LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacioni në Itali, SPAK risekuestroi eurot e priftit nga Polonia. 680 mijë € janë donacione apo para droge?

Fillimisht shuma financiare është sekuestruar në 14 nëntor 2024 nga prokuroria dhe Policia e Shkodrës, e cila kapi sasinë e eurove në pikën kufitare të Muriqanit, teksa një furgon tip “Benz-Mercedez” që drejtohej nga 54-vjeçari nga Lezha, Lefter Nelaj, do hynte në territorin Shqiptar së bashku me shumën e parave.

26 Maj 2026, 15:48 Nga Elton Qyno

Operacioni në Itali, SPAK risekuestroi eurot e priftit nga Polonia. 680

Një operacion rutinor i kryer mëngjesin e sotëm mes prokurorisë së posaçme SPAK dhe prokurorisë së Antimafias në Bari, ka çuar në sekuestrimin për herë të dytë të një shume financiare prej 680,595 euro, e cila ka dyshime të forta se i përket një prifti nga Polonia, i quajtur, Diakon Jacek Roman Bogacz.

Fillimisht shuma financiare është sekuestruar në 14 nëntor 2024 nga prokuroria dhe Policia e Shkodrës, e cila kapi sasinë e eurove në pikën kufitare të Muriqanit, teksa një furgon tip “Benz-Mercedez” që drejtohej nga 54-vjeçari nga Lezha, Lefter Nelaj, do hynte në territorin Shqiptar së bashku me shumën e parave.

Vlera prej 680,595 euro pretendohet se i përket një prifti nga Polonia, i quajtur Diakon Jacek Roman Bogacz, i cili është Famullitar i Shpirtit të Shenjtë të Kishës së Ritit të Vjetër Katolik, të ndodhur në rrugën “Slowackiego” 12 A,78-300,Swidwin, prefektuara Zachodniopomorskie, Poloni.

Kjo kishë dhe prifti i mësipërm, duket se ka bashkëpunim me një shoqatë bamirësie në Lezhë e quajtur “Calatrava”.

Ndërkohë nga ana tjetër SPAK, thotë se kjo shumë financiare prej 680 mijë euro, i përket klanit të trafikantëve të drogës në Itali, Igli Kamberi dhe Ergys Kastratit alias Bishja, organizata e të cilëve u godit mëngjesin e sotëm, duke çuar në disa arrestime, shpallje në kërkim dhe dhjetëra sekuestro.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se prej 2024 ndaj Lefter Nelaj nga fshati Fushë-Milot i Kurbinit, është hapur një dosje penale në Shkodër për akuzën e "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nelaj, ka qëndruar në burg për më shumë se 15 muaj, por në 16 shkurt 2026, gjyqtarja Irida Barkaj, vendosi të konstatojë humbjen e fuqisë së masës së sigurimit personal “Arrest me burg” për Lefter Nelaj dhe mbylljen e tij në masën e sigurimit “Arrest shtëpie”.

Hetimet ndaj tij vijojnë nga prokuroria e Shkodrës e cila mësohet të ketë dërguar dhe një letërporosi në Poloni, për të lokalizuar dhe mbledhur informacion rreth aktivitetit ekonomik, kriminal dhe profilit të priftit Famulltar të Kishës, Diakon Jacek Roman Bogacz.

Paralelisht me këtë hetime, tashmë ka ndërhyrë dhe SPAK i cili së bashku me prokurorinë e Barit, ka sekuestruar sasinë e parave prej 680,595 euro, duke e cilësuar këtë shumë financiare si të ardhura që kanë rrjedhur nga aktiviteti kriminal i një grupi kriminal.

Në dosjen e siguruar nga gazetari, Elton Qyno, jepet dhe dëshmia e personit të arrestuar, Lefter Nelaj, i cili është pyetur në 7 Mars 2025 dhe aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie”. Ai ka treguar se ka 2 apo 3 vite që shkon në Itali, Zvicër, Poloni me periudha 3 mujore për të punuar.

“...dy ditë para se të arrestohesha në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, më 12 nëntor 2024, kam shkuar në Itali, nëpërmjet Portit të Durrësit, me traget në linjën Durrës-Bari, me një automjet “Mercedes Benz”, modeli “VITO”, ngjyrë e zezë. Këtë mjet e kisha marrë me qëra rreth datës 11 ose 12 nëntor 2024. Arsyeja e shkuarjes time në Bari të Italisë, ka qënë me qëllim për të shkuar në një qendër tregtare në Bari, për të blerë disa sende të përdorura që shërbejnë për lokale, për organizim ceremonish dasmash ose mortore. Këto sende doja ti blija për vete për të punësuar veten për tu marrë në vazhdim me organizime të tilla ose për ti dhënë me qera. Kur kam shkuar tek qendra tregtare, kam parë se sendet që unë kërkoja ishin të shitura dhe jam nisur për në Trieste për të parë disa sende të tjera që mund ti blija për këtë qëllim...”-ka dëshmuar Lefter Nelaj.

Ndërkohë që Lefter Nelaj ishte në Itali, ai ka treguar se është telefonuar nga shtetasi polak Jacek Roman Bogacz, i cili është prift që merret me restaurimin e kishave të vjetra.

“...këtë shtetas unë e njoh prej disa vitesh pasi kam punuar në restaurim apo mirëmbajtje të kishave të vjetra. Kam punuar edhe në qytetin Poznal dhe Varshavë në vitin 2023. Unë kam edhe leje qëndrimi në shtetin Polak. Në telefon, kemi biseduar dhe e kam lënë që të takohesha në Trieste, pasi unë ishte në Itali. Prifti ndodhej në Itali, pasi prej rreth 3 muajsh merrej me restaurimin e kishave në këtë shtet. Gjatë takimit prifti Polak, më ka shprehur nëse kishte ndonjë njeri të besuar për të sjellë në Shqipëri një sasi parash “cash” për ti dërguar në qytetin e Lezhës, me qëllim për të restauruar kisha. Më ka sqaruar se paratë janë donacione nga njerëz të ndryshëm në Poloni, Itali, etj., që do përdoreshin për të restauruar kishat. Në bisedë e sipër unë i kam thënë se nëse ai (Prifti) donte, mund të kthehesha për në Shqipëri, që nesër dhe ti dërgoja vetë në Lezhë personalisht. Pasi ramë dakord, Prifti, më ka sjellë paratë të nesërmen në mëngjes rreth orës 6 tek një autogril në Trieste, në dalje të këtij qyteti....”-ka deklaruar në prokurori Lefter Nelaj.

Më tej ky i fundit ka vijuar dëshminë e tij duke treguar se:

”...Prifti, më ka thënë se ishte një shumë e madhe parash, rreth 700 mijë euro. Unë vetë nuk i ka numëruar kur i kam futur në makinë pasi ai mi ka dhënë në mirëbesim. Paratë, kanë qënë të paketuara dhe Prifti më ka thënë se janë prerje euro. Unë, për sigurinë e parave, pasi mund të pësoja aksident gjatë rrugës apo mund të mi grabisnin apo vidhnin, i kam futur vetë tek dyert e makinës me të cilën po udhëtoja, në pjesën e brendshme të dyerve...”.

Ndërkohë në 14 nëntor 2024, Lefter Nelaj është nisur për në Shqipëri. Ai ka udhëtuar nga Trieste në Slloveni, në Kroaci, në Mal të Zi dhe në PKK Muriqan në hyrje të Shqipërisë.

Pasi ka mbërritur në Muriqan, rreth orës 08:30 të darkës, nga kontrolloret e policisë janë konstatuar paratë në pjesën e brendshme të dyerve të automjetit.

Në automjet Lefter Nelaj, ka treguar se ka qenë i vetëm dhe nuk është shoqëruar nga askush. Sipas tij, ai ka punuar në Poloni si restaurues Kishash, në Varshavë dhe Poznan.

Sipas tij Priftin, Jacek Roman Bogacz, e ka njohur në Poloni në vitin 2023 pasi ai ka qënë si punëdhënës në punën e restaurimit të kishave.

Ai është prift dhe ka rol drejtuesi në kishën në Poloni. Ka pasur shoqëri me këtë person, ai e ka ndihmuar edhe me lejen e qëndrimit në Poloni.

Nuk e ka takuar në Shqipëri këtë person. Nuk i ka dhënë akt shkresor për paratë, por ai e dinte se dokumentacionin në lidhje me këto para do ti dërgonte shtetasi polak në Lezhë tek Delegacioni Katolik në Lezhë./SYRI.net

spak diakon jacek polonia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet