LIVE UPDATES
Aktualitet

Një vështrim në histori/ Vlora Marina, aty ku fillon trashëgimia juaj, me rrënjë në autenticitet dhe origjinë

Padyshim faktor kyç në rritjen e interesit për të investuar është zhvillimi infrastrukturor i qytetit, shoqëruar me projekte inovatore. Një projekt i tillë është edhe Vlora Marina, i cili po zhvillohet në qendër të qytetit të Vlorës dhe që do t’i dhurojë gjithë rajonit një marinë të klasit botëror dhe një kompleks rezidencial premium, që parashikon të kombinojë në mënyrë natyrale, modernen me traditën dhe historinë e qytetit.

26 Nëntor 2024, 12:17 Nga I.A
Një vështrim në histori/ Vlora Marina, aty ku fillon
Pamje

Pozicionuar mes detit Adriatik dhe Jon, Vlora është një nga ato qytete që lidhet pashmangshmërisht sa me detin, po aq edhe me historinë e kulturën. Si një prej qyteteve më të vjetra në Shqipëri, Vlora ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvilimin e vendit. Së fundmi, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në destinacionin më të preferuar si për të pushuar ashtu edhe për të investuar nga shtetas vendas e të huaj. Nëse do t’i referohemi shifrave të fundit, vlera e investimeve të huaja gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, e përqëndruar kryesisht në pasuri të paluajtshme, ka arritur shifrën e 354 milion euro, gati 32 milion euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Padyshim faktor kyç në rritjen e interesit për të investuar është zhvillimi infrastrukturor i qytetit, shoqëruar me projekte inovatore. Një projekt i tillë është edhe Vlora Marina, i cili po zhvillohet në qendër të qytetit të Vlorës dhe që do t’i dhurojë gjithë rajonit një marinë të klasit botëror dhe një kompleks rezidencial premium, që parashikon të kombinojë në mënyrë natyrale, modernen me traditën dhe historinë e qytetit.

Një vështrim në histori/ Vlora Marina, aty ku fillon

Rëndësia historike e Vlorës

E njohur fillimisht si Aulona, Vlora ka qenë një qytet port shumë i rëndësishëm në periudhën Romane dhe ka shërbyer si një pikë strategjike për shkëmbime tregtare dhe komunikimin ndërmjet Perandorisë Romake dhe rajoneve të tjera. Porti i qytetit ka shërbyer gjithashtu për ankorimin e anijeve, duke e shndërruar që në atë periudhë qytetin e Vlorës në një qendër jetike për aktivitetet detare. Rëndësia historike e qytetit vazhdoi përtej epokës romake, pasi ai evoluoi në një qendër kulturore dhe tregtare gjatë shekujve, për të ardhur në momentin më të rëndësishëm, atë të shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912. E gjithë kjo parantezë shërben për të kuptuar se ky qytet nuk është një destinacion i preferuar vetëm për shkak të plazheve të bukura, por mbi të gjitha edhe për ata që duan të njohin fillesat e shtetit të pavarur shqiptar dhe historinë e tij.

Një vështrim në histori/ Vlora Marina, aty ku fillon

Vlora Marina, kombinimi mes modernes dhe traditës

I pozicionuar në zemër të qytetit bregdetar, fare pranë Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Vlora Marina është e lidhur ngushtësisht me historinë e qytetit. Përtej të parës marinë të klasit botëror për ankorimin e jahteve dhe megajahteve gjatë gjithë vitit, projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi rezidencial me mbi 800 apartamente buzë detit, një shëtitore me të gjitha njësitë e shërbimit, hotele me pesë yje dhe për herë të parë 150 apartamente të branduara nën markën ndërkombëtare Marriott. Godinat e kompleksit rezidencial dallohen për arkitekturën moderne dhe një shkallëzim të strukturës së godinave në njëtrajtshmëri me pozicionimin e shtëpive, një strukturë unike që e hasim edhe në fshatin Vuno. Kjo lloj strukture mundëson dritën dhe pamjen e lirë për të gjithë apartamentet si ato me pamje nga deti, ashtu edhe ato me pamje nga mali, apo parku i qytetit. Por, ajo çfarë e lidh këtë zhvillim modern me historinë është pikërisht emërtimi i godinave të kompleksit rezidencial, një gjetje mjaft interesante për të ruajtur të gjallë vlerat e traditës dhe për të kujtuar historinë e lavdishme të një qyteti si Vlora. Godinat e kompleksit janë të ndara në katër blloqe rezidenciale të emërtuara bazuar në histori, për të ruajtur gjallë traditën dhe për të përcjellë vlerat historike e kulturore brez pas brez

Një vështrim në histori/ Vlora Marina, aty ku fillon

Blloku “Orik”

Emërtuar sipas qytetit antik të Orik- ut, që e pati lulëzimin e vet në periudhën romake, godinat e kësaj rezidence janë të pozicionuara me pamje nga deti dhe shërbejnë si një urë lidhëse mjaft domethënëse mes antikitetit dhe bashkëkohores. Apartamentet e rezidencave Orik janë ngritur në vijën e parë të projektit mbi shëtitore dhe buzë marinës. Me të gjitha facilitetet si bare, restorante, dyqane apo parkun rekreativ, ato janë një zgjedhje perfekte për të gjithë familjen, me ambiente argëtuese për çdo grupmoshë.

Blloku “Kanina”

Kanina është një tjetër atraksion sa i takon turizmit historik dhe kulturor në Vlorë. Kalaja është shpallur momument i trashëgimisë kulturore i llojit arkeologji në vitin 1948 dhe gjithmonë ka tërhequr vizitorë vendas e të huaj. Sot rezidenca që ka marrë emrin Kanina ndodhet në jug të kompleksit rezidencial. Godinat janë të orientuara nga Kalaja e Kaninës, rrethuar nga gjelbërimi i parkut dhe fare pranë Muzeut Kombëtar të Pavarësisë.

Blloku “Aulona”

Qyteti i Vlorës në lashtësi quhej Aulona dhe sipas studimeve emri nënkupton “Port”, ose “Nëntokë”, duke reflektuar rëndësinë si një qendër tregtare dhe detare në antikitet. Sot këtë emër do ta mbajë një prej blloqeve rezidenciale në Vlora Marina, që ndodhet në zonën më unike dhe premium të projektit, pranë Vlora Marriott Hotel. Apartamentet në Rezidencën Aulona përfaqësojnë stilin, elegancën dhe komoditetin. Me pamje të mrekullueshme nga deti, ishulli i Sazanit, Laguna e Nartës dhe marina, ato janë të pozicionuara pranë zonës së Plazës, ku do të ngrihet një godinë e fokusuar tërësisht në argëtim, me pishina të brendshme e të jashtme, salla eventesh, konferencash, casino, klubin e jahteve etj.

Blloku “Marmiro”

Kjo rezidencë është emërtuar nga Kisha e Marmiroit, e quajtur ndryshe kisha e bardhë, pikërisht nga gurët e bardhë të mermerit me të cilët është ndërtuar. Apartamentet e rezidencës Marmiro janë të pozicionuara në zonën lindore të projektit, fare pranë zonës premium me akses të drejtpërdrejtë në qytet, lungomare si dhe plazhet publike e private. Ashtu si të gjitha godinat e tjera të projektit, edhe godinat e kësaj rezidence janë ndërtuar me fasada të bardha Claustra, për të garantuar qëndrueshmëri mjedisore përmes kursimit të energjisë elektrike, ujit dhe reduktimit të emetimit të karbonit në ambient.

vlora marina


Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Nëntor 2024, 15:19 I.A

Vodafone Albania Ndez Rrjetin me 5G

Vodafone Albania TIRANË- Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e frekuencave 3400-3800 MHz në ankandin e fundit të zh...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet