LIVE UPDATES
Aktualitet

"Përplasi kokën në mur"/ Tre vjeçari gjakoset në kopsht, pamjet e kamerave 'zhduken', edukatorja jep dëshmi të dyshimtë

E ëma e 3-vjeçarit fajëson edukatoren për ngjarjen. “Fëmijën e gjeta të gjakosur në kokë dhe të lagur të gjithin, kur pyeta edukatoren çfarë ndodhi ajo më tha mos më fajëso se do lajmërojë policinë”, thotë Lindita Shira.

23 Nëntor 2023, 21:26 Nga h.k
"Përplasi kokën në mur"/ Tre vjeçari gjakoset
Foto nga investigimi

KAMËZ-Edukatorja është shprehur se fëmija e ka çarë kokën në mur duke luajtur, prindërit nuk e besojnë këtë version. Kërkojnë kamerat e institucionit, por pikërisht atë ditë nuk kanë regjistruar. 

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një fëmije 3 vjeç, i cili është çarë në kokë në një kopsht shtetëror “Bota e Luleve” në Kamëz. Për ngjarjen, përveç prindërve, asnjë institucion tjetër nuk është vënë në dijeni, ndërkohë që ligji shprehet ndryshe.

E ëma e 3-vjeçarit fajëson edukatoren për ngjarjen. “Fëmijën e gjeta të gjakosur në kokë dhe të lagur të gjithin, kur pyeta edukatoren çfarë ndodhi ajo më tha mos më fajëso se do lajmërojë policinë”, thotë Lindita Shira.

Ndërkohë, sapo është njoftuar më telefon nga kopshti, Lindita është paraqitur menjëherë dhe e ka marrë të voglin e ka çuar për mjekim në poliklinikën e Kamzës. Sipas mjekëve, fëmija kishte nevojë edhe për qepje në kokë, por nuk i është bërë për mos t’i shkaktuar traumë.

Lindita thotë se ka shkuar e ka kërkuar të hapen kamerat, por i është thënë që kamerat atë ditë nuk kanë punuar, ndaj nuk kanë fakte. “Unë kërkova kamerat, por më thanë nuk kanë punuar, fëmijën e çova vetë dhe e mjekova nuk më shoqëroi askush nga kopshti dhe as nuk lajmëruan askënd”, tregon Shira.

Ajo thotë se djali nga ai moment trembet natën, është agresiv dhe nuk do të shkojë në kopsht. Në këto kushte, prindërit i kanë ndryshuar grupin.

Ajo i është drejtuar “Fiks Fare”, pasi kërkon të dijë të vërtetën e historisë, se çfarë ka ndodhur me djalin e saj në 17 maj, pasi nuk ka asnjë informacion mbi kallëzimin që ka bërë.

Fiksi solli dëshmitë e drejtoreshës së kopshtit, Adelina Keçit dhe edukatores Brishida Rama, të cilat thonë se fëmija u dëmtua nga tërheqja e një lodre nga duart e shokut, dhe me kokë u godit në mur. Drejtoresha tregon se ka lajmëruar prindërit, por nuk ka lajmëruar institucione të tjera edhe pse e ka detyrim ligjor.

“Nuk kanë funksionuar kamerat, nuk e dija që nuk punojnë, ky është faji im”, thotë drejtoresha.

Ndërkohë edukatorja tregon se fëmija e goditi kokën në mur, ajo ia ka tamponuar plagën me alkool, por aq mund të bënte. “Nuk e ndjej veten fajtore sepse po merresha me një fëmijë tjetër“, thotë Brishida.

Fiksi solli edhe dëshminë e infermierit që mjekoi fëmijën i cili tregon se e mban mend rastin, madje kishte nevojë për qepje. Por as infermieri nuk e lajmëroi policinë edhe pse e ka detyrim ligjor. Për këtë fakt, drejtoresha e poliklinikës Kamëz, Meriban Zela, thotë se është shkelje ligjore nga personeli mjekësor dhe për këtë do merren masa.

Edhe pse kanë kaluar 7 muaj nga kallëzimi, familjarët nuk kanë marrë asnjë përgjigje, e vetmja përgjigje nga Oficeri i Policisë Gjyqësore ishte se çështja është në hetim në prokurori dhe se nga prokurori nuk është kërkuar asnjë veprim tjetër, përveç deklaratave që janë depozituar në fillim.

Fiksi kërkoi një informacion në lidhje me këtë çështje dhe prokurori e ka një përgjigje. Ai pohon se ka vendosur mosfillimin e procedimit penal që në 19 qershor 2023, me pak se 20 ditë nga data e kallëzimit.

Pra, prokuroria vendosi nëse kishte vepër penale apo jo pa parë dokumentet në poliklinikë, pa u bërë akt ekspertimi mjekoligjor dhe pa marrë në pyetje asnjë nga aktorët e përfshirë. Edhe institucionet që dinin ngjarjen heshtën./ Marre Top Channel 

investigim ne kamez

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim