LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Prishtina mbylli dhjetëra institucione paralele të Serbisë – Beogradi anulon takimin për të zhdukurit në Bruksel

Zyrtarët në Kosovë thanë se gjatë një operacioni janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore paralele.

15 Janar 2025, 22:32 Nga DOSJA
VOA: Prishtina mbylli dhjetëra institucione paralele të Serbisë
foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet në Kosovë thanë të mërkurën se kanë mbyllur të gjitha institucionet paralele të Serbisë në dhjetë komuna një veprim ky që nxiti zemërimin e autoriteteve në Serbi që anuluan pjesëmarrjen në një takim në Bruksel në të cilin pritej të diskutohej për çështjen e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

Zyrtarët në Kosovë thanë se gjatë një operacioni janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore paralele.

Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se nga sot mbyllet kapitulli i institucioneve paralele. “Në Banjë e gjithandej në të gjitha pjesët tjera të Republikës së Kosovës objektet komunale, postat, zyrat tatimore dhe të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”, tha në një postim në rrjetet sociale.

“Këto institucione paralele kriminale të Serbisë nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, tha ndërkaq ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha në orët e pasdites se nuk e ka autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer kontrolle dhe bastisje, meqë nuk pari ndonjë kërkesë zyrtare për këtë çështje.

Policia e Kosovës tha përmes një komunikate se qëllimi i operacionit ishte vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe me kërkesën e ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ka ndihmuar zyrtarët e kësaj ministrie për ndërprerjen e veprimtarive të jashtëligjshme të këtyre institucioneve.

“Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ku varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren masat e mëtejme ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e policies.

Novak Zhiviç, i emëruar nga Beogradi si kryetar i autoritetit të përkohshëm të qytetit të Prishtinës, tha se në praninë e misioneve ndërkombëtare sot është ushtruar trysni ndaj popullit serb.

“Ata kanë dalë të na kapin, duan të na fusin frikën, ta dëbojnë këtë popull. Sot kanë ardhur dhe kanë mbyllur autoritetin e përkohshëm të qytetit të Prishtinës. (Albin) Kurti këtë po e bën në mes të fushatës elektorale, për të marrë disa pikë politike, ashtu si ndjekësit e tij. Ky është një turp i madh për komunitetin ndërkombëtar, për Bashkimin Evropian”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dënuan veprimet e Prishtinës

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet e qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia ndikojnë negativisht te qytetarët e Kosovës, serbët dhe komunitetet tjera si dhe mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t'iu bashkuar komunitetit euroatlantik.

Një zëdhënës i ambasadës tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se këto veprime që janë kundër këshillave tona më të mira, “dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për të ndihmuar Kosovën të sigurojë të ardhmen më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë njerëzit e saj”.

Bashkimi Evropian tha se mbyllja e strukturave të mbështetura nga Serbia, të kryera në mes të fushatës zgjedhore, bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit.

Brukseli zyrtar tha se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia parashikohet të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe se Kosova duhet të shfaqë dhe të qëndrojë në vazhdimësi me detyrimet e saj në kuadër të këtij dialogu.

Beogradi reagoi ashpër ndaj mbylljes së institucioneve paralele

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në një intervistë për televizionin B92 tha se terrori ndaj serbëve në Kosovë është i dukshëm ndërsa theksoi se shteti serb do të përkujdeset për qytetarët që kanë mbetur pa punë. Ai tha se së shpejti do të takohet me serbë nga Kosova, përfaqësues të Listës Serbe dhe përfaqësues të të gjitha organeve të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Marko Gjuriç tha se veprimet e sotme të bashkërenduara nga qeveria e (Albin) Kurtit, shënojnë një përshkallëzim të rrezikshëm. Ai shkroi në rrjetet sociale se këto veprime nuk janë vetëm një sulm ndaj institucioneve, por një përpjekje e hapur për të dëmtuar të drejtat kolektive dhe identitetin e serbëve në Kosovë.

Ai tha se këto janë veprime elektorale të Albin Kurtit, i cili sipas tij, po shpërfill të drejtat e njeriut duke shkelur marrëveshjet që kishin për qëllim mbrojtjen e paqes dhe bashkëjetesës. Ai kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të mos heshtë.

Kryenegociatori i Serbisë për bisedimet me Kosovën Petar Petkoviç, anuloi pjesëmarrjen në takimin inaugurues të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur, për shkak të siç tha situatës së krijuar në terren. Ai tha se tashmë të gjithëve u është e qartë përfshirë edhe Bashkimin Evropian se faji për këtë i bie Prishtinës dhe jo Beogradit.

Zyrtari serb tha se me këto veprime, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti "së pari po tregon se nuk i intereson dialogu, as Asociacioni i komunave serbe dhe asnjë serb që jeton në Kosovë”.

Kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për personat e zhdukur, Andin Hoti tha se takimi nuk u realizua për shkak të refuzimit të Serbisë. Prania e zotit Petkoviç në Bruksel shkroi ai në rrjetet sociale “është dëshmia më e qartë se pikërisht ai orkestroi dhe garantoi dështimin e takimit të paraparë, duke e kthyer një proces teknik jetik në një mjet të turpshëm të politizimit dhe obstruksionit”.

Zoti Hoti shkroi se arsyetimi i Serbisë për mospjesëmarrje në takim përveç që është banal është edhe i dëmshëm për procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur dhe nuk ka të bëjë asgjë me temën për të cilën janë thirrur në Bruksel.

I dëguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se është takuar ndaras me të dyja palët. “Kosova prezantoi përparësitë e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, shkroi zoti Lajçak.

Takimi i sotëm pritej të ishte i pari i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur, një muaj pasi kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, u pajtuan për zbatimin e deklaratës mbi personat e zhdukur, që ishte pjesë e marrëveshjes së arritur vitin 2023 në Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.

Në maj të vitit të 2023 udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë nëpërmjet së cilës u zotuan për “zbatimin e plotë të detyrimeve” për ndriçimin e fatit të rreth një mijë e 600 personave për të cilët nuk dihet asgjë edhe gati 26 vjet pas përfundimit të luftës./VOA

autoritetet në kosovë

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë