LIVE UPDATES
Aktualitet

Pezullohen 4 policë në Vlorë/ Zbardhet dosja, si vinin gjoba dhe falsifikonin të dhënat e radarit, kush dekonspironte operacione

Prokuroria e Vlorës ka regjistruar procedimin penal të vitit 2022 për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

25 Korrik 2022, 19:01 Nga k.m.
Pezullohen 4 policë në Vlorë/ Zbardhet dosja, si vinin gjoba dhe
Foto ilustruese

Gjykata e Vlorës ka vendosur të pezullojë nga detyra 4 oficerë të policisë rrugore dhe masën “detyrim paraqitje” për një tjetër me akuzën për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, thuhet se policët Medin Canaj, Armir Xhafaj, Renols Mataj, Taulant Kasa, Endri Kasaj, kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative jo në proporcion me shkeljen e kryer drejtues të ndryshëm automjetesh; kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari si dhe kanë dekonspiruar operacionet e rrugorëve.

DOSJA

Prokuroria e Vlorës ka regjistruar procedimin penal të vitit 2022 për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë hetimeve të kryera deri më tani në funksion të këtij procedimi penal, nga të dhënat e grumbulluara deri më tani, bazuar në transkriptet e bisedave telefonike të përgjuara, duke i vlerësuar dhe ballafaquar ato me vëzhgimet e kryera në terren të subjekteve të këtij procedimi dhe përgjimeve ambientale të kryera nga policia gjyqësore e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Drejtoria Vlorë-Gjirokastër, penal, si dhe administrimit dhe verifikimit të praktikave të kryera prej tyre, rezulton se krijohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se punonjësit e policisë rrugore Medin Çanaj, Armir Xhafaj, Renols Mataj, Taulant Kasa, Endri Kasaj, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me anë të veprimeve të kundraligjshme të kryera gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale si punonjës të sektorit të qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kohë dhe vende të ndryshme, kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative jo në proporcion me shkeljen e kryer drejtues të ndryshëm automjetesh; si dhe kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari sa i përket identitetit të kundravajtësve, me qëllim mos penalizimin e tyre dhe heqjen e automjeteve nga sistemi “Alert”, duke i shkaktuar dëm ekonomik si dhe duke cenuar interesa e ligjshme të shtetit, duke konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.

Po kështu ka rezultuar e provuar se disa prej punonjësve të mësipërm të policisë kanë kryer veprime të kundraligjshme që kanë konsistuar në njoftimin më parë të personave të ndryshëm që ofrojnë në mënyrë të parregullt dhe pa licencë shërbimin taksi dhe furgon pasagjerësh në qytetin e Vlorës, duke dekonspiruar kështu kryerjen e aksioneve dhe kontrolleve ndaj këtyre subjekteve nga kolegët e tyre.

Sa më sipër, nga aktet e administruara deri më tani, është regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale emri i shtetasve Renols Mataj, Armir Xhafaj, Endri Kasaj, Taulant Kasa, medin Çanaj, si persona që i atribuohet kryerja e veprës penale të parashikuar.

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Vlorës, Gjykata e Rrethit Vlorë më 24 korrik ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin nën hetim Medin Canaj, 31 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim. Canaj është larguar nga policia e Vlorës më 10 maj të këtij viti; Caktimin e masës së sigurimit ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose shërbimi publik” për shtetasit nën hetim Renols Mataj, Endri Kasaj, Taulant Kasa, Armir Xhafaj, me detyrë trup shërbimi në seksionin urban dhe interurban të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim. Hetimet vazhdojnë në lidhje me evidentimin e veprimeve dhe praktikave të tjera dhe personave  të tjerë të implikuar në rastet e kundraligjshme të evidentuara deri më tani./BW

medin canaj armir xhafaj renols mataj taulant kasa endri kasaj vlore pezullohen policet ne vlore

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Korrik 2022, 18:34 k.m.

Vdes një 37-vjeçar polak në Sarandë

Foto ilustruese SARANDË- Një turist polak ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Sarandës, ndërsa dyshoh...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez