LIVE UPDATES
Aktualitet

Përshpejtohet sërish emigracioni, aplikimet për azil në nëntor 2023 më të lartat që nga muaji mars

Të dhënat e publikuara nga Eurostat për kërkesat për azil nga vendet jo të BE-së bënë të ditur se në nëntor u shënuan 880 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji mars, kur u regjistruar gjithsej 910 kërkesa.

20 Shkurt 2024, 13:40 Nga M.B
Përshpejtohet sërish emigracioni, aplikimet për azil në
Foto ilustruese

TIRANA- Muajt e dimrit shënuan përshpejtim të tendencës së emigracionit në 2023, ndryshe nga vitet e mëparshme kur gjithnjë në fund të vitit kishte një zbutje të ikjeve jashtë vendit. Të dhënat e publikuara nga Eurostat për kërkesat për azil nga vendet jo të BE-së bënë të ditur se në nëntor u shënuan 880 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji mars, kur u regjistruar gjithsej 910 kërkesa. Siç shihet nga grafiku, në vitet e mëparshme, kërkesat për azil kulmonin në muajt e verës, dhe binin më pas në tetor e më tej, por në 2023 tendenca ka qenë e kundërt. Në verë aplikimet raë, për tu rritur sërish në shtator, tetor, e nëntor.

Gjithsesi, në raport me vitin 2022, kur u shënua dhe niveli më i lartë i aplikimeve që nga 2016-a, tendenca është në rënie. Për periudhën janar-nëntor 2023 kishte mbi 8.5 mijë aplikime, me një rënie prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rreth 80% e kërkesave janë aplikime të reja, sipas Eurostat. Franca dhe Gjermania vijojnë të mbeten destinacionet kryesore të azilantëve. Për 11-mujorin, drejt Francës kishte 3.3 mijë aplikime, ose gati 40% e totalit. Franca vijon të mbajë vendin e parë për shkak të politikave më të favorshme sociale që ka për emigrantët. Gjermania është e dyta, me 2.1 mijë aplikime, ose 24% të totalit. Gjithsesi, drejt Gjermanisë tendenca kryesore është ikja me kontrata pune, jo përmes azilit. Italia vijon të mbetet e treta, me 1.4 mijë aplikime, ose 17% e totalit. Në nëntor 2023, 108 950 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, një rritje prej 11 për qind krahasuar me nëntorin 2022 (97 800). Kishte gjithashtu 6 375 aplikime përsëritëse, një rritje prej 3% krahasuar me nëntorin 2022 (6 215).

Shtetasit sirianë mbetën grupi më i madh i azilkërkuesve

Sirianët ruajtën të njëjtin trend si muajt e mëparshëm, duke përfaqësuar grupin më të madh të njerëzve që kërkonin azil për herë të parë (23 460 aplikime). Ata u pasuan nga turqit (12 870), afganët (7 930), venezuelasit (6 175) dhe kolumbianët (5 445).

Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca e Greqia pritën 82% e të gjithë aplikimeve për azil për herë të parë

Në nëntor 2023, Gjermania (36 495), Italia (14 160), Spanja (14 105), Franca (14 070) dhe Greqia (10 285) vazhduan të merrnin numrin më të madh të azilkërkuesve për herë të parë, që përbën 82% të të gjithë aplikimeve për herë të parë në BE. Në nëntor 2023, bazuar në të dhënat e disponueshme, totali i azilkërkuesve për herë të parë në BE ishte 24.3 për njëqind mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), normat më të larta të aplikimeve të regjistruar për herë të parë në nëntor 2023 u regjistruan në Qipro (154.8) dhe Greqi (98.9).

3 510 të mitur të pashoqëruar që aplikojnë për azil në vendet e BE-së

3 510 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE në muajin Nëntor, ku shumica vinin nga Siria (1 230) dhe Afganistani (580). Vendet e BE-së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishin Gjermania (1 365), Holanda (615), Italia (315), Greqia (305) dhe Bullgaria (265)./ Monitor

emigracion azilkerkues

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet