Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këshilli bën thirrje për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve izraelite, duke theksuar se Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të mbeten pjesë e pandashme e një shteti palestinez të pavarur në të ardhmen, pa vend për elementët terroristë të Hamasit.
TIRANE- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me nformacionet se Qeveria e Izraelit ka nisur një operacion për pushtimin ushtarak të qytetit të Gazës.
Në reagim shprehen më tej se vendosja e dhunshme e kolonëve hebrenj në territoret palestineze të Bregut Perëndimor konsiderohet si shkelje flagrante e ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare. Këto veprime, sipas tyre, tejkalojnë të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur dhe vetëm thellojnë katastrofën humanitare.
Këshilli i Ambasadorëve bën thirrje për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve izraelite, duke theksuar se Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të mbeten pjesë e pandashme e një shteti palestinez të pavarur në të ardhmen, pa vend për elementët terroristë të Hamasit.
Reagimi i plotë:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim për lajmin se Qeveria e Izraelit ka nisur operacionin për pushtimin ushtarak të qytetit të Gazës, një veprim që përbën jo vetëm shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të rezolutave përkatëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por mbart edhe rreziqe të jashtëzakonshme humanitare dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Shprehim gjithashtu shqetësimin për çdo ndryshim demografik apo territorial në Territoret e Pushtuara Palestineze, si në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.
Vendosjet me dhunë të kolonëve hebrej në territore palestineze në Bregun Perëndimor, me qëllim minimin e zgjidhjes “2 kombe, 2 shtete”, për të cilën është investuar fuqishëm bashkësia ndërkombëtare e që përbën të vetmen zgjidhje paqësore e të qëndrueshme në rajon, si dhe përpjekjet për të zhvendosur popullsinë civile palestineze nga tokat e tyre, përbëjnë gjithashtu shkelje flagrante të ligjit e të së drejtës ndërkombëtare.
Këto veprime e tejkalojnë të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur si dhe thellojnë edhe më tej katastrofën humanitare aktuale, për të cilën ka shprehur shqetësim të thellë i gjithë komuniteti ndërkombëtar.
Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të mbeten pjesë integrale e një Shteti Palestinez të pavarur në të ardhmen, ku nuk duhet të ketë më vend për terroristët e Hamasit, një shtet që bashkëjeton me dinjitet e në paqe me të gjithë fqinjët, në radhë të parë me Izraelin.
Ne, u bashkohemi thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e të gjithë të pengjeve izraelitë, që ndodhen ende në duart e terroristëve, dhe për sigurinë e ndihmës humanitare në shkallë të gjerë për popullsinë civile.
Respektimi i së drejtës ndërkombëtare, respektimi i rezolutave përkatëse të OKB-së, mbrojtja e civilëve, dhe zbatimi i zgjidhjes dy kombe, dy shtete, me garanci sigurie për Izraelin, përbëjnë bazat e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme.
deportimet BRITANI- Mediat e huaja kanë rikthyer sërish vëmendjen nga deportimi i shqiptarëve nga Britani në Shqipëri pas hyr...
foto ilustruese VLORË- Vatra e zjarrit në fshatin Akërni në Vlorë vijon ende aktive. Flakët në zonën e hidrovorit j...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të...
foto ilustruese TIRANË- Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vit, madje për herë ...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet ...
Foto TIRANË- Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndër...
Dhuna SHKODËR- Një skenë dhunë është regjistruar në qytetin e Shkodrës ku disa të rinj kanë dhunuar prona...
Foto VORË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se rreth orës 20...
Foto GREQI- Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos jan...
Foto TIRANË- Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të ...