LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do e kesh nga dhëmballa”, mjeku i bën eko veshke dhe i jep mjekimin gabim

Qytetarja ankohet për dhimbje veshkash dhe mjeku Muçelli, le qendrën shëndetësore dhe vjen i bën ekon, duke i dhënë edhe recetë, pasi thotë, se ka infeksion veshke.

18 Shtator 2024, 22:04 Nga N.F
“Do e kesh nga dhëmballa”, mjeku i bën eko veshke dhe i
Mjeku

CAKRAN- Mjeku i përgjithshëm i familjes, Ylli Muçelli, punonjës i Qendrës Shëndetësore Cakran, në orarin e punës kryen vizita të ndryshme, eko për organe të brendshme, në një ambient të përshtatur si klinikë, përbri qendrës shëndetësore.

Qytetarja në një denoncim në "STOP" shprehet se ankohet për dhimbje veshkash dhe mjeku Muçelli, le qendrën shëndetësore dhe vjen i bën ekon, duke i dhënë edhe recetë, pasi thotë, se ka infeksion veshke.

Stopi: Eko veshkash?

Punonjësja: Ta marr doktorin?

Stopi: Po, po merre! A nuk është këtu tani?

Punonjësja: Doktor Ylli!

Stopi: Po, por a vonon?

Punonjësja: Në spital është.

Stopi: Ku?

Punonjësja: Në spital. (Qendër shëndetësore)

Punonjësja: Alo! O doktor, hajde bëj një eko! Hajde!

Stopi: Doktor, si kalove?

Ylli Muçelli, mjek: Si jeni?

Stopi: Kam pasur shumë dhimbje, kriza…

Stopi: Po pse, nga se më shkaktohet ky infeksion i veshkës?

Ylli Muçelli, mjek: Do kesh ndonjë dhëmballë të prishur, ndonjë të mbushur, ke?

Stopi: Sa, të lutem?

Ylli Muçelli, mjek: 15!  ( 1500 lekë)

Pas kësaj, gazetari i “Stop” ballafaqohet drejtpërdrejt me mjekun Muçelli, i cili përgjigjet se ishte jashtë qendrës shëndetësore për një problem te dentisti.

Ylli Muçelli, mjek: Isha te dentisti. Shkova për të ndihmuar një pacient. Po, nuk kam, çfarë të them më.

Mjeku nuk është fare i specializuar për këtë dhe në një vizitë në Tiranë, qytetarja rezulton pa asnjë problem me veshkat.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, refuzon të japë shpjegime duke këmbëngulur, që mjekun e ka në punë e duke kaluar në sulm.


Tonin Xhelaj, drejtor: Mos ma ngri zërin mua ti.

Gazetari: Ti duhej të reagoje. U gjobite 10 milionë Lekë?

Tonin Xhelaj, drejtor: E ça do më bëjnë?

Gazetari: Ty të të vijë zor që mban këtë pozicion se je kaq i paaftë.

Tonin Xhelaj, drejtor: Turp t’ju vijë juve.

Gazetari: Ti je i paaftë.

Tonin Xhelaj, drejtor: Jam shumë i aftë. Të paaftë dhe hakmarrësa jeni ju. Nuk keni çfarë të më bëni mua.

Gazetari: Ne?

Tonin Xhelaj, drejtor: Se u shërbejmë këtyre?

Gazetari: Unë erdha për doktor Yllin që e ke në klinikë private në këto momente. Doktor Yllin ku e ke?

Tonin Xhelaj, drejtor: Në punë.

Gazetari: T’i tregoj videot ku ishte tani, te klinika private? Epo tani më paaftësi se kjo nuk ka dhe mbulim më kaq…

Tonin Xhelaj, drejtor: Po shihni mo çuna, traun në syrin tuaj, mos shihni qimen në syrin tim.

Gazetari: I ke mësuar mirë shprehjet popullore. Ti nuk je i aftë të drejtosh këtë qendër shëndetësore. Ti më mbulon mjekët mua që venë tani në privat. Pse? Atë e di ti.

Tonin Xhelaj, drejtor: Ai që ju solli këtu…

Gazetari: Kush na solli ne? Unë kam ardhur vetë këtu. Unë kam ardhur për doktor Yllin edhe njëherë tjetër. Shyqyr që ekzistojnë këta njerëzit që denoncojnë.

Tonin Xhelaj, drejtor: Çfarë denoncimi bëri?

Gazetari: Denoncojnë këto të palarat tuaja.

Tonin Xhelaj, drejtor: Që po u shërben pacientëve… Po ik tani.

Nga ana tjetër Vasil Bregu, Drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier, tha, se do të merren masa.

E në fakt për mjekun Muçelli nisi procedimi penal, ndërsa për të dhe drejtorin Xhelaj u mor masa e paralajmërimit për shkarkim nga detyra./ Klan Tv

mjek mjekim eko

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet