Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
"Ca të nënës dhe të njerkës"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po shkelni rëndë parlamentarizmin! Keni futur n&...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Duke menduar se nuk kishte fishek në fole, i riu e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari.
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur ngjare e ndodhur gjatë natës në Tiranë, ku një 17-vjeçar mbeti i plagosur. Blutë bëjnë me dije, se plagosja ka ndodhur aksidentalisht, teksa një 19-vjeçar po i tregonte armën e tij pistoletë shokut. Duke menduar se nuk kishte fishek në fole, i riu e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari.
Si pasojë në pranga ka rënë 19-vjeçari me inicialet R.S, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Gjithashtu në pranga u vunë edhe 20-vjeçari me inicialet A.V dhe 22-vjeçari me inicialet, H.H, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ndërkohë 17-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij, vihet në pranga 19-vjeçari. Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, shokë të tyre. Sekuestrohet arma e zjarrit që 19-vjeçari e posedonte pa leje.
Rreth orës 01:40, pas njoftimit se në rrugën “Berit Beker” ishte plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e shtetasit R. S., 19 vjeç, ky i fundit, duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari. Në përfundim të veprimeve të para hetimore:
-u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 19 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;
-u arrestuan shtetasit A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
17-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pas mesnate në zonën e kthesës së Kamzës, në Tiranë....
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Fllakës, në Durrës, ku një zjarr ka përfshirë am...
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me...
TIRANË- Sipas Qendrës Kombëtare të Licensimit, në Shqipëri operojnë rreth 957 laboratorë klinikë, ku ç...
DURRËS- Katër nëna nga Durrësi po bëjnë çdo ditë një betejë, që nga njëherë ngjan me n...
TIRANË- Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete ...
TIRANË- Një tjetër kapitull i fortë është zbuluar në investigimin për projektin Durrës Marina, pasi inxhinie...
FIER- Agjencia e Mbikqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) dhe Drejtoria së Përgjithshme e Burgjeve (DP...
TIRANË- Të martën do të mbahet një protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptar&eu...
ITALI- Kreu i SPAK, Klodjan Braho, mori pjesë në një takim ndërkombëtar të zhvilluar në Itali, me temë “Bas...