LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas reformës territoriale, Kamza me rritjen më të lartë të bizneseve me mbi 10 të punësuar, 20 bashki me rënie

Regjistri i bizneseve sipas bashkive tregon se gjatë 2014-2023 numri i bizneseve mbi 10 punonjës ka rënë dukshëm në disa bashki, ndërsa në disa të tjera është rritur duke treguar se shpërndarja e zhvillimi ka ndryshime të dukshme nga rajoni në rajon.

21 Qershor 2024, 11:29 Nga M.B
Pas reformës territoriale, Kamza me rritjen më të lartë
Foto ilustruese

TIRANA- Aktiviteti ekonomik është ulur ndjeshëm në disa bashki të vendit që pas konfigurimit të ri të reformës territoriale të vitit 2014. Regjistri i bizneseve sipas bashkive tregon se gjatë 2014-2023 numri i bizneseve mbi 10 punonjës ka rënë dukshëm në disa bashki, ndërsa në disa të tjera është rritur duke treguar se shpërndarja e zhvillimi ka ndryshime të dukshme nga rajoni në rajon.

Të dhëna të detajuara tregojnë se Kamza ishte bashkia me rritjen me të madhe të bizneseve mbi 10 të punësuar ndërmjet vitit 2014-2023 dhe në krahun tjetër, Bashkia e Këlcyrës kishte rënien më të madhe të bizneseve mbi 10 të punësuar. Kamza numëroi 180 subjekte mbi 10 të punësuar në vitin 2023 nga vetëm 80 të tilla në vitin 2014. Në këtë bashki janë transferuar një seri biznesesh fasone gjatë dekadës së fundit për shkak të taksave më të ulëta dhe fuqisë së re punëtore.

Pas Kamzës, numri i bizneseve me mbi 10 punonjës është rritur në Bashkinë e Vorës me 112% ndërmjet 2014-2023. E ndodhur në mes të Durrësit dhe Tiranës dhe në afërsi të Aeroportit të Rinasit dhe Portit të Durrësit, ngjitur me autostradën Vora është një lokacion i lakmuar për biznes. Saranda ishte bashkia e tretë me rritjen më të madhe të bizneseve me 10 punonjës. Në vitin 2023 numëroheshin 97 të tilla nga 48 që ishin në vitin 2024.

Më tej rritja më e madhe e bizneseve me mbi 10 punonjës ishte në bashkitë e Pustecit, Rrogozhinës, Himarës dhe Krujës dhe Lushnjës, Durrësit, Patosit, Cërrikut etj. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, rritja më e madhe në kategorinë e bizneseve me mbi 10 të punësuar ka ndodhur në qytetet që kanë zhvilluar industrinë fasone, industrinë e shërbimeve me turizmin dhe bujqësinë.

Nga ana tjetër, disa bashki të vogla që janë larg qendrave të mëdha urbane kanë shënuar rënie të bizneseve me 10 të punësuar. P.sh. në Bashkinë e Këlcyrës nuk ka asnjë biznes me mbi 10 punonjës, teksa në vitin 2014 ishin 12 të tilla. Në bashkinë e Poliçanit ka një rënie me 50%, pasi në vitin 2023 u numëruan vetëm 7 biznese të tilla nga 16 që ishin në vitin 2014.

Rënia e bizneseve me mbi 10 të punësuar ishte e fortë edhe në bashkitë e Fushë-Arrësit, Memaliajit, Delvinës, Skraparit, Skraparit, Mallakastrës dhe Kolonjës. E përbashkëta e këtyre bashkive që kanë pësuar rënie të bizneseve lidhet me faktin e rënies së popullsisë nga zhvendosjet e brendshme dhe emigrimin.

Në të gjithë vendin në vitin 2023 kishte 9365 ndërmarrje lokale me mbi 10 të punësuar. Bashkia e Tiranës ka numrin më të madh të bizneseve me 10 punonjës më 2023 me 4430 biznese me mbi 10 të punësuar, të cilat përbejnë me 47% të totalit të bizneseve me 2023 në këtë kategori. Më pas në renditje vijnë bashkitë e Durrësit, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit që kanë numrin më të madh të bizneseve mbi 10 punonjës./ Monitor

kamza

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!