Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kostot e larta të aktivitetit, pagesat e larta për mjekët, nevojat e vazhdueshme për investime dhe aftësia e ulët paguese e popullatës janë arsyet që japin operatorët për kthyeshmërinë e ulët të investimeve të mëdha në sistemin privat shëndetësor. Këtyre iu janë shtuar dhe zhvillimet demografike, si emigrimi dhe rënia e lindjeve.
TIRANË- Rreth 15 vite më parë nisën investimet e mëdha të spitaleve private në vend. Më i madhi ishte “Hygeia”, një investim me kapital grek, i nxitur nga shpenzimet e mëdha të shqiptarëve në Greqi për t’u kuruar, që u hap në 2007-n.
Në vitin 2006, kishte nisur aktivitetin dhe “Univers-Alb”, sot “Spitali Amerikan”, e më pas të tjerë si “Salus”, apo “Spitali gjerman”.
Por, këto biznese nuk rezultuan të suksesshme dhe vijuan të dilnin me humbje të mëdha edhe pas tre vitesh, kur përvoja globale tregon se spitalet private fillojnë e gjenerojnë fitime.
Në gusht të vitit 2018, grupi grek “Diagnostic and Therapeutic Center of Athens Hygeia” shiti spitalin “Hygeia” në Shqipëri, një investim prej rreth 60 milionë eurosh, tek “American Hospital” për vetëm 1 milion euro, ndërsa blerësi mori përsipër detyrimet e “Hygeia Hospital Tirana”, që arritën në atë kohë në 29.5 milionë euro në total.
“Hygeia” (sot “International Hospital”) po rezultonte me humbje të mëdha, që deri në vitin 2018 arritën në 2.7 miliardë lekë.
Pas vitit 2018, me ndryshimin e pronësisë, humbjet u reduktuan vazhdimisht për të rezultuar me fitim për herë të parë në 2023, në nivelin e 120 milionë lekëve, sipas të dhënave në bilanc, duke arritur pikën kritike të rentabilitetit (break even point), ku të ardhurat barazohen me shpenzimet, vetëm pas më shumë se një dekade. “International Hospital” (ish-Hygeia), raportoi 2.9 miliardë lekë të ardhura, me rritje 3.6% në vitin 2023.
“Spitali Amerikan” (American Hospital) është më i madhi në vend. Në vitin 2023 qarkulloi 5.4 miliardë lekë, me tkurrje 2.3% me bazë vjetore. Ky spital vijon të raportojë humbje, prej 236 mijë lekësh në vitin 2023, në ulje nga 364 milionë lekë vitin e mëparshëm.
“Spitali Amerikan” në dhjetor 2023 përthithi “International Hospital” i themeluar në 2007-n, të cilin e zotëronte 100% prej më se 7 vitesh dhe nga janari 2024 operojnë si një i vetëm.
Spitali “Salus” raportoi 662 milionë lekë të ardhura, me rritje 3.3%. Shoqëria vijon me humbje, që në 2023 ishin 62 milionë lekë, në të njëjtat nivele me një vit më parë.
“German Hospital International” kishte xhiro prej 539 milionë lekësh, me rritje 1.5%. Ky spital prej dy vitesh rezulton me fitime minimale, përkatësisht 5 milionë lekë në vitin 2022 dhe 15 milionë lekë në vitin 2023.
“Spitali Europian” u rrit me ritme pak më të përshpejtuara prej 7.4%, duke arritur një qarkullim vjetor prej 471 milionë lekësh. Shoqëria vijon të rezultojë me humbje të larta, prej 126 milionë lekësh.
Kostot e larta të aktivitetit, pagesat e larta për mjekët, nevojat e vazhdueshme për investime dhe aftësia e ulët paguese e popullatës janë arsyet që japin operatorët për kthyeshmërinë e ulët të investimeve të mëdha në sistemin privat shëndetësor. Këtyre iu janë shtuar dhe zhvillimet demografike, si emigrimi dhe rënia e lindjeve.
Sipas raportit vjetor të “International Hospital” (ish-Hygeia), i dyti më i madh në vend, faktorët kryesorë që ndikojnë në kërkesën për shërbime shëndetësore private janë
a) disponueshmëria e të ardhurave të konsumatorit, të kombinuara me çmimet e shërbimeve private;
b) zhvillimet demografike dhe sociale, karakteristika të tilla si mosha, standardi i jetesës dhe aksesi i pacientëve në shërbimet shëndetësore publike;
c) cilësia e shërbimeve infermierore të sektorit publik;
d) listat e gjata të pritjes, të vëzhguara gjatë procedurave të miratimit dhe kryerjes së ekzaminimeve të rëndësishme;
e) përdorimi i teknologjisë dhe
f) lindjet, ku vitet e fundit vihet re një tendencë rënëse, duke rezultuar në një rënie të ndjeshme të incidenteve në klinikat obstetrike të vendit.
Sipas deklarimeve të mëparshme të operatorëve, për arsye se shërbimet shëndetësore në sektorin privat paguhen plotësisht nga pacientët dhe të afërmit e tyre (out of pocket payment), pa kontribut nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në Shqipëri, dhe në kushtet kur aftësia paguese për këto shërbime është e ulët, me një inflacion në rritje në vitet e fundit, ka një presion për të mbajtur çmime të ulëta për këto shërbime, në krahasim me çmimet që paguhen në vende të tjera për të njëjtat shërbime.
Këto çmime nuk i justifikojnë kostot e rritura të këtyre shërbimeve, si për materialet që kryesisht importohen, edhe për kostot e rritura të stafit administrativ dhe mjekësor.
Ndonëse Shqipëria teorikisht ka shërbim falas për të gjithë, cilësia e tyre apo vonesa në shërbime nxit që shumë pacientë të drejtohen drejt spitaleve private, që duhet t’i paguajnë vetë.
Një raport i mëparshëm i Bankës Botërore ka bërë të ditur se shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë janë një barrë për 57% të shqiptarëve, përqindje që sipas Bankës është më e larta në Europë dhe në nivelin e vendeve me të ardhura të ulëta, si dhe shumë më e lartë se Europa Qendrore dhe vendet baltike, që e kanë këtë tregues në 23%.
Tregtimi me shumicë i barnave, një biznes më i mirë
Barnat njihen në teorinë ekonomike si shembulli tipik i kërkesës joelastike. Kjo do të thotë se sado që të rriten çmimet, apo të jenë të ardhurat e blerësit, kërkesa për to do të mbetet e pandryshueshme, ndryshe nga një produkt ushqimor p.sh., që mund t’i gjendet zëvendësuesi.
Depot farmaceutike janë gjithnjë në listën e më të mëdhenjve si sipas fitimeve, ashtu dhe të ardhurave.
Pjesa më e madhe e depove të mëdha farmaceutike panë një përmirësim të lehtë të normave të fitimit në vitin 2023, si rrjedhojë e zgjerimit të të ardhurave me ritme më të larta, sesa të shpenzimeve.
Normat e fitimit u luhatën nga 4% në 7%. Prodhuesi vendas i barnave, “Profarma”, ka një normë më të lartë, prej 16.7%./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Në lokalet e Tiranës apo në aeroporte është bërë e zakonshme të shohësh të h...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të de...
Seanca gjyqesore EKUADOR- Detaje të reja kanë dalë nga rrjeti shqiptar i trafikut të drogës në Ekuador. Mediat vendase shkrua...
TIRANË- Babai i Luisit, djalit të plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku humbi jetën 14-vjeçari M...
Foto Ilustruese TIRANË- Babai i djalit të plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku humbi jetën 14-vje&c...
Martin Can TIRANË- Vrasja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani tronditi mbarë opinion publik. Gjithashtu në vendin ku mbeti ...
Motra Tane SHKODËR- Një murale e re e bazuar në pikturën ikonike “Motra Tone” të Kolë Idromenos ka ngjallur debat...
Foto Ilustruese DURRËS- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se dy vëllez&eum...
Rebani Jaupi TIRANË- Zyrtari i Lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, ka zbuluar se fakte të reja po dalin në dritë ...
Rebani Jaupi TIRANË- Zyrtari i Lartë i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, është shprehur se nga kontrollet që kryejn&eu...