LIVE UPDATES
Aktualitet

Jo vetëm privatët, shoqëritë publike nuk paguajnë sigurimet shoqërore

Prej vitesh janë mbartur detyrime të pashlyera të cilat kanë ardhur në rritje e janë pasqyruar edhe në raportin e auditimit të KLSH që përfshin periudhën 2018-2021.

15 Janar 2025, 21:53 Nga E. D
Jo vetëm privatët, shoqëritë publike nuk paguajnë
foto ilustruese

TIRANË- Bashkia e Kurbinit ka krijuar detyrime të prapambetura ne ndërmarrjen e ujësjellësit tek sigurimet shoqërore. Prej vitesh janë mbartur detyrime të pashlyera të cilat kanë ardhur në rritje e janë pasqyruar edhe në raportin e auditimit të KLSH që përfshin periudhën 2018-2021.

Bashkia e si pasojë e gjendjes së vështirë financiare, UK Kurbin në mbyllje të periudhës ushtrimore ka krijuar detyrime edhe për zërin paga dhe sigurime, konkretisht në vlerën 3.141.225 lekë për paga dhe në vlerën 1.153.399 lekë për sigurime. Për këto të fundit, si pasojë e vonesave në shlyerjen e tyre, janë gjeneruar edhe gjoba në vlerën 393.660 lekë. Nga organet drejtuese të Shoqërisë nuk është kryer asnjëherë analizë në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me llogaritë debitore-kreditore.

Ky nuk është një fenomen i shkëputur por një situatë e përsëritur. Vonesat kanë sjellë gjoba të përsëritura ndaj kësaj shoqërie. Ky ndoshta nuk është rasti i evazionit të mirëfilltë. Por, nëse ndodh që një qytetar i dy punësuar apo profesionist i lirë të vonojë këto pagesa, atëherë atij i bllokohen llogaritë duke iu mohuar edhe minimumi jetik.

“Për arsye të vështirësisë financiare të UK Kurbin, pagesat dhe deklarimet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe e tatimit për të ardhurat e punonjësve janë kryer vazhdimisht me vonesë. Si pasojë UK Kurbin ka gjeneruar gjoba për vitin 2015-2017 në vlerën 1.352.928 lekë, nga të cilat në vitin 2018 janë trashëguar pa likuiduar 393.660 lekë

Debitore rezulton edhe Bashkia e Shkodrës e cila nuk ka shlyer detyrimet ndaj tatimeve. Kjo shoqëri nuk justifikon ndryshimet e bëra në strukturë, numrin e punonjësve, sistemin e pagesave, si dhe nuk ka marrë masa për menaxhimin e përmirësimin e situatës.

Detyrimet për sigurime shoqërore të paraqitura në bilanc për çdo vit pasqyrojnë llogaritjen e kontributeve për sigurime shoqërore e shëndetësore të pa likuiduara.

Së fundi, në 6 bashki u vendos rritja e çmimit të ujit. Mbetet për tu parë nëse do të ndikojë në performancën e këtyre shoqërive. Ne sollëm vetëm disa shembuj konkret pasi thuajse të gjitha këto ndërmarrje rezultojnë me borxhe ndaj skemës së kontributeve.

Referuar raporteve zyrtare, bën përshtypje fakti se akumulimet e detyrimeve janë të shtrira në më tepër se 1 dekadë nga këto shoqëri publike. Madje, zbulohet se shpesh kontributet nuk i kanë shlyer as institucionet.

Konstatojmë se mbetet shqetësuese gjendja tepër e lartë e debitorëve për kontribute të pa derdhura të trashëguar para vitit 2015 nga subjekte buxhetorë dhe jo buxhetor, çka tregon qartë se iniciativat e marra nuk kanë dhënë efektet e pritshme, pasi nuk ka ulur nivelin e debitorëve. Nga detyrimi përgjithshëm, 869.9 milion lekë janë kontribute të pa derdhura nga 492 subjekte buxhetore. Vlerën me të madhe të këtij detyrimi e kanë: Reparti ushtarak 4303, me detyrim 194 milionë lekë, Reparti ushtarak 4451, me detyrim 73 milionë lekë, Reparti ushtarak 4460, me detyrim 68 milionë lekë, Bashkia Kukës, me detyrim 43 milionë lekë, AKBN me detyrim 40 milionë lekë, ALUIZNI Tiranë me detyrim 34 milionë lekë.

Në Shqipëri ekzistojnë qindra ndërmarrje publike të cilat nuk kryejnë asnjë aktivitet, por vetëm shtojnë faturën ndaj buxhetit. Një fenomen i zbardhur në investigimin “Gropa e Kompanive Publike”. Mes tyre, krijohen detyrime kontributesh për punonjës që nuk bëjnë asgjë.

‘Ka gati 38 kompani publike shtetërore të cilat vetëm një pjesë e tyre mund të thuhet që kanë aktivitet normal siç është KESH, OSHEE ndërsa të gjithë kompanitë e tjera përfshirë edhe ndërmarrje prodhuese siç është fabrika e sheqerit në Maliq që nuk prodhon sheqer fabrikat e këpucëve apo tekstile qoftë për veshje ushtarake apo civile që nuk prodhojnë asgjë sepse të gjitha realizohen nëpërmjet tregut privat. Janë disa ndërmarrje që kanë ngelur të pashitura dhe nuk e kuptoj se përse autoritet publike nuk reduktojnë kostot’ u shpreh Selami Xhepa, ekspert ekonomie

Nëse ky që sapo shpjeguam nuk është evazion siç njihet nga ligji, pasojat i ka të njëjtat dhe ndodh me bekimin e zyrtarëve të shtetit.

Mes institucioneve me debi të mëdha renditen pjesa dërrmuese e bashkive të vendit. Gjatë vitit 2023 referuar të dhënave dhe një raporti për qeverisjen vendore të Institutit për Bashkitë e Shqipërisë rezulton se 14 nga 61 bashki kanë shtuar detyrimet e prapambetura./Top Channel

bashkia e kurbinit

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit