1 Nëntor 2024, 20:58
Nga E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Dy ditë më parë, QSUNT njoftoi vënien në punë të aparatit të Brakiterapisë në spitalin onlologjik. Një veprim që rikthen trajtimin e pacientëve me këtë metodë, pas një mungese të gjatë. Gazetari Osman Stafa tregon se btakiterapia nuk ka funksionuar që prej vitit 2012 dhe për këtë arsye me qindra gra që kanë vuajtur nga kancerat gjinekologjikë kanë humbur një mundësi trajtimi.
Brakiterapia është një formë terapie me rrezatim, që përdoret për trajtimin e kancerit. Pajisja në fjalë funksionon përmes burimeve radioaktive, ku më së shumti përdoren iridiumi dhe kobalti. Në Shqipëri është përdorur më herët brakiterapia me iridium, që nuk ka funksionuar për disa vite me radhë për shkak të mungesës së burimit. Në këto kushte QSUNT ndryshoi strategjinë dhe për të rikthyer këtë shërbim u vendos që të sillte një burim të ri radioaktiv në Shqipëri, siç është cobalt 60.
Por në vend që gjërat të përmirësoheshin, këtu nisën disa problematika njëra pas tjetrës. Fillimisht, Shqipëria importoi një burim cobalt-60, si pjesë e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Pasi burimi I kobaltit mbërriti në vendin tonë, u mendua që do të vendosej në pajsijen e vjetër të brakiterapisë dhe menjëherë do të niste puna për funksionimin e saj. Por nuk ndodhi kështu, sepse pasi burimi mbërriti në vendin tonë, nga QSUNT u zbulua se pajsija e vjetër e brakiterapisë nuk mund ta mbante burimin e kobaltit.
Burimi i kobaltit u vendos në dhomën e brakiterapisë, ku mbahej më përpara edhe aparatura që funksiononte me iridium. Por për shkak të rrezatimit që përçon, kobalti duhet të ruhet në kushte specifike, në një bunker antiatomik me mure betoni, diçka krejt e ndryshme nga një dhomë me mure të zakonshëm, aspak e përshtatshme, në të cilën u konstuatuan rrjedhje të rrezatimit. Këtë gjë e konfirmoi për “Piranjat” edhe shefi i radioterapisë në spitalin Onkolgjik, Orges Spahiu. Madje ai u shpreh se derisa një ekspert i huaj provoi se pajisja e brakiterapisë përcillte rrezatim në dhomëm ku mbahej, askush nga QSUNT nuk ishte në dijeni.
“Më pas u mor vendimi nga drejtoria, që së bashku edhe me ekspertët që ky burim të kalojë në një bunker të posaçëm dhe me mbrojtjen e duhur në mënyrë që të bëhet funksional dhe të shërbente për trajtimin e pacientëve më tej”, tha Spahiu.
Në rastin më të mirë kjo do të ishte një mungesë informacioni nga QSUNT për trajtimin e sëmundjeve të kancerit me radioterapi. Sigurisht e patolerushme. Por në rastin më të keq, do të ishte një papërgjegjshmëri totale, që nëse nuk do të ishte një ekspert I huaj për të kontrolluar, pasojat në spitalin onkologjik për shkak të rrezatimit mund të ishin shumë të rënda.
Por skandali me brakiterapinë nuk përfundon këtu. Deri më sot nuk ka asnjë të dhënë të saktë se si kanë ardhur në Shqipëri burimi I kobaltit dhe pajsija e tij, a janë blerë me procedurë prokurimi nga vendi ynë apo janë donacion nga IAEA. Kur bëhet fjalë për këtë argument, QSUNT hesht, duke treguar mungesë transparence dhe duke ngritur dyshime të forta.
“Piranjat” kanë dërguar disa herë shkresa drejt këtij institucioni, ku kanë pyetur se cila është procedura e kontraktimit të aparaturës, nëse pajisja ka qenë donacion apo nëse jo, sa i ka kushtuar buxhetit të shtetit. Dhe përgjigja e vetme që kanë marrë është se kjo pajisje ka ardhur si pasojë e projekteve të përbashkëta që QSUNT ka me IAEA./PIRANJAT
qsunt piranajt
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 20:42
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një punonjës i policisë shqiptarë ka denoncuar një problem serioz që ka filluar në janar 20...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 18:23
r.ll
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra një punonjës policie në Gjirokastër, pas...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 17:55
E. D
pamje nga aksidenti
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin, në zonën e njohur si Guri i Kuq. M...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 17:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një konflikt ka ndodhur pasditen e sotme tek "Rruga e Elbasanit" në kryeqytet. Sipas burimeve për Dosja.al nj&e...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 16:36
r.ll
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me detajet e sekuestrimit të anijes me kontejnerët që përmbajn&eu...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 15:47
r.ll
elton qyno
TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka folur për mediat pas daljes së tij nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme....
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 14:28
ZH.LL
Flutura Basha
SHKODËR- Atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë ku humbën jetën 3 persona, mes tyre e...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 14:19
ZH.LL
Prokuroria Fier
FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dosjen për Altin Lamçen për veprën penale të &l...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 13:21
I.A
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka publikuar shifrat e Censit të vitit 2023, për godinat e banimit, sipas të cilave rezulton se n&e...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 13:12
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 34-vjeçar. Sipas uniformave blu, i riu akuzohet se ka p...