LIVE UPDATES
Aktualitet

"Përfshihen edhe zyrtarë të lartë!" Abuzimi me fondet e rindërtimit në Rrogozhinë dhe dëmi prej 353 mln lekë/ Prokuroria e Durrësit ia kalon çështjen SPAK

Për këtë arsye çështjen ia ka kaluar Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme, duke e konsideruar atë si rast që përfshin korrupsion të nivelit të lartë.

24 Tetor 2024, 19:05 Nga M.B
"Përfshihen edhe zyrtarë të lartë!" Abuzimi me
Foto ilustruese

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë lëndore pas arrestimit të 5 zyrtarëve të Bashkisë Rrogozhinë për abuzim me fondet e rindërtimit. Kjo vjen pas dyshimeve se të përfshirë në këtë skemë mashtrimi janë dhe funksionarë të lartë që hetohen nga SPAK. Për këtë arsye çështjen ia ka kaluar Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme, duke e konsideruar atë si rast që përfshin korrupsion të nivelit të lartë. Zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 353 milion lekësh, duke përfshirë në dokumentacionin e përfitimit të fondeve nga rindërtimi dhe kasolle kafshësh apo shtëpi të padëmtuara. 

3 nga 5 zyrtarët e arrestuar, në fund të shtatorit, ndodhen në paraburgim, ndërsa dy zyrtare janë në masa më të lehta sigurie, për shkak të rrethanave të veçanta. Akuzat ndaj tyre përfshijnë "shpërdorim detyre" dhe "falsifikim me mashtrim" në të paktën 78 raste, ku dyshohet se janë manipuluar dosjet e rindërtimit për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e destinuara për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019. Përveç zyrtarëve, nën hetim janë edhe 78 persona të tjerë që përfituan nga kjo skemë mashtrimi.

Njoftimi i fundit të shtatorit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat “arrest me burg” për pesë zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”,  “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën  353.471.090 lekë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për shtetasit: M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), B.B. (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), E.L. (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), E.R. (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).

Nga hetimi rezulton se shtetasit e sipërcituar kanë kryer veprat e mësipërme penale në te paktën 78 raste. Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.

Gjithashtu, krahas personave të ndaluar, në hetim janë dhe 78 shtetasit të cilët kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

 

 

spak prokuroria e durresit

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim