Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mediat italiane shkruajnë se në marshim ka marrë pjesë edhe djali i viktimës dhe Nikollaqit.
ITALIA- Një marshim u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tolentino të Italisë kundër dhunës së grave nga ngjarja që ndodhi disa ditë më parë ku shqiptarja Gentiana Hudhra u vra nga ish-bashkëshorti i saj Nikollaq Hudhra. Mediat italiane shkruajnë se në marshim ka marrë pjesë edhe djali i viktimës dhe Nikollaqit.
Ndërkohë, këshilltarja rajonale, Linda Elezi u shpreh se ligjet nuk janë të mjaftueshme për të shpëtuar Gentianën por duhet që të punojmë me ndërgjegjen për të respektuar veten. Elezi u shpreh se si institucione dhe si qytetarë duhet që të rimendojmë dhunën gjonore dhe duhet të bëhen thirrje të shpeshta për ndihmë.
“Si grua, si politikane, si shqiptare që e di mirë se sa i madh është shpirti i grave të vendit tim, e them me zë të lartë dhe qartë: ajo që vrau Gentianën, një grua dhe nënë shqiptare të vrarë nga burri i saj në Tolentino, ishte dashuria dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që dashuria të mos vrasë më kurrë. Ligjet nuk ishin të mjaftueshme për të shpëtuar Gentianën nga çmenduria që transmetohet si dashuri.
Doja t’i përqafoja fëmijët e Gentianës sepse nuk ka pikëllim më të madh se humbja e një nëne në duart e babait të saj. Nuk mund dhe nuk duhet të vdesësh sepse ke pasur forcën për t’u përballur dhe për të kapërcyer tmerrin, për të rindërtuar jetën tënde dhe atë të fëmijëve të tu, duke gjetur, me respektin dhe solidaritetin e të tjerëve, pak nga qetësia që të është rrëmbyer nga çmenduria.
Nuk mund të vdesësh sepse ke besuar, me forcën e dashurisë, se mund ta ndalosh tjetërsimin, dhunën, mizorinë që fati të ka vënë në rrugën tënde. Kjo është arsyeja pse nuk mjafton të mos qash më kurrë kur vdes një grua: duhet të punojmë që çdo ditë të jetohet me respekt për jetën në të gjitha nuancat e saj”, tha Linda Elezi.
Millan Radoiçiç PRISHTINË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar të mërkurën fletarrestime për Millan ...
Santiago Malko dhe Leonard Duka TIRANA- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
foto ilustruese VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi nj...
Foto ilustruese TIRANA- Një aksident ka ndodhur sot në Unazën e Madhe në Tiranë konkretisht në autostradën që ...
Edi Rama TIRANA- Lajmet për hapjen e kapitujve të negociatave kanë qenë të shumëreklamuara nga qeveria gjatë muajve...
Tirana TIRANA- Grupi i Ekspertëve të Këshillit të Evropës për Veprimet Kundër Trafikimit të Qenieve Njerë...
Foto TIRANË- Vit pas viti vdekshmëria si rrjedhojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut po rritet, duke pas...
Lidl TIRANË- Gjigandi gjerman i supermarketeve, Lidl, do të investojë 105 milionë euro në Shqipëri për ndërtimin e ...
Foto ELBASAN- Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan. Mësohet se i arrestuari ësht&e...
fatos tushe TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryet...