LIVE UPDATES
Aktualitet

Po ikin deri në Irlandë, gati 5500 shqiptarë kanë kërkuar azil për 9-mujorin e parë të 2024-ës

Një destinacion që po tentohet së fundmi është dhe Irlanda, ku mesatarisht ka 15-20 aplikime në muaj, ose 125 për 9 mujorin, me një rritje prej 13% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

18 Dhjetor 2024, 14:57 Nga N.F
Po ikin deri në Irlandë, gati 5500 shqiptarë kanë
Foto ilustruese

TIRANË- Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, sërish ka shtetas shqiptarë që po tentojnë të largohen përmes aplikimeve për azil. Eurostat bëri të ditur se për periudhën janar- shtator 2024, në 27 vendet e Bashkimit Europian ka pasur gjithsej 5485 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë.

Në krahasim me te njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet për azil kanë rënë me gati 20%. Ndërsa kanali i emigracionit përmes aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, tendenca është për ikjen me leje pune. Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.

Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë që aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë. Për periudhën janar-shtator 2024, Franca ka vijuar të jetë shteti që pret aplikimet më të mëdha, me 31% të totalit. Në vend të dytë ka kaluar Italia, me 25%, duke zbritur Gjermaninë në vend të tretë me 20% të aplikimeve për 9 mujorin. Greqia vijon ende të ketë kërkesa nga azilantë, me 14% të totalit.

Pas Greqisë, renditet Belgjika, me 5%.

Një destinacion që po tentohet së fundmi është dhe Irlanda, ku mesatarisht ka 15-20 aplikime në muaj, ose 125 për 9 mujorin, me një rritje prej 13% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Irlanda është e vetmja që ka parë rritje të aplikimeve, ndryshe nga shtetet e tjera ku është shënuar rënie.

Europa

Në Europë, në shtatorin e këtij viti, 75,755 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për azil, një ulje me 24 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2023, raporton Eurostat. Gjithashtu, u regjistruan 6,360 aplikime përsëritëse, duke përfaqësuar një rritje prej 13 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sirianët mbetën grupi më i madh i personave që kërkuan azil në shtator (14,205 aplikantë të parë), të ndjekur nga venezuelianët (5,480), afganët (4,950) dhe turqit (4,455).

Gjermania (18,105), Spanja (12,510), Italia (11,895) dhe Franca (11,535) vazhduan të merrnin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 71% të gjithë aplikimeve fillestare për azil në BE.

Shkalla totale e aplikimeve për herë të parë për azil në BE në shtator 2024 ishte 16.9 për çdo 100 mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e secilit shtet të BE-së (më 1 janar 2024), shkallët më të larta u regjistruan në Greqi (66.0), pasuar nga Qipro (31.9).

Një total prej 2,950 minorenësh të pashoqëruar kërkuan azil për herë të parë në BE, shumica e të cilëve vinin nga Siria (975) dhe Afganistani (380). Shteti i BE-së që mori numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga minorët e pashoqëruar ishte Gjermania (715), pasuar nga Holanda (410), Bullgaria (340), Spanja (320) dhe Greqia (315)./ Monitor

eurostat emigrim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet