Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Situata në fshatin Braçanj është kthyer në një fushë beteje, me akuza dhe kundër akuza për kontrabandë. Emëruesi i përbashkët i kësaj situate është qëndrimi i veterinerit Baki Myrtullari, i cili ka bllokuar kafshët për kontrabandë dhe shkelje rregullash.
BRACANJ- Në fshatin Bracanj, Aveniri nuk është i vetmi person që ka pasur të njëjtin fat. Kushërinjtë e tij, Ilirian dhe Dashnor Kanina, kanë blerë viça bullgarë së bashku me të dhe tashmë i kanë të bllokuar.
“Unë kam blerë 3 viça me matrikullim bullgar. Aty ku i kemi blerë gjithmonë, te një tregtar nga Lushnja. Me duken se ndryshuan rregullat, a ligjet dhe nuk na i matrikulluan. Kemi ndjekur të njëjtën procedure si gjithmonë. Një veteriner, Baki Myrtullari, nuk pranoi të na i matrikullonte. Duke na hapur punë”, u shpreh veterineri, Dashnor Kanina
Dashnor Kanina, ashtu si Aveniri, ka blerë 3 viça me matrikullim bullgar nga tregtari nga Lushnja. Viçat me matrikullim BG 47008781; BG 47008093 dhe BG47010326 janë izoluar në fermën e tij.
“Nuk e di se çfarë te bej me viçat, pasi as nuk i shesim, as nuk bëjmë asgjë me to. Do t’i pres dhe i ha vete në familjen time. Nuk kam çfarë bej. Tregtari thotë se letrat janë në rregull, ndërsa veterineri i bllokoi. Nuk di te them se çfarë do te behet”, u shpreh veterineri, Dashnor Kanina
Fermerit tjetër Ilirian Kanina i është gjetur vetëm një viç me matrikullim bullgar BG 47010326. Ai nuk pranoi të prononcohej por, jashtë kamerave shigjetoi veterinerin e zonës për favorizime.
Situata në fshatin Braçanj është kthyer në një fushë beteje, me akuza dhe kundër akuza për kontrabandë. Emëruesi i përbashkët i kësaj situate është qëndrimi i veterinerit Baki Myrtullari, i cili ka bllokuar kafshët për kontrabandë dhe shkelje rregullash.
“Po, kam bllokuar viçat bullgarë sepse kam parë parregullsi të mëdha. Unë nuk mund të vendosja matrikujt shqiptarë, sepse i bie se do të shkoja vetë në burg për parregullsi. Konstatoj se kafshët nuk kanë certifikatën e origjinës, për mua ata janë kontrabandë”, u shpreh veterineri, Baki Myrtullari
Kjo do të thotë se mishi apo qumështi i këtyre kafshëve të pakontrolluara mund të konsiderohet i rrezikshëm për konsumatorin. Veterineri i shtetit, pjesë e sistemit, tregon ngërçin e situatës dhe atë që mund të ndodhë me këta fermerë.
“Çështja është delikate, pasi përveç se viçat janë bllokuar dhe këta fermerë nuk mund të bëjnë asgjë. Tashmë pritet që të ketë dhe gjobë për ta, të merren të gjitha masat dhe më pas të rregullohet në të mirë”, u shpreh veterineri, Baki Myrtullari
Situata nuk është kaq e thjeshtë sa paraqitet. Ashtu siç e pranuan fermerët vetë, kjo është hera e parë që viçat e tyre të ardhur nga jashtë vendit janë bllokuar. Pra, veç çështjes konkrete, hidhet dritë në rastet e mëparshme të abuzimeve që dëshmojnë problemet e hershme në sistem.
Diçka e tillë është shumë e rrezikshme, pasi mund të ndikojë dhe në përhapjen e epidemive, apo sëmundjeve të tjera të rrezikshme që mund të ndodhin për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara të kafshëve.
“Dy janë arsyet kryesore të mundësisë së përhapjes së sëmundjeve infektive të kafshëve. Lëvizjet e pakontrolluara të kafshëve, ose kontrabanda, sjell një rrezik shumë të madh, pasi nuk ka kontroll. Duke mos pasur kontroll ndodh që sëmundje të ndryshme, të mos izolohen. Kjo mund të ndikojë në përhapjen e tyre te kafshët e tjera, por ekziston rreziku të kalojnë dhe te njerëzit. Megjithatë nuk është e thënë të jenë vetëm te lëvizje të pakontrolluara, por dhe tek ato të kontrolluarat”, u shpreh Xhelil Koleci, Profesor i Sëmundjeve Infektive të kafshëve ‘Universitetit Bujqësor’./ Top Channel
Fermer DEVOLL- Ndodhemi në fshatin Braçanj, njësia Administrative Miras, në Devoll. Një lokalitet i vogël në juglindje...
Mjeku CAKRAN- Mjeku i përgjithshëm i familjes, Ylli Muçelli, punonjës i Qendrës Shëndetësore Cakran, në orar...
foto ilustruese ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar natën mes 15 shtator dhe 16 shtator, në Seregno, një...
Arbër Çepani TIRANË- Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani ka reaguar sërish përmes një story në Instagram...
Nazmi Selmani dhe Duka DURRËS- Presidenti i klubit të futbollit “Iliria”, Nazmi Selmani së bashku me nipin Petrit Selmani j...
Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani TIRANË- Bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë Gerti Bogdani ka reaguar sërish në...
Nazmi Selmani dhe Armand Duka DURRËS- Kryetari i klubit të futbollit “Iliria” i Fushë Krujës, Nazmi Selmani së ba...
Metjan Muço POGRADEC- Infermieri i Urgjencës së Spitalit të Pogradecit është arrestuar ditën e sotme. Mësohe...
Takimi TIRANË- Në Tiranë, shefat e Shtabeve të ushtrisë të vendeve të rajonit, pjesë të nismës SHBA-Karta...
pamje nga ngjarja DURRËS- Një aksident fatal ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor “Plepa-Shkozet”. Bëhet ...