbulohen protagonistet e sherrit në Tiranë, Tik-Tokerja Kasandra Cani masakroi dy motrat me thikë (EMRAT)
Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se autorja e ngjarjes është Tik-Tokerja Kasandra Cani, e cila ka masakruar dy motrat me thikë Esma dhe Xhemile Verlaku.
20 Janar 2025, 15:45Nga I.A
Kasandra Cani dhe Esma Verlaku
TIRANË- Dosja.al, ka zbuluar protagonistet e sherrit ditën e djeshme në Tiranë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se autorja e ngjarjes është Tik-Tokerja Kasandra Cani, e cila ka masakruar dy motrat me thikë Esma dhe Xhemile Verlaku.
Esma Verlaku
Ngjarja nisi ditën e djeshme ku Cani u paraqit për të bërë një kallëzim për një konflikt që ka patur me shoqen e saj. Konflikti nuk është marrë parasysh nga efektivët e Komisariatit nr.2, të cilët nuk e kanë marrë përsipër kallëzimin e të resë.
Në këtë situatë, ajo zgjodhi të bëjë "vetëgjyqësi" duke marrë një shoqen e saj dhe ka shkuar në banesën e vajzës me të cilin kishte konfliktin ku e ka plagosur me thikë.
Vajza e plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sot është bërë shoqërimi në Polici edhe i autoreve të ngjarjes.