LIVE UPDATES
Aktualitet

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, çështja drejt Gjykatës së Strasburgut

Disa herë këtë vit, ata protestuan kundër pasivizimit të adresave, për njohje të diplomave të Kosovës, për integrim në institucionet shtetërore të Serbisë e të tjera

26 Nëntor 2024, 13:10 Nga M.B
Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, çështja
Foto ilustruese

PRESHEVA- Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e radhës ku do të drejtohet Safet Demiri nga fshati Banjë e Sijarinës në jug të Serbisë. Ai pretendon se autoritetet e këtij vendi ia kanë pasivizuar pa të drejtë adresën në këtë fshat të Medvegjës qysh në vitin 2019. Për plot pesë vjet, ai iu drejtua instancave të ndryshme gjyqësore në Serbi, derisa Gjykata Kushtetuese e vendit ia hodhi poshtë ankesën në mes të këtij muaji. Rasti i tij nxiti reagimin e autoriteteve në Kosovë, por edhe në Bashkimin Evropian.

“Unë jam banor vendas. Nuk kam ardhur turist”, thotë Demiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai tregon se, prej vitesh, jeton dhe punon midis Austrisë dhe Serbisë. Në Medvegjë, ku jetojnë prindërit e tij, thotë se ka të regjistruar një kompani telekomunikimi, ndërsa në Vjenë punon në ndërtim. Adresa e tij në vendlindje është e pasivizuar qysh në vitin 2019.

“Ata [autoritetet] vetëm kanë thënë se unë nuk banoj aty. Ata nuk i kanë verifikuar dokumentet e mia, që i kam pronat, kam tokë aty, kam lindur aty”, shprehet 46-vjeçari.

Ai thotë se ka dëshmi që tregojnë se në ditën kur autoritetet serbe pretendojnë se e kanë vizituar adresën e tij dhe nuk e kanë gjetur, ai ka qenë në stacion policor për të marrë një dokument. Shprehet i bindur se autoritetet serbe nuk e kanë vizituar adresën e tij, siç parashihet në ligj.

“Unë e kam të gjithë ndërtesën e mbuluar nga kamerat. Nënën dhe babanë i kam aty. Ata jetojnë aty 24 orë. Askush nuk ka qenë”, thotë Demiri.

Ai iu drejtua disa gjykatave në Serbi, të cilat ia refuzuan ankesën me arsyetimin se jeton jashtë vendit. Më 14 nëntor, Gjykata Kushtetuese e Serbisë - institucioni i fundit ku u ankua - ia refuzoi po ashtu kërkesën për vërtetimin e fakteve. Fatin e Demirit besohet se e ndajnë edhe mijëra njerëz të tjerë që jetojnë në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.

Disa herë këtë vit, ata protestuan kundër pasivizimit të adresave, për njohje të diplomave të Kosovës, për integrim në institucionet shtetërore të Serbisë e të tjera. I pyetur nga gazetarët se si i komenton këto pakënaqësi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “askush nuk po i rrah, nuk po i ngacmon, apo diçka tjetër. Serbia është shtet demokratik dhe ne do të vazhdojmë të sillemi në këtë mënyrë”.

Demiri thotë se adresë të radhës tani do ta ketë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë edhe avokati i tij, Aleksandar Olenik.

“Do ta dërgojmë [ankesën] në dy muajt e ardhshëm. Zyra ime për aq kohë do ta përgatisë. Se sa do të zgjasë atje [në Gjykatën e Strasburgut] dhe kur do të nisë procedura [gjyqësore] nuk e di”, thotë Olenik, duke shtuar se ky do të jetë rasti i parë për këtë çështje që do të dalë para gjykatës evropiane.

Dukagjin Leka, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Universitetin “Haxhi Zeka” në Gjilan, thotë se pas refuzimit të ankesës së Demirit nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë, ai i ka gjashtë muaj kohë ta parashtrojë rastin në Gjykatën e Strasburgut.

“Unë mendoj se pala në këtë rast, shqiptar në Serbi, me humbjen e adresës privohet nga një e drejtë elementare. Në këtë rast është shkelur Konventa [evropiane për të drejta të njeriut]. Mendoj se përfundimi i procesit gjyqësor në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të jetë pozitiv për personin që do ta dërgojë rastin atje”, thotë Leka për Radion Evropa e Lirë.

Vendimi në favor të Demirit do të reflektonte, sipas tij, edhe në rastet e personave të tjerë, të cilëve, ngjashëm, u janë pasivizuar adresat në Serbi. Avokati Olenik shpreson, po ashtu, për një vendim në favor të Demirit nga Gjykata e Strasburgut. Por, nuk beson se rasti i tij do të shërbente si precedent gjyqësor për rastet e tjera të ngjashme.

“Sipas ligjit tonë [në Serbi], por edhe sipas ligjeve tuaja në Kosovë, ne nuk kemi sistem juridik të precedentëve, që një aktgjykim t’i obligojë edhe gjykatat tjera në procedurat e njëjta apo të ngjashme. Megjithatë, praktika gjyqësore ka një lloj ndikimi”, thotë Olenik.

Për të, çështja e pasivizimit të adresave në Serbi nuk është aspak ligjore, por politike dhe ka në shënjestër vetëm komunitetin shqiptar.

“Pasivizimi i adresave ekziston vetëm në jug të Serbisë dhe vetëm për shqiptarët. Në veri, në Vojvodinë, ku jetojnë hungarezët, kroatët, në Sanxhak ku jetojnë boshnjakët, nuk ka pasivizim të adresave”, sipas avoaktit Olenik.

Autoritetet e Ministrisë së Brendshme në Serbi nuk iu përgjigjën kërkesave të njëpasnjëshme të Radios Evropa e Lirë për komente. Në raportin e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, të vitit 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si pengje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas raportit, çështja e pasivizimit të adresave “në thelb është formë e spastrimit etnik nëpërmjet metodave administrative”.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se pasivizimi i adresave bëhet me urdhrin e autoriteteve serbe. Ai vlerëson se, deri më tash, nuk ka ndonjë iniciativë serioze nga institucionet ndërkombëtare për t’ia bërë me dije Serbisë që ta ndërpresë praktikën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë. Sipas tij, ka shumë familje, adresat e të cilave janë pasivizuar dhe nuk kanë mundësi financiare të ushtrojnë padi në Gjykatën e Strasburgut. Por, ai shton se në këtë pikë mund të ndihmojë faktori politik që i përfaqëson shqiptarët e këtij rajoni, duke krijuar një fond të veçantë për t’i ndihmuar ata që duan ta realizojnë të drejtën e tyre në Gjykatën e Strasburgut.

“Jo vetëm të lobojmë, por edhe të ndihmojmë, qoftë me gjetjen e avokatëve, qoftë me ndihmë financiare që ky proces të shkojë përpara”, thotë Kamberi.

Se sa adresa janë pasivizuar saktësisht, nuk ka të dhëna. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, duke përbërë pakicën e katërt më të madhe atje. Shqiptarët e bojkotuan regjistrimin paraprak më 2011, për shkak të, siç u tha atëkohë, obligimeve të paplotësuara të shtetit serb ndaj tyre dhe kushteve diskriminuese.

Belgzim Kamberi, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Preshevë, thotë se pasivizimi i adresave “e ka lënduar edhe procesin e integrimit të shqiptarëve, i cili ka nisur në vitin 2001, me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare”. Pas riaktualizimit të çështjes me rastin Demiri, javën e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë trysni Serbisë për t’i respektuar të drejtat e shqiptarëve në jug të vendit. Në Bashkimin e Evropian thanë se janë në dijeni për shqetësimet e shqiptarëve në jug të Serbisë dhe se janë duke i ndjekur nga afër këto zhvillime./ REL

presheva

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet