Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Semani akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
TIRANË- Gjykata ka lënë në arrest shtëpie avokatin Petraq Semani. Ky i fundit akuzohet se ka marrë nga të afërmit e dy të dënuarve 25 mijë euro për të ndikuar në lehtësimin e dënimit.
Semani akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
NJOFTIMI:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr. 257, të vitit 2021, për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/2 i Kodit Penal.
Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, rezulton se shtetasi P. S., në cilësinë e avokatit i ka kërkuar dhe marrë shtetasve Ll. D. dhe S. D., një shumë monetare prej 25 000 (njëzetë e pesë mijë) Euro, pasi i ka premtuar se do ushtrojë ndikim tek gjyqtarët e çështjes, të cilët po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Ll. D., për favorizimin e tij në masën e dënimit. Marrja e sasisë prej 9.550 (nëntë mijë e pesëqind e pesëdhjetë) Euro, nga personi nën hetim P. S., në banesën e shtetasit Ll. D. është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i shtetasit Ll. D., regjistrim ky që mban datën 06.03.2019. Ndërsa pjesa tjetër e shumës së kërkuar, sipas deklarimeve të shtetases S. D., lidhur me deklarimet e shtetasve të tjerë që kanë dijeni për veprën penale, dhe të dhënat e Western Unionit, janë dhënë më vonë në disa këste, deri në dhënien e vendimit përfundimtar gjatë fazës së rigjykimit në shkallën e parë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 41-2020-543(91), datë 11.02.2020, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Ll. D. për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 88/2 e 25, i Kodit Penal dhe dënuar me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim, (në të njëjtën masë dënimi sikurse ishte dënuar herën e parë me vendimin nr. 10, datë 08.01.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë). Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, shtetasi nën hetim P. S., i ka kthyer shtetases S. D., shumën prej 8000 (tetë mijë) Euro, ndërsa pjesën e mbetur nuk ia ka kthyer.
Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi P. S., ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021).
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 15, datë 18.02.2024, ka vendosur:
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit P. S., hetuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021). Masa e mësipërme është ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 19.02.2024.
Arrestimi TIRANA- Një 26-vjeçar me inicialet Xh. A., është arrestuar në Tiranë pasi ishte në kërkim ndërkomb...
ibrahim lici TIRANË- Pak ditë më parë u vu në pranga në Turqi Ibrahim Lici, i cili ishte shpallur në kërkim pë...
spak TIRANË- Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik KPP, Jonaid Myzyri, është paraqitur sot në SPAK në lidhje me ç...
Foto ilustruese ELBASAN- Një 46-vjeçar në Elbasan është arretuar pasi ka dhunuar dhe kanosur nënën e tij. Më...
LEZHA- Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen, të dy në arrati, si bashkëpunët...
erzen brecani TIRANË- Ish-nën drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është transportuar nga paraburgimi,...
foto ilustruese SHKODËR- Një natë më parë në Shkodër, është vjedhur një automjet tip “Audi Q5" n&eu...
elton qyno TIRANË- Sekuestrimi i pajisjeve të një gazetari investigativ nga prokuroria paraqet një rrezik serioz për shkeljen e ko...
Foto ilustruese GREQIA- Policia kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare se rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar. Shkak ...
Arrestimi SARANDA- Një 18-vjeçar me inicialet L.V., është arrestuar në Sarandë pasi dyshohet se zotëronte armë zj...