Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Organi i akuzës ka lëshuar urdhra ekzekutimi për masa sigurimi ndaj zyrtarëve të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) Bashkia Sarandë, punonjësve të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe biznesmenëve në fushën e ndërtimit.

TIRANË- Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurimi ndaj disa punonjësve policie, zyrtarë dhe biznesmenë për shpërdorim detyre në ndëtimet pa leje.
Organi i akuzës ka lëshuar urdhra ekzekutimi për masa sigurimi ndaj zyrtarëve të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) Bashkia Sarandë, punonjësve të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe biznesmenëve në fushën e ndërtimit.
Bëhet me dije se, aktualisht po punohet për ekzekutimit edhe të 8 masave të tjera të caktuara.
Njoftimi i Prokurorisë:
"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, lëshoi 12 urdhra ekzekutimi për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë’, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe ‘Ndërtimi i paligjshëm’ parashikuar nga nenet 248, 251, 25 dhe 50/h si dhe 199/a/4 të Kodit Penal.
Vendimi për caktimin e masave të sigurimit u dha për zyrtarë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë, punonjës të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe biznesmenë në fushën e ndërtimit, në vijim të hetimeve mbi procedimin penal nr.304 të vitit 2026.
Aktualisht u ekzekutuan masat e sigurimit për 4 prej personave nën hetim, konkretisht:
•B.T, me detyrë ish Shefi i Seksionit të Krimeve në Volum në Komisatriatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në shtëpi’, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës kryer më shumë se një herë;
•K.S, me detyrë Ndihmës specialisti i policimit në komunitet (inspektor) në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg’, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer më shumë se një herë;
•K.SH, me detyrë Ndihmës specialisti i policimit në komunitet (inspektor) në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer më shumë se një herë;
•A.P, pronar i Hotel “Oasis” ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg’, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’.
Aktualisht po punohet për ekzekutimit edhe të 8 masave të tjera të caktuara.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon hetimet për identifikimin e çdo rasti, dokumentimin e plotë të faktit penal dhe individualizimin e përgjegjësisë të çdo punonjësi të Komisatriatit të Policisë Sarandë por dhe çdo institucioni tjetër përgjegjës.", njoftoi Prokuroria./Dosja.al
Jumbo Pas Shqipërisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Moldavisë (hapet këtë vit), BALFIN Group me...
Francesco Diviesti Kush kishte dyshim deri sot, Antimafia Italiane e shprehu fort e qartë sot: Krimi shqiptare është Mafia mjaft e fuqishme....
ELBASAN- Regjisori Petri Bozo ka dëshmuar para autoriteve lidhur me aksidentin në Elbasan, ku humbi jetën 7-vjeçari. Në...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët me Antimaftian e Barit për të ...
TIRANË- Një prej prokurorëve italianë të Antimafias në Bari, Giuseppe Gatti është shprehur se, organiza...
Prokuroret ITALI- Një prej prokurorëve italianë të Antimafias në Bari ka dhënë detaje në lidhje me operac...
Prokuroria e Tiranes TIRANË- Prokuroria e Tiranës i dërgoi shkresë AKU-së, duke i kërkuar edhe rrethanat se çfarë...
ITALI- Drejtoria antimafia e Barit ka publikuar pamjet nga aksioni në bashkëpunim me SPAK ndaj grupi të strukturuar kriminal, të Igli Kamb...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodjan Braho zbardhi detaje në lidhje me aksionin e përbashkët që çoi në ekz...
Spak TIRANË- SPAK ka urdhëruar bllokimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunët...