28 Nëntor 2024, 12:37
Nga ZH.LL
helikopteret
VLORË- Vlora, aty ku fokusohen festimet e Festës së Pavarësisë ka mbajtur sot ceremoninë e ngritjes së flamurit. Në kuadër të festimeve të 112-vjetorit të Pavarësisë, anijet e Forcës Detare dhe trupat e Regjimentit të Operacioneve Speciale kanë ofruar spektakël në qiellin e Vlorës.
Helikopterët e Forcës Ajrore kanë valëvitur flamurin kombëtar në qiellin e Vlorës, duke dhuruar pamje spektakolare për të gjithë të pranishmit që morën pjesën në ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka publikuar pamjet nga atmosfera në Vlorë. Në një postim në Facebook, Vengu shprehet se qytetarët e mbledhur sot në sheshet kryesore të Vlorës dëshmuan aftësitë dhe kapacitetet e trupave elitarë të Forcave tona të Armatosura.
“Forcat e Armatosura përshëndetën 112-vjetorin e Pavarësisë në qytetin e flamurit, aty ku helikopterët e Forcës Ajrore, anijet e Forcës Detare dhe trupat e Regjimentit të Operacioneve Speciale ofruan spektakël duke valëvitur flamurin kombëtar në qiellin e Vlorës.
Mijëra qytetarë të mbledhur në Sheshin e Flamurit, por edhe ata nga Lungomare, deri në Orikum, dëshmuan aftësitë dhe kapacitetet e trupave elitarë të Forcave tona të Armatosura, të cilët demonstruan në Gjirin e Vlorës edhe një operacion për marrjen nën kontroll të një anijeje të dyshuar, duke ndërhyrë nga deti me grupet e bordingut dhe ajri me trupat specialë dhe helikopterët Cougar e Black Hawk. Një ditë feste në qytetin e Pavarësisë”, shkruan Vengu.
vlore pirro vengu spektakel ne qiellin e vlores
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 12:31
pamje nga vendngjarja
SELANIK- Emigrantët shqiptarë në Selanik kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 12:38
M.B
Foto nga parada
TIRANA- Në Tiranë ditën e sotme po zhvillohet Parada e Shqiptarëve. Kjo paradë vjen për të dytin vit rad...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 12:03
E. D
foto ilustruese
BERAT- Tre persona janë arrestuar në Berat dhe pesë të tjerë janë vendosur në pranga pasi nxirrnin gur&e...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 12:01
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës po kryen një aksion antidrogë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Teksa aksio...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 12:08
I.A
Mario Perlleshaj dhe Martin Cani
TIRANË- Policia ka bërë një tjetër reagim për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 12:04
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Vrasja e Klaudio Prendit i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme. Bëhet me...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 11:46
ZH.LL
SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është përfshirë gjithashtu nga atmosfera festive kuq e zi. Në kremtimin e 112-viteve të Pav...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 11:33
E. D
Luis Meçja
TIRANË- 14-vjeçari i cili mbeti i plagosur në sherrin me thikë ku vdiq shoku i tij i ngushtë Martin Cani ...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 11:45
M.B
Foto ilustruese
KORAB- Dy turistë kanë humbur kontaktet gjatë një eksplorimi në bjeshkët e malit të Korabit në Dib&...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 11:40
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 55-vjeçar nga Gramshi është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi rezukton i dënuar me 2 vite...