LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Martin Canit me 2 autorë?/ Si qëndron e vërteta mes dëshmive dhe mohimit të Policisë

Bëhet me dije se autori i dytë i vrasjes së Canit është Kledjon Bejkaj, shok i autorit Mario Prelleshaj dhe djali i një prej hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Maksim Bejkaj. Ndërsa nëna e Bejkajt, Nevila është Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.

26 Nëntor 2024, 11:16 Nga Izmir Akulli
Vrasja e Martin Canit me 2 autorë?/ Si qëndron e vërteta mes
Marjo Perlleshaj dhe Martin Cani

TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka marrë një rrjedhë tjetër, për shkak të dyshimeve se ngjarja nuk ka një autor por dy të tillë. Disa media kanë shkruar se një prej autorëve të vrasjes është mbuluar nga Policia për shkak të lidhjeve të forta të prindërve të tij. Bëhet me dije se autori i dytë i vrasjes së Canit është Kledjon Bejkaj, shok i autorit Mario Prelleshaj dhe djali i një prej hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Maksim Bejkaj. Ndërsa nëna e Bejkajt, Nevila është Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.

Vrasja e Martin Canit me 2 autorë?/ Si qëndron e vërteta mes
Njoftimi

Por Bejkaj nuk është përmendur vetëm nga mediat, pasi ka qenë vetë shoku i Martin Canit, Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur nga zënka, që ka thënë se ata u goditën nga dy persona. Në dëshminë para policisë, Meçja ka deklaruar se janë goditur nga dy bashkëmoshatarë, përveç autorit të arrestuar edhe nga një person tjetër shok i autorit. Sipas të plagosurit autori ka pasur thikë më të madhe, ndërsa personi tjetër thikë më të vogël dhe të dy i kanë qëlluar.

Ndërsa babai i Luisit, Fiqiri Meçaj në media ka denoncuar me emër se personi i dytë i përfshirë në vrasjen e Canit dhe plagosjen e djalit të tij, është Kledjon Bejkaj. Meçaj ka thënë se Bejkaj mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin. Ndër të tjera ai ka thënë se 14-vjeçarin prindërit me influencë në BKH po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë.

“Janë dy persona që kanë goditur me thikë fëmijët tanë, nuk është një. Luisi i ka parë që janë dy persona. Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj, bashkëmoshatar dhe shok i autorit tjetër. Ky Kledjoni e ka pasur thikën më të vogël, rreth 10-12 cm dhe këto dëshmi i dhashë sot te Drejtoria e Policisë. Kledjoni e ka goditur i pari në shpatull djalin tim, plaga në shpatull është më shkurtër si plagë dhe më e ngushtë se ajo në bark, herën e dytë e ka goditur ky djali që është kapur Mario, dy herë dhe në fund pastaj e kanë goditur të dy se djali ka ikur i fundit pasi ka parë Martinin të rrëzuar në tokë. E ka ngrit dhe në atë moment ju hodhën të dy”, tha babai i Luisit.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se në përleshjen në shkollën Fan Noli janë përfshirë dy grupe fëmijësh. Lala tha se edhe Martini, edhe autori i krimit kanë qenë të shoqëruar nga persona të tjerë, bashkëmoshatarë. Ndërsa ndër të tjera Lala deklaroi se shoku i autorit të dyshuar të ngjarjes është djali i një hetuesi të SPAK.

"Në ngjarje kanë qenë 5 persona. Martin Cani, ka qenë me Luizin dhe me djalin e tezes. Vrasësi i dyshuar ka qenë me një mikun e tij, që nuk është ndaluar nga policia, pasi rezulton se nuk është përfshirë në ngjarje. Janë përleshur dy grupet e fëmijëve. Shoku i autorit të dyshuar rezulton se është djali i një hetuesi të BKH, pranë Prokurorisë së Posaçme. Grupi i hetimit ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur autor të dytë në ngjarje. Por çështja po hetohet. Me akt-ekspertimin do arrihet në përfundimin sesa thika janë përdorur në ngjarje. Akt-ekspertimi zbardh ngjarjen," tha Lala.

Por Policia e ka mohuar që në ngjarje të ketë një autor të dytë. Pasi në fillim dolën lajmet që një tjetër i përfshirë në vrasjen e Martinit, është lënë i lirë, Policia me anë të një komunikate për mediat ka theksuar se sipas dëshmive dhe pamjeve filmike që ata disponojnë, nuk ka një autor të dytë të ngjarjes.  

"Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon  opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje. Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çështjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vrasja e Martin Canit me 2 autorë?/ Si qëndron e vërteta mes
Thika e vrasjes

Por njoftimi i Policisë ka dalë bllof në momentin që është zbuluar arma e krimit, thika që është përdorur për plagosjen. Thika u gjet disa ditë më vonë pranë godinës së ATSH-s bashkë me një çantë. Por thika që policia gjeti, nuk përkon me thikën që autori i ngjarjes Marjo Përlleshaj ka publikuar në rrjetin social SnapChat, pak minuta pasi kreu krimin. Tashmë grupi hetimor është kthyer sërish në vendin ku u gjet çanta e autorit dhe arma e krimit për të sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që mund të bëjnë të mundur përgjigjen e shumë pikëpyetjeve./Dosja.al

martin cani kledjon bejkaj mario prelleshaj maksim bejkaj


Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Nëntor 2024, 15:19 I.A

Vodafone Albania Ndez Rrjetin me 5G

Vodafone Albania TIRANË- Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e frekuencave 3400-3800 MHz në ankandin e fundit të zh...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet