LIVE UPDATES
Aktualitet

Peizazhet e Mbrojtura u dorëzohen investitorëve

Projektaktet në fjalë (gjithsej dhjetë) janë publikuar në regjistrin elektronik të konsultimeve për të marrë mendimin e publikut. Bëhet fjalë për një larmi ekosistemesh natyrore, ujore dhe tokësore, ku më i spikaturi, pa dyshim, është “Peizazhi i Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë”.

18 Korrik 2024, 19:35 Nga Artan Rama
Peizazhet e Mbrojtura u dorëzohen investitorëve
Foto ilustruese

TIRANA- Sulmi i paralajmëruar në fillim të vitit, me ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, sapo ka filluar. Qeveria pritet të miratojë një numër aktesh që lejojnë ndërtimin, operimin dhe transmetimin e energjisë së rinovueshme brenda “Peizazheve te Mbrojtura”. Por nuk mbaron me kaq. Këshilli i Ministrave ka pranuar që Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) të lejojë ndërtimin e zonave urbane dhe të autostradave brenda tyre.

Projektaktet në fjalë (gjithsej dhjetë) janë publikuar në regjistrin elektronik të konsultimeve për të marrë mendimin e publikut. Bëhet fjalë për një larmi ekosistemesh natyrore, ujore dhe tokësore, ku më i spikaturi, pa dyshim, është “Peizazhi i Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë”.

Në projektvendimin për shpalljen e këtij Peizazhi bie në sy, dukshëm, pesha e aktiviteteve të lejuara, të cilat përcaktohen në nenin 5 – struktura akomoduese të agroturizmit – kamping – instalime të energjisë rinovueshme – ngritja e qendrave për mbarështimin e peshkut – si dhe me lejen e KKT, u hapet rruga ndërtimit të autostradave dhe  zonave urbane, me të njëjtën mënyrë që KKT i hapi rrugën ndërtimit të aeroportit, tri vite të shkuara.

Gjendja paraqitet edhe më e rrezikshme. Sepse lejimi i aktiviteteve të përmendura më lart dhe të ngjashmeve me to, vjen në një kohë kur i ashtuquajturi zonim ka rënë. Projektakti i propozuar shfuqizon aktin e 2022, ku zonimi ishte ende në fuqi dhe mbrojtja përfshinte disa kategori administrimi. Nënzona qendrore përfaqësonte trashëgiminë më të lartë natyrore, në të cilën zbatohej shkalla me lartë e mbrojtjes. Ajo ndodhej në perëndim dhe përmblidhte të gjithë litoralin pranë detit. Ndërkohë që projektakti (i ri) e konsideron Peizazhin një trup të vetëm, pas asnjë dallim. Niveli i mbrojtjes është ulur në tre, ndërkohë që numri i aktiviteteve të lejuara është shtuar.

Në relacionin e përgatitur, burokratët e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, pranojnë se përfshirja e lartë e aktiviteteve të lejuara brenda “Peizazheve të mbrojtura” është pasojë e drejtpërdrejtë e zhvillimit intensiv ekonomik dhe turistik të kohëve të fundit.

Kanë mbetur edhe dy ditë nga mbyllja e konsultimeve, por pavarësisht reagimeve, veçanërisht prej organizatave dhe grupeve të dedikuara për mbrojtjen e natyrës së egër, gjasat se diçka mund të ndryshojë mbeten të zbehta. Legjislacioni që siguron mbrojtjen e këtyre zonave ka humbur orientimin, duke kontribuar në drejtim të zhvillimit dhe shfrytëzimit të burimeve, por jo për konservimin e tyre.

Projektvendimi parashikon hartimin e Planit të Menaxhimit nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, dy vjet pas miratimit. Por në kushtet e mungesës së zonimit dhe kur përgjegjësia për caktimin e veprimtarive ekonomike të lejuara i ka kaluar Këshillit të Ministrave, një klauzolë e tillë e shndërron agjencinë në një organizatë pa asnjë përgjegjësi, duke ia kaluar ekspertizën burokratëve në Këshillin e Ministrave.

Por aksioni për shndërrimin e zonave të egra natyrore në territore intensive zhvillimi origjinon pak më herët se ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura. Le të shohim dinamikën në dymbëdhjetë muajt e fundit.

Javën e shkuar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) shpalli rezultatet e ankandit hibrid për ngritjen e paneleve fotovoltaike (prodhimi i energjisë elektrike nëpërmjet energjisë diellore) në toka bujqësore, me kapacitet instalimi 300 MW. Natyrisht kërkesat e kompanive (vendase dhe të huaja) ishin për më shumë dhe qeveria ka premtuar të zhvillojë të tjera ankande në të ardhmen e shpejtë.

Por nisma për vënien në dispozicion të tokave bujqësore për ngritjen e strukturave metalike fotovoltaike u mundësua nga një veprim, i cili kaloi pa vëmendjen e merituar publike, verën e shkuar, që ndryshoi ligjin “Për Mbrojtjen e Tokës Bujqësore”, ku për herë të parë u bashkuan në një të vetëm dy terma, për të krijuan një të përbashkët: “agrofotovoltaik”, çka do të thotë se aktiviteti bujqësor mund të kombinohej me prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme. Për herë të parë, fshatari e sheh veten, jo vetëm në rolin e fermerit, por edhe të investitorit që prodhon energji elektrike.

Nëse shohim në brendësi të ligjit (shoqëruar me VKM-në përkatëse, e cila sapo u shpall muajin e shkuar), tokat e lejuara për aktivitet agrofotovoltaik duhet të kenë një bonitet të lartë: 7, 8, deri në 10, pra me një produktivitet të ulët të frutave, perimeve apo të foragjereve. Por të tilla toka, të ashtuquajtura, shpesh, si inproduktive gjenden brenda peizazheve të mbrojtura ujore (ligatinore). Studimet kanë treguar se Shqipëria kë një shkallë të lartë rrezatimi të energjisë diellore në Ultësirën Perëndimore, e cila përkon, saktësisht, me të njëjtat koordinata gjeohapësinore ku ndodhen peizazhet në fjalë (Pishe-Poro-Nartë, Karavasta, Fllakë, Rrushkull etj).

Nën këtë dinamikë, brenda një viti, kapaciteti instalimit nga burimet e energjisë së rinovueshme ka shkuar në 523MW, pak më shumë se kapaciteti prodhues i hidrocentralit të Fierzës, ndërtimi i të cilit kërkoi një periudhë dhjetëvjeçare. Por Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kërkon akoma më shumë; natyrisht, në emër të diversifikimit. Ambasada Zvicerane, përmes SECO (Sekretariati i Shteti Evropian për Punët Ekonomike) premton të mbështesë financiarisht procesin. Qeveria ka deklaruar prej kohësh ambicien e saj për kalimin nga portofoli hidrologjik në atë solar dhe eolik (energjia nga turbinat e erës). MIE ka një strategji të qartë që synon rritjen e kapaciteteve deri në 1GW në vitet e ardhshme. – Energjia është arma -, shprehu bindjen e saj zëvendës kryeministri Balluku gjatë një fjalimi ngazëllues përpara fituesve të ankandit 300MW.

Por, a rrezikon kjo armë, degradimin e zonave të mbrojtura?
Ndryshimet e fundit ligjore nuk japin garanci. Projektvendimet e publikuara në faqen e konsultimeve publike janë një mundësi që grupet e interesit dhe organizatat e interesuara për konservimin e natyrës t’i kundërshtojnë ato; të refuzojnë propozimet arbitrare (dhe gjoja pretendimet se dëgjesat me publikun janë kryer – të fundit u kryen katër vite më parë!), të cilat nuk mbështeten, aspak, në vlerësimin e gjendjes ekzistuese të biodiversitetit, por në vendosjen e objektivave arbitrare prej nëpunësve të papërgjegjshëm, gjoja në emër të nevojës për shtimin e kapaciteteve energjitike, e propaganduar si një parajsë e ardhshme për shqiptarët.

Një ligj i keq mund të zëvendësohet. Një gjykatë mund të rrëzojë një vendim i cili dëmton burimet e vendit, por dëmi që shkaktohet në terren nga vendimet e autoriteteve është i pariparueshëm.

Kthimi i akteve për mbrojtjen e natyrës në akte zhvillimi duhet ndaluar. Vitrina se Shqipëria është një shembull suksesi ankandesh panelesh fotovoltaike, prapa së cilës fshihet lakmia e investitorëve për të shndërruar edhe habitatet natyrore të egra në makina prodhimi parash, duhet demaskuar me vendosmëri. Një aksion i tillë kërkon kurajo dhe qëndrueshmëri./ Citizens Channel 

peizazhet e mbrojtura

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë