LIVE UPDATES
Aktualitet

Takimi SHBA-Karta e Adriatikut: Qëllim kryesor, integrimi i të gjitha vendeve aspirante të Evropës Juglindore në NATO

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher Cavoli, deklaroi se takimi i sotëm, ishte një mundësi për t’u angazhuar në dialog e për t’u përqëndruar “në këtë pjesë kritike të Europës”.

18 Shtator 2024, 18:45 Nga N.F
Takimi SHBA-Karta e Adriatikut: Qëllim kryesor, integrimi i të gjitha
Takimi

TIRANË- Në Tiranë, shefat e Shtabeve të ushtrisë të vendeve të rajonit, pjesë të nismës SHBA-Karta e Adriatikut theksuan sot se “Ballkani mbetet subjekt i ndikimeve malinje”. Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher Cavoli, deklaroi se takimi i sotëm, ishte një mundësi për t’u angazhuar në dialog e për t’u përqëndruar “në këtë pjesë kritike të Europës”.

Karta e Adriatikut përfshin si anëtare të saj 5 vende të Ballkanit, me Kosovën që ka statusin e vëshguesit, ndërsa Serbia nuk është pjesë e saj. Takimi i sotëm në Tiranë, i bashkëkryesuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare gjeneralmajor Arben Kingji dhe gjenerali amerikan Christopher Cavoli, pati në qendër rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto, si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës si dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit të Nato-s për vendet partnere, e po ashtu dhe zhvillimet në mjedisin e sigurisë me fokus rajonin e Ballkanit, të cilin gjenerali amerikan e përkufizoi si "një pjesë kritike të Europës".

Në fjalën e tij të shkurtër në hapje të konferencës ai tha se "vendet pjesmarrëse janë të gjitha të angazhuara për të cuar përpara parimet e Kartës së OKB dhe vlerave themelore të cilat për ne janë shumë të shtrenjta. Sot kjo është më e rëndësishme se kurrë”, nënvizoi ai.

Në deklaratën e përbashkët të takimit theksohet se “Ballkani Perëndimor mbetet subjekt i ndikimeve malinje, duke përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, të paraqitura nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë. Në këtë drejtim, vlerat demokratike, sundimi i ligjit, reformat e brendshme, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe gjithëpërfshirja janë jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik dhe ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të përparojmë drejt këtij qëllimi.”

Edhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë takimit u shpreh se “rajoni nuk duhet të mbetet peng i së shkuarës”, duke konsideruar “thelbësore që të tejkalohen problemet etnike, kulturore, e politike që kanë qenë vetëm shpesh burim konfliktesh në të shkuarën. Mësimet duhet t’i kemi nxjerrë, edhe pse shpeshherë, dëgjojmë zëra përçarës, “partnerë të vlerave perëndimore në deklarata, por idhtarë dhe shërbëtorë të dukshëm të luftës hibride të Lindjes”, në realitet dhe në praktikë. Këto zëra nxisin grupet ultra-nacionaliste e kriminale dhe vendosin në pikëpyetje shpesh stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë".

Për presidentin Bajram Begaj "bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një gur themeli për të gjitha përpjekjet tona. Falë këtij partneriteti strategjik, të qëndrueshëm e të fortë, ne kemi sigurinë dhe besimin se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i paqes dhe stabilitetit".

Si presidenti Begaj ashtu dhe ministri i Mbrojtjes Vengu, e Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Kingji, i mëshuan anëtarësimit të Kosovës në këtë nismë duke vlerësuar se një akt i tillë do t’i shërbente dhe më mirë sigurisë në rajon.

Ndërsa në deklaratën përfundimtare të takimit vihet në dukje se “integrimi në NATO i të gjitha vendeve aspirante në Evropën Juglindore është një nga qëllimet kryesore të Iniciativës. Në këtë kuptim, ne mbështesim politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe mbështesim aspiratat e vendeve aspirante të mbetura nga Evropa Juglindore drejt anëtarësimit në NATO, duke respektuar nevojën për dialog të brendshëm”./ VOA

takimi shba-karta e adriatikut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet