LIVE UPDATES
Aktualitet

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pamjet e publikuara tregojnë se ata që mbanin flamujt me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, si dhe një pankartë me mbishkrimin “451”, fillimisht u mblodhën para Fakultetit Juridik të Beogradit dhe, më pas, me një kolonë studentësh u drejtuan drejt Gjykatës Kushtetuese.

16 Janar 2025, 07:45 Nga r.ll
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
foto ilustruese

SERBI- Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të javës së kaluar. Në protestën e organizuar nga studentët, më 12 janar, u vunë re simbolet e disa organizatave të ekstremit të djathtë, si dhe flamuj të shumtë me hartën e Kosovës dhe me mesazhin “Nuk ka dorëzim”.

Duke analizuar pamjet dhe fotografitë, Radio Evropa e Lirë përcaktoi se flamujt në protestë u mbajtën nga anëtarë të degës së të rinjve të partisë opozitare parlamentare të krahut të djathtë, Partia e Re Demokratike e Serbisë (Novi DSS). Në protestë u vu re edhe një përfaqësues i ekstremit të djathtë “Klub 451”.

Pamjet e publikuara tregojnë se ata që mbanin flamujt me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, si dhe një pankartë me mbishkrimin “451”, fillimisht u mblodhën para Fakultetit Juridik të Beogradit dhe, më pas, me një kolonë studentësh u drejtuan drejt Gjykatës Kushtetuese.

“Klubi 451” i thirri nacionalistët në protestë

Në protestën e studentëve të mbajtur para Gjykatës Kushtetuese në Beograd u pa edhe një pankartë ku shkruhej “Rinia, Liria, Atdheu”, e nënshkruar nga shoqata e ekstremit të djathtë “Klub 451”. Në radhët e para të studentëve të mbledhur, Radio Evropa e Lirë identifikoi Zhelko Gërbiqin, anëtar i kësaj lëvizjeje ultra të djathtë.

Në profilin e tij në Facebook thuhet se ai është student në Fakultetin Juridik në Beograd. Gërbiq nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse “Klub 451” ka organizuar shkuarjen e anëtarëve të tij në tubimin protestues. Më 13 janar, “Klub 451” postoi një video nga protesta në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Në video dukeshin pankartat e diskutueshme, por jo edhe fytyrat e atyre që i mbanin ato.

Videoja u shoqërua me mesazhin: “E ardhmja është rinia dhe rinia është e ardhmja. Prandaj, është detyrë e çdo nacionalisti që të bëhet pjesë e së ardhmes së popullit të vet”. Shoqata “Klub 451” u regjistrua më 9 gusht të vitit 2021 dhe përfaqësues i saj ligjor është Marko Gajinoviq. Në statutin e saj, mes tjerash, thuhet se qëllimi i saj është ruajtja e kulturës dhe traditës serbe dhe evropiane, si dhe promovimi i tyre. Grupi është aktiv në rrjetin Telegram, ku kanali i tij numëron 1.625 anëtarë.

Nga 1.400 postimet e tij mund të konstatohet se ai kundërshton pavarësinë e Kosovës, mbështet shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës, kundërshton integrimin e refugjatëve dhe publikon mesazhe urrejtjeje ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Nga postimet e datës 10 janar në Telegram mund të shihet se grupi ka formuar edhe degë shtesë: “Rinia 451 Beograd” dhe “Rinia 451 Banja Lluka”. “Klubi 451” është i lidhur me grupet e ekstremit të djathtë “Zentropa Serbia” dhe “Fronti Kombëtar Serb”. Ai punon ngushtë edhe me disa organizata militante neo-naziste nga Evropa - “Casa Pound” në Itali, “Clermont Non Conforme” në Francë “Legio Hungaria” në Hungari. “Klubi 451” nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për komente në këtë temë.

Të rinjtë e Novi DSS-së me flamujt “Nuk ka dorëzim”

Siç mund të shihet në pamjet e publikuara, në protestën e studentëve para Gjykatës Kushtetuese në Beograd morën pjesë edhe përfaqësues të rinisë së Partisë së Re Demokratike të Serbisë. Në videot në dispozicion, REL-i identifikoi Vuk Marinoviqin, kryetari i rinisë së Novi DSS-së, Urosh Tomasheviqin, anëtar i Bordit ekzekutiv të rinisë së Novi DSS-së, dhe Nikolla Illiqin, i cili, sipas të dhënave në rrjetet sociale, është gjithashtu anëtar i rinisë së Novi DSS-së dhe student në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Në protestë, ata mbanin flamuj me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”. Kryetari i rinisë së Novi DSS-së, Vuk Marinoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se në protesta, masivisht, dalin anëtarë dhe aktivistë nga Partia e Re Demokratike e Serbisë.

“Disa studentë tanë të rinj i mbanin ata flamuj, të udhëhequr nga ideja se nuk ka asgjë më të natyrshme se të dalim para Gjykatës Kushtetuese me sloganet ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Nuk ka dorëzim’, sepse kështu e përcakton Kushtetuta, për respektimin e së cilës ne angazhohemi, ndërsa regjimi e shkel paturpësisht”, thotë Marinoviq.

Studentët që bllokojnë fakultetet në Serbi, njoftuan më 13 janar se “distancohen nga organizatat ekstremiste dhe simbolet e tyre”, e në asnjë mënyrë nga simbolet kombëtare, fetare dhe të garantuara me Kushtetutën e popullit serb.

Në një postim në rrjetin X, ata thanë se pas “polemikës” që shkaktoi deklarata e tyre e mëparshme për distancim nga organizatat ekstremiste, në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, “ndihen të detyruar ta sqarojnë atë deklaratë”.

Studentët që bllokojnë fakultetet, thanë më herët se “distancohen qartazi dhe pa mëdyshje nga organizatat ekstremiste dhe simbolet nacionaliste që u shfaqën gjatë protestave” më 12 janar.

“Prania e flamujve dhe pankartave të tyre në vijën e parë të protestave nuk është në përputhje me vlerat dhe synimet tona”, thuhet në deklaratë. Aty theksohet, po ashtu, se bllokadat nuk kanë agjendë ideologjike dhe se studentët nuk mbështesin asnjë formë separatizmi apo polarizimi në shoqëri. Një njoftim të veçantë në rrjetet sociale bëri edhe Fakulteti Filozofik i Universitetit të Beogradit.

Ai tha se i dënon “përpjekjet e organizatave naziste për t’i infiltruar protestat e studentëve”.

“Tradita e luftimit të nazizmit është diçka që e karakterizon popullin serb dhe, në përputhje me këtë, simpatizantët nazistë nuk kanë vend në protestat e studentëve”, thuhet në deklaratë.

Studentët që marrin pjesë në bllokimin e fakulteteve, u distancuan më herët edhe nga veprimet e të gjitha partive dhe organizatave politike. Që nga fillimi i bllokadave, ata insistuan që të valëviten vetëm flamujt kombëtarë të Serbisë dhe emblemat e fakulteteve. Në Serbi, më shumë se 60 fakultete në katër universitete shtetërore, disa rektorate dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar prej javësh.

Studentët në bllokadë kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, streha e të cilit u shemb në fund të vitit të kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave. Në mesin e kërkesave të tyre janë edhe heqja e akuzave ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve në protesta, si dhe ndjekja penale e përgjegjësve për tragjedinë në Novi Sad dhe e personave që rrahën studentë dhe profesorë gjatë protestave.

Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe u bëjnë thirrje studentëve që t’i hapin fakultetet. Akademikët, në anën tjetër, thonë se kërkesat janë plotësuar pjesërisht dhe se pezullimi i punës në fakultete do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesave./REL

protestat ne serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet