LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Po na përzënë nga këtu’/ BIRN: Zgjerimi i portit në Porto Romano shkakton probleme mjedisore

Banorët e Porto-Romanos ankohen se zgjerimi i portit dhe përpunimi i mineraleve po shkakton ndotje dhe po i detyron që të shpërngulen nga zona, ndërkohë që përfaqësuesit e kompanisë koncesionare pretendojnë se dëmet mjedisore janë minimizuar.

28 Korrik 2023, 16:30 Nga k.m.
‘Po na përzënë nga këtu’/ BIRN: Zgjerimi i
Foto ilustruese

Të hënën e 17 korrikut, banorët e Porto-Romanos iu drejtuan bregut të detit dhe ndaluan në grup përpara kangjellave të portit të ri të hidrokarbureve. Me maska në fytyrë, burra, gra dhe fëmijë protestuan kundër ndotjes që shkakton në zonë aktiviteti i portit. Leonard Hodo, banor i Porto Romanos prej vitit 1992, i tha BIRN se ata po përballen me shqetësime shëndetësore si pasojë e përpunimit në port të mineraleve “rifuxho” që mbërrijnë me anije dhe depozitohen në ambientet e hapura të portit.

“Pemët kanë filluar të thahen. Ka një pluhur gati 2 milimetra mbi gjethe, janë bërë sterr i zi,”-tha Hodo gati i përlotur.

Porti i hidrokarbureve në Porto-Romano funksionon prej vitit 2015 falë një kontrate koncesionare 35-vjeçare me qeverinë shqiptare dhe menaxhohet nga një bashkim operatorësh i udhëhequr nga konglomerati “Kastrati Group”. Në vitin 2020, qeveria e amendoi kontratën dhe i dha kompanisë koncesionare Porti MBM edhe të drejtën e zgjerimit të aktivitetit si një port tregtar.

Përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave në korrik 2019, ky port u shpall gjithashtu zonë e lirë ekonomike për tregti ndërkombëtare pa taksa, në një territor prej gati 1 milion m2.

Porto- Romano, rreth 7 kilometra larg Durrësit, është një hot-sport mjedisor historik në Shqipëri për shkak se aty ndodhej më parë një fabrikë kimikatesh për prodhimin e lindanit dhe DTT-së. Për banorët e kësaj zone, zgjerimi i aktivitetit në port, ku tashmë depozitohen edhe minerale të papërpunuara përveç hidrokarbureve, ka sjellë probleme të reja mjedisore dhe po bëhet pengesë për jetesën e tyre normale. Përfaqësuesit e kompanisë koncesionare pretendojnë se problemet mjedisore janë minimizuar me zhvendosjen e portit nga qendra e qytetit të Durrësit.

“Përpunimi i këtyre mallrave rifuxho për më shumë se 40 vite, deri së fundmi, është bërë në Portin e Durrësit, ‘në zemër të qytetit' dhe spostimi i përpunimit të këtyre mallrave në Porto-Romano, në një qendër rurale pak të banuar, minimizon problemet mjedisore,”-i tha BIRN Ahmet Kastrati, administrator i shoqërisë koncesionare Porti MBM.

“Pra ky problem ka qenë i përmasave shumë më të mëdha deri kohët e fundit, por duket që po i jepni vëmendje vetëm tani, kur popullsia e ekspozuar ndaj këtyre problemeve është reduktuar,”-shtoi ai, duke theksuar se kompania ka marrë masa për ta minimizuar sa më shumë ndikimin mjedisor.

Martin Çupi, 31 vjeç, gjithashtu banor i Porto-Romanos i tha BIRN se ata u bashkuan në protestë për t'i treguar kompanisë Kastrati dhe autoriteteve të tjera shtetërore se “kështu nuk mund të vazhdohet”.

Banorët e Porto-Romanos në protestën e zhvilluar më 17 korrik.

“Në rastet kur aty vijnë shumë anije dhe ka fluks që të shkarkojnë materiale të ndryshme, që nga qymyri pluhur, por aty ka edhe çimento e materiale të tjera, që sigurisht janë kancerogjene në sasi të mëdhaja për ne këtu,” tha Çupi.

“Duhet vendosur një farë limiti dhe të bëhen të qarta disa gjëra, sepse ne jemi komunitet që ishim këtu dhe porti erdhi tek ne, nuk shkuam ne tek porti,” tha Çupi.

Përpunimi i materialeve në port nuk është problemi i vetëm, pasi banorët ankohen edhe për mënyrën se si këto materiale transportohen përmes zonës së banuar. Një problem tjetër është sipas tyre edhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga kamionët transportues.

“Janë edhe kamionët që kalojnë përmes qendrës së lagjes, ku është edhe shkolla dhe aty dalin nxënësit normalisht. Kamionët kalojnë me shpejtësi skëterrë dhe nuk njohin asnjë lloj limiti shpejtësie,” tha për BIRN Martin Çupi.

“Njofton policinë që të vijë t'i kontrollojë këta kamionë që sillen sikur të ishin Zot të këtij vendi dhe policia nuk guxon t'i ngrejë tabelën, sepse thonë na bie direkt telefoni…,” shtoi ai.

Ndryshe nga banorët, administratori i kompanisë portuale, Kastrati i tha BIRN se kishte njoftuar policinë që të marrë masa për kufizimin e lëvizjes së kamionëve në zonën e banuar, e cila është rruga kryesore automobilistike që lidh zonën me qytetin.

“Është kërkuar ndihma e policisë rrugore që të vendosen tabela ndalim qarkullimi i mjeteve të tonazheve të rënda në rrugën ku banorët kanë pretendime,” tha ai.

“Asnjë kamion nuk po lejohet që të largohet nga porti pa i vendosur mbulesën. Zona po laget në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që mos të ketë pluhura. Ngarkimi i çimentos në autobote, i është kërkuar klientëve që të bëhet në mënyrë pneumatike,” shtoi gjithashtu Kastrati mbi masat e marra.

E pyetur nga BIRN, policia e Durrësit pranoi ankesat e banorëve për kamionët, por shtoi se kishte kryer verifikimet e mundshme.

“Sa herë është kërkuar ndihma e policisë, ajo ka ndërhyrë, për aq sa kemi kompetencë ne. Janë bërë të gjitha verifikimet e mundshme,”-tha përmes një përgjigje me shkrim Drejtoria vendore e Policisë. Ndërsa punimet për ndërtimin e portit nisën të qeta në thellësi të detit pas vitit 2015, planet për zgjerimin e tij morën përpara një pjesë të madhe të bregdetit dhe rrafshuan fundin e varg-kodrave të Porto-Romanos. Gjatë punimeve vitin e kaluar u shemb edhe një pjesë e monumentit të kulturës që njihet si “Muret e Portës” dhe që mendohet të jetë ndërtuar në shekullin V të Erës Sonë.

Banorët ankohen se planet për zgjerimin e portit janë kthyer në kërcënim serioz për jetesën e tyre dhe po i detyrojnë ata që të shpërngulen nga Porto-Romano.

“Zgjerimi i portit nuk ka të ndalur dhe ne do të prekemi herët ose vonë. Ne ankesat i kemi bërë tek drejtuesit e portit dhe përgjigja indirekte që kemi marrë, është se do na e vështirësojnë jetën në atë lloj mënyre, sa ne një ditë do të çohemi dhe do të ikim vetë,” përfundoi Martin Çupi./BIRN

porto romano

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim