LIVE UPDATES
Aktualitet

Jumbo S.A. dhe Grupi BALFIN e zgjerojnë partneritetin ekskluziv në 11 tregje

26 Maj 2026, 12:37 Nga I.A
Jumbo S.A. dhe Grupi BALFIN e zgjerojnë partneritetin ekskluziv në 11
Jumbo

Pas Shqipërisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Moldavisë (hapet këtë vit), BALFIN Group merr ekskluzivitetin për operimin e Jumbo në Armeni, Azerbajxhan, Gjeorgji, Kazakistan, Ukrainë dhe Uzbekistan, si edhe për krijimin e një qendre të dedikuar logjistike në Kinë.

BALFIN Group dhe Jumbo S.A. kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike që zgjeron ndjeshëm partneritetin e tyre afatgjatë, duke i dhënë BALFIN të drejtat ekskluzive për operimin dhe zhvillimin e markës Jumbo në Armeni, Azerbajxhan, Gjeorgji, Kazakistan, Ukrainë dhe Uzbekistan. Në këtë mënyrë Jumbo dhe Grupi BALFIN forcojnë partneritetin mes tyre duke e shtrirë bashkëpunimin ekskluziv në formën e franchise në 11 shtete. Marrëveshja parashikon aplikimin e një modeli të ri operimi midis palëve. Sipas marrëveshjes së re, BALFIN do të menaxhojë në mënyrë të pavarur të gjithë zinxhirin e furnizimit për shtetet e reja. Grupi BALFIN do të ndërtojë një rrjet të integruar logjistik, të mbështetur nga qendra në Kinë dhe infrastruktura të dedikuara në rajonin e ri të operimit.

“Kjo marrëveshje është një dëshmi e kapaciteteve dhe ambicies që ekipi ynë ka ndërtuar gjatë më shumë se një dekade bashkëpunimi me Jumbo S.A. Zgjerimi i ekskluzivitetit në gjashtë tregje të reja, si edhe marrja e përgjegjësisë së plotë për zinxhirin logjistik deri te konsumatori final, përfaqëson një hap strategjik që e pozicionon BALFIN mes operatorëve
më ambiciozë të tregtisë me pakicë në rajon. Kjo pasqyron besimin që Jumbo S.A. ka tek ne, si edhe bindjen tonë për potencialin e rritjes në këto tregje,” tha Samir Mane, President i BALFIN Group.

Jumbo S.A. dhe Grupi BALFIN e zgjerojnë partneritetin ekskluziv në 11

Apostolos-Evangelos Vakakis, Themelues dhe Kryetar i Jumbo S.A., u shpreh: “Partneriteti ynë me BALFIN ka sjellë vazhdimisht rezultate të larta në çdo treg ku operojmë së bashku. Performanca, profesionalizmi dhe disiplina operacionale e ekipit të BALFIN na kanë dhënë besimin e plotë për t’u besuar atyre këtë territor shumë më të madh dhe menaxhimin e pavarur të zinxhirit të furnizimit. Jemi krenarë që zgjerojmë bashkëpunimin tonë në këto tregje të reja dinamike dhe mezi presim të sjellim eksperiencën Jumbo për miliona klientë të rinj.”

Marrëveshja e pozicionon Grupin BALFIN në qendër të një prej korridoreve më të rëndësishme strategjike të shitjes me pakicë dhe logjistikës që lidh Azinë me Evropën. Duke krijuar kapacitete të drejtpërdrejta të sigurimit të mallrave dhe shpërndarjes, BALFIN fiton më shumë fleksibilitet operativ. Zgjerimi pritet të nxisë krijimin e vendeve të reja të punës, investime në infrastrukturë dhe transferim të njohurive (know-how) në tregjet e reja operative, si dhe të forcojë lidhjet tregtare dhe komerciale midis Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian dhe rajonit më të gjerë Euroaziatik.

jumbo s.a. grupi balfin

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026