Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mino, i lënë në paraburgim, ka deklaruar se mëngjesin e ngjarjes tragjike ishin ulur të dy në dhomën në tapetin e dhomës së ndenjes përballë tavolinës, duke pirë e duke biseduar.
GREQIA- 39-vjeçari shqiptar,Gentian Mino, i cili vrau partneren rumune në Greqi, ka pretenduar se e shkrepi armën gabimisht teksa po “ngacmonte” të dashurën e tij 29-vjeçare, pasi kjo e fundit nuk ndihej mirë kur shikonte pistoletën. Mino, i lënë në paraburgim, ka deklaruar se mëngjesin e ngjarjes tragjike ishin ulur të dy në dhomën në tapetin e dhomës së ndenjes përballë tavolinës, duke pirë e duke biseduar. Shqiptari ka rrëfyer se Nina pa pistoletën dhe nuk ndihej mirë de se 29-vjeçarja nuk e donte pistoletën në shtëpi dhe nuk donte ta shihte para saj. Sipas tij, ajo i kërkoi që t’ia hiqte nga sytë dhe shqiptari ka pretenduar se reagimi i partneres iu duk qesharak, ndaj ka vendosur ta ngacmojë edhe më shumë, siç pretendon ai, duke i drejtuar armën për të cilën mendonte se ishte në siguresë.
Por teksa 39-vjeçari bënte shaka, arma që mbante në dorë është shkrepur duke qëlluar për vdekje të renë. Ai ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.
“Çfarë bëra; Çfarë bëra; Nuk e desha”, përsëriti ai para policisë që e arrestoi jashtë shtëpisë ku i priste në gjendje shoku.
“Ky njeri në asnjë mënyrë nuk kishte qëllim vrasjeje, ai është i shkatërruar dhe po përjeton ndjenja të thella pikëllimi dhe dhimbjeje pasi plumbi fatal goditi partneren e tij të jetës me të cilën synonte të martohej. Sikur ta kthente kohën pas, sikur të mos e kishte blerë kurrë, siç thotë ai, atë armë. Ai është penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës”, tha avokatja e tij Efi Somara.
39-vjeçari pohon se ai dhe Nina ishin shumë të dashuruar. Ai mohon të ketë pasur sjellje abuzive ndaj saj, siç kanë raportuar disa fqinjë. Shqiptari pranon se si çift kanë pasur disa grindje, por asnjëherë dhunë. Madje pretendon se jeta e tyre intensive seksuale ndoshta i shqetësoi disa fqinjë që u ankuan. Mësohet se miq të viktimës, po mbledhin para për transportin e trupit në Rumani pasi prindërit nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet. Mes tyre është edhe vetë i akuzuari për vrasjen.
SPAK TIRANË- Gjykata ka lënë në arrest shtëpie avokatin Petraq Semani. Ky i fundit akuzohet se ka marrë nga të afër...
Arrestimi TIRANA- Një 26-vjeçar me inicialet Xh. A., është arrestuar në Tiranë pasi ishte në kërkim ndërkomb...
ibrahim lici TIRANË- Pak ditë më parë u vu në pranga në Turqi Ibrahim Lici, i cili ishte shpallur në kërkim pë...
spak TIRANË- Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik KPP, Jonaid Myzyri, është paraqitur sot në SPAK në lidhje me ç...
Foto ilustruese ELBASAN- Një 46-vjeçar në Elbasan është arretuar pasi ka dhunuar dhe kanosur nënën e tij. Më...
LEZHA- Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen, të dy në arrati, si bashkëpunët...
erzen brecani TIRANË- Ish-nën drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është transportuar nga paraburgimi,...
foto ilustruese SHKODËR- Një natë më parë në Shkodër, është vjedhur një automjet tip “Audi Q5" n&eu...
elton qyno TIRANË- Sekuestrimi i pajisjeve të një gazetari investigativ nga prokuroria paraqet një rrezik serioz për shkeljen e ko...
Foto ilustruese GREQIA- Policia kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare se rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar. Shkak ...