LIVE UPDATES
Aktualitet

Megaoperacioni First Day/ Gjykata e Elbasanit jep masat e sigurisë për 30 personat, njëri prej tyre lihet i lirë

Bëhet me dije se 16 prej të arrestuarve janë lënë në "arrest me burg" nga gjykata, ndërsa shtatë të tjerë në "arrest shtëpie" dhe katër të tjerë në "detyrim paraqitjeje". 

11 Shtator 2025, 16:09 Nga E. D
Megaoperacioni First Day/ Gjykata e Elbasanit jep masat e sigurisë për
te arrestuarit

ELBASAN- Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë për 30 persona të ndaluar në operacionin “First Day”. Bëhet me dije se 17 persona janë lënë në “Arrest në burg”, për shkak të rrezikut të lartë të përsëritjes së veprës ose të pengimit të hetimeve. Ndërsa tetë persona janë lënë në “Arrest në shtëpi”, me detyrimin për të qëndruar të izoluar në banesë dhe në dispozicion të hetimeve.

Gjithashtu katër të tjerë janë lënë në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, një masë më e butë, në rastet kur nuk është konstatuar rrezikshmëri e lartë sociale. Ndërkohë 1 person është liruar, pasi gjykata rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe vlerësoi si të paligjshëm arrestimin e tij, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm, në mungesë të masave të tjera sigurimi. Të ndaluarit akuzohen kryesisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ndaj disa prej tyre janë ngritur edhe akuza të tjera, si armëmbajtje pa leje dhe trafik mallrash kontrabandë.

 

Njoftimi:

NJOFTIM PЁR SHTYP

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen nё kuadёr tё operacionit “First Day” në lidhje me kёrkesёn e Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr “Vleftësimin të ligjshëm të arrestimit/ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit’’.
Sot më datë 11.09.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në përfundim të gjykimit, vendosi:
1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:00 i shtetasit Sh.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sh.Sh., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

2. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:45 i shtetasit F.Th., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F.Th., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

3. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:39 i shtetasit M.Q., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit M.Q., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.Q. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

4. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit A.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit A.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

5. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit M.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

6. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:15 i shtetasit S.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit S.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit S.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

7. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:30 i shtetasit D.E., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit D.E., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit D.E. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

8. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:20 i shtetasit H.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim H.G., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

9. Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit G.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit G.T., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit G.T. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

10. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:37 i shtetasit P.Q., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit P.Q. të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit P.Q në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

11. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit Sh.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sh.B, i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}.

12. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:15 i shtetasit A.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit A.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

13. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:30 i shtetasit E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit E.S., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit E.S. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

14. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:15 i shtetasit B.G. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim B.G. i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

15. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:45 i shtetasit F.R., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F.R., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

16. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:15 i shtetasit M.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit M.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

17. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:20 i shtetasit I.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit I.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit I.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

18. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:30 i shtetasit K.Ç., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim K.Ç., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}.

19. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:00 i shtetasit P.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit P.T., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit P.T. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

20. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit K.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit K.K., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit K.K. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

21. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit K.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit K.H., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit K.H. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

22. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit A.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit A.K., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.K. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

23. – Arrestimi në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 14:00 i shtetasit L.Xh., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për caktimin ndaj shtetasit L.Xh. të masave të sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i shtetasit L.Xh. nëse ndaj tij nuk zbatohet ndonjë masë tjetër sigurimi “Arresti në burg” apo ekzekutim vendimi dënimi.

24. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 12:45 të shtetasit J.A., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
– Caktimin ndaj shtetasit J.A. të masës së sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dy herë në muaj, ditën e hënë të javës së dytë dhe të katërt të cdo muaji, ora 11:00.

25. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 09.00 të shtetasit V.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
– Caktimin ndaj shtetasit V.D. të masës së sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, një herë në muaj, ditën e hënë të javës së dytë, ora 11:30.

26. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 11:00 të shtetasit N.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
– Caktimin ndaj shtetasit N.D. të masës së sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dy herë në muaj, ditën e hënë të javës së dytë dhe të katërt të cdo muaji, ora 12:00.

27. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 13:40 të shtetasit A.T., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Tregëtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar përkatësisht nga nenet 178, 179, 283/1, 278/4 të Kodit Penal.
– Caktimin ndaj shtetasit A.T, të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.T. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

Fillimisht ishin 25 masa sigurie arrest me burg për tu ekzekutuar. Ndërkohë që gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 5 persona të tjerë, si edhe 1 tjetër është proceduar penalisht. Nga ky operacion, janë shpallur dhe 14 persona në kërkim, ndaj të cilëve vijon puna për arrestimin e tyre.

Operacioni u fokusua në goditjen e personave të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin e qarkut Elbasan, duke përfshirë qytetet Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe  laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane dhe 24 celularë./Dosja.al

gjykata e elbasanit operacionin \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik