Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gazetari tha se audion e ka konsultuar vetëm me familjen dhe se ka qenë vendimi i tyre që të depozitohej kërkesa për rinisjen e hetimeve.
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish në lidhje me përgjimet e reja që siguroi për tragjedinë me katër të vrarë të 21 janarit 2011. I ftuar në 'Opinion', përshkroi audion që dëgjohej në studio. Gazetari tha se audion e ka konsultuar vetëm me familjen dhe se ka qenë vendimi i tyre që të depozitohej kërkesa për rinisjen e hetimeve.
"Ky është babai i Aleks Nikës duke dëgjuar në diktofon urdhrat, ai këtu është xhaxhai vet dheun në fakt e kamë bërë regjistrimin me telefon pa autorizimin. Ky është zëri i Ndrea Prendit, unë jap indicie për të shkuar te një provë. Nuk është thirr Lulzim Basha që ka qenë ministri i Brenshëm, Nuk është thirr Edi Rama, Sali Berisha dhe Ina Rama që ka qenë kryeprokurore. Unë nga verifikimi që kam bërë më rezulton që ky regjistrim përputhem me veprimet në terren që duket në pamje dhe me lëvizjet e efektivëve të gardës. Ky material është siguruar...kemi njoftuar prokurorin e Përgjithshëm në korrik. Kërkesën e ka bërë familja. Pse ngelën 12 vite mbrapa? Më është krijuar bindja se nuk ka patur interes që kjo ngjarje të shkojë në fund, nga ekzekutoret deri të organizatorët. Kryeprokurori është njoftuar se ka një indicie të re”,-tha Hoxha.
Sot, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. 12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me audio-përgjimin që ka siguruar në lidhje me 4 të vrarët n...
Zjarr MEMALIAJ- Një lokal në pronësi të A. S., banues në Memaliaj ka marrë flakë dhe është djegur kë...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se ai bashkë me familjen e Aleks Nikës kanë kërkuar që çështja e 21 ...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tregoi se është pyetur për 2 orë e 30 minuta në policinë e Tiranës lidhur ...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se janë drejt shtetësimit të gjitha koncensionet me korporatat ndërkomb&...
aksidenti LEZHË- Pamjet që shihni më poshtë, vijnë nga momenti i aksidentit të rëndë që u shënua mb...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mungesë kreativiteti kur ësht&...
Majlinda Bregu TIRANË- Procedurat e gjata, të vështira dhe reduktimi i madh i rasteve të lëshimit të vizave, e ka ...
Kapet shqiptari në shtëpi bari BRITANI- Një 20- vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Drin Truni është arrestuar nga poli...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar t&...