LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë/ Në gjendje të rëndë në spital, vihet në pranga autori, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu (EMRAT)

• Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Mollaj të Korçës. • Mësohet se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person. • Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri është transportuar drejt spitalit. • I riu është identifikuar si Ari Kodra.• Fatkeqësisht ai është në gjendje të rëndë dhe po lufton me jetën në reanimacion. • Ende nuk ka informacione se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj plagosjeje e cila vjen një ditë pas vrasjes me thikë të një 14-vjeçari në Maliq. • Policia ka bërë me dije se ka vënë në pranga autorin e plagosjes, një 41-vjeçar. • Ai është identifikuar si Aleks Qiqi. • Sipas raportimeve autori është vënë në pranga në banesën e tij ku është gjetur i plagosur. • Ai i është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. •  Gjendja e tij është stabël. • Mësohet se autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe është i dënuar për disa vepra penale mes të cilave për drogë. • Ai rezulton i dënuar edhe në Greqi.

8 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Plagë poshtë shpatullës në anën e zemrës, 27-vjeçari i plagosur në Korçë transportohet te spitali i Traumës

 

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë/ Në
Foto

 

TIRANË- Detaje të reja jan zbardhur në lidhje me plagosjen e 27-vjeçari, Ari Kodra në Korçë. Msohet se i riu ka marrr plagë poshtë shpatullës në anën e zemrës dhe është transportuar te spitali i Traumës.

Pritet që ai të marrë mjekim më të specializuar dhe të kryej kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda. Ende nuk ka informacione se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj plagosjeje.

Edhe autori është transportuar në spital pasi edhe ai ka marrë plagë nga ngjarja. Aleks Qiqi është kapur në banesën e tij ku është konstatuar se edhe ai ka plagë dhe është transportuar me ambulancë në spital.

 

11 MUAJ ME PARE

Në barrelë dhe duke lënguar, dalin pamjet nga transportimi në spital i autorit të plagosjes së 27-vjeçarit në Korçë

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë/ Në
Autori

KORÇË- Autori i plagosjes së 27-vjeçarit në Korçë është transportuar në spital pasi edhe ai ka marrë plagë nga ngjarja. Ai është kapur në banesën e tij ku është konstatuar se edhe ai ka plagë dhe është transportuar me ambulancë në spital.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, autori është transportuar me barrelë për në ambulancë. Ai dëgjohet që lëngon nga dhimbjet. Gjendja e tij është stabël ndërsa i riu është në gjendje të rëndë.

 41-vjeçari mësohet se ka qenë i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale si trafikim droge. Ai rezulton i dënuar edhe në Greqi. 41-vjeçari ka marrë dëmtime nga ngjarja por është në gjendje stabël ndërsa i riu i plagosur është në gjendje të rëndë.

11 MUAJ ME PARE

I dënuar për disa vepra penale, ky është 41-vjeçari që plagosi të riun në Korçë, kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu (EMRI)

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë/ Në
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar sot në Korçë. Mësohet se autori i arrestuar është  Aleks Qiqi. 41-vjeçari raportohet se nuk ka shumë kohë që ka dalë nga burgu.

Gjithashtu ai nuk ka një imazh "të pastër" para autoriteteve pasi rezulton i dënuar për disa vepra penale. Qiqi ka qenë i dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale si trafikim droge. Ai rezulton i dënuar edhe në Greqi. 41-vjeçari ka marrë dëmtime nga ngjarja por është në gjendje stabël ndërsa i riu i plagosur është në gjendje të rëndë.

11 MUAJ ME PARE

Plagosja në Korçë, reagon policia: Autor një 41-vjeçar! Është vënë në pranga, sekuestrohet thika

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë/ Në
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e regjistruar sot në Korçë. Në njoftim bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollaj rreth orës 19:00. Nga ngjarja konfirmohet se ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar i cili ndodhet në spital.

Policia gjithashtu bën me dije se ka vënë në pranga autorin, një 41-vjeçari i identifikuar me inicialet A.Q. Thika e përdorur është sekuestruar ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç. 27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

11 MUAJ ME PARE

Arrestohet autori i plagosjes së 27-vjeçarit në Korçë, kapet në banesë, dërgohet në spital me dëmtime

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë/ Në
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me palgosjen e ndodhur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se autori i plagosjes së 27-vjeçari, Ari Kodrës është vënë në pranga nga policia. Sipas raportimeve autori është vënë në pranga në banesën e tij ku është gjetur i plagosur.

Gjithashtu bëhet me dije se ai është dërguar në spotal për ndihmë mjekësore. Gjendja e tij është stabël. Sa i përket të riut, ai ndodhet në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet që sollën këtë ngjarje të rëndë.

11 MUAJ ME PARE

Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon me shirit zonën, nisin hetimet

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë/ Në
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË- Një plagosje është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka rrethuar zonën. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, forca të shumta policia kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorin ose autorët e sulmit.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë Ari Kodra. Ende nuk ka informacione se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj plagosjeje. Kjo ngjarje e rëndë ndodh një ditë pas sherrit tragjik në Maliq ku mbeti viktimë një 14-vjeçar.

11 MUAJ ME PARE

Plagosja në Korçë, identifikohet 27-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital (EMRI)

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë/ Në
Foto

KORÇË- Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës. I riu është identifikuar si Ari Kodra. Pas pas ngjarjes ai është transportuar drejt spitalit ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka informacione se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj plagosjeje. I riu ka marrë plagë me thikë në trup. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autori ose autorët e sulmit.

11 MUAJ ME PARE

Plagoset me thikë një person në Korçë, raportohet se është në gjendje të rëndë

Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë/ Në
Foto

KORÇË- Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës. Mësohet se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person. Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri është transportuar drejt spitalit.

Fatkeqësisht ai është në gjendje të rëndë dhe po lufton me jetën në reanimacion. Ende nuk ka informacione se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj plagosjes e cila vjen një ditë pas vrasjes me thikë të një 14-vjeçari në Maliq. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autori ose autorët e sulmit.

pagosje ne korce ari kodra aleks qiqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj