LIVE UPDATES
Aktualitet

Ortak i kartelit Sinaloa! Luftar Hysa: Kam qenë kreu i PD në Cërrik, masakra e '97-s më çoi drejt Afrikës së Jugut tek Leka Zogu

Nga aty ai tregon se ka udhëtuar drejt Perusë me ëndrrën për tu futur në botën e lojërave të fatit, gjë që thotë se e ka bërë realitet.

20 Shtator 2022, 22:10 Nga F.M

Luftar Hysa

TIRANË- Luftar Hysa, një nga katër vëllezërit e akuzuar nga media meksikane "El Universal" si 'degë' të kartelit Sinaloa në Shqipëri, ka treguar se si i është futur biznesit të lojërave të fatit. I ftuar në 'Opinion", Hysa tha se është shkolluar në Shqipëri për inixhinieri dhe ka nisur karrierën e tij në politikë si kryetari i Partisë Demokratike në Cërrik. Por, ai shtoi se me ndodhjen e masakrës së Cërrikut në vitin 1997 është larguar nga Shqipëria në drejtim të Afrikës së Jugut. Nga aty ai tregon se ka udhëtuar drejt Perusë me ëndrrën për tu futur në botën e lojërave të fatit, gjë që thotë se e ka bërë realitet.

Pjesë nga intervista:

Hysa: Unë jetën time e kam filluar në vitin 1990 kur kam mbaruar inxhinierinë. Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1998.

Fevziu: Ku keni punuar nga viti 1990 deri në 1998?

Kam punuar drejtor Mekanik në TEC-in e Cërrikut dhe drejtor i drejtorisë së ujërave. Kam bërë jetë politike dhe kam qenë kryetar i PD-së Belshit në vitin 1991, kur është themeluar seksioni i PD-së në Belsh.

Fevziu: Si u larguat?

Hysa: Jam larguar në vitin 1998 me ngjarjet e vitit 1997 dhe një nga problemet madhore ka qenë masakra e famshme e Cërrikut. Vetëm familja ime e di që unë kam patur probleme dhe jam larguar drejt Afrikës së Jugut ku jetonin vëllezërit e mi.

Fevziu: Në çfarë periudhe kanë jetuar?

Hysa: Vëllai im jetonte që në vitin 1993 në Afrikën e Jugut. Dhe jemi takuar me ju në vitin 1999 sepse ju bëtë emisionin për Leka Zogun dhe njëkohësisht na takuat ne si komunitet shqiptarësh. Ishim shumë pak, një komunitet prej 20 vetësh.

Fevziu: Sa keni jetuar në Afrikë?

Hysa: Kam jetuar 2 vjet e 11 muaj ditë më ditë.

Fevziu: Nga Afrika e Jugut ku kaluat ?

Hysa: Nga Afrika e Jugut bashkë me dy partnerët e mi kam ikur në Peru, sepse donim të hapnim lojërat e fatit.

Fevziu: Kishit biznes lojërash fati në Afrikën e Jugut?

Hysa: Kishim biznes të lojërave të fatit. Perunë e gjetëm si vendin ku lejoheshin lojërat e fatit dhe atje kamn qëndruar nga viti 2001 deri në vitin 2004.

Një miku im që punonin që na shiste makinat e lojërave të fatit na tha që tregu po hapet në Mesikë. Dhe në atë kohë shkuam në Mesikë dhe filluam të operonim më Mesikë. Unë kam shkuar në mars të vitit 2004 në Mesikë.

Fevziu: Këto 14 vjet operoni në Mesikë?

Hysa: Operoj në Meksikë dhe jam qytetar meksikan nga viti 2016.

Fevziu: Familja juaj jeton në Meksikë?

Hysa: Familja ime jeton në Kanada.

Fevziu: Jeni dhe shtetas kanadez?

Hysa: Unë jam rezident kanadez, sepse nuk mund të mbaj më shumë se dy pasaporta.

Fevziu: Në çfarë zone të Meksikës jeni vendosur?

Hysa: Unë jetoj në Kankun në këtë moment. Bizneset e mia në Meksikë janë gjithandej. Partneri im vetëm është vëllai im.

Fevziu: Sa biznhese keni në Meksikë?

Hysa: Janë mbi 10 biznese, lojëra të fatit, restorantet, baret.

Luftar Hysa e Besnik Lulaj, që sipas mediave meksikane janë ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ kanë vizituar edhe zyrën e kryeministrit Edi Rama, gjë që dokumentohej dhe përmes fotove të publikuara ekskluzivisht nga Dosja.al më 4 tetor 2020. Vetë Rama ka mohuar të ketë lidhje me këtë grup famëkeq. Edhe vetë Luftar Hysa, deklaron se është biznesmen e intelektual e se e gjithë ajo që raportohet në mediat meksikane është një ‘luftë’ nga konkurrenca.

Çfarë raportonte media meksikane El Universal?

Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. El Universal shton te se ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.

luftar hysa lidhja e rames me sinaloat

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez