17 Mars 2026, 15:47
Nga Elton Qyno
Foto ilustruse
Durim Bami, do vijojë të qëndrojë në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë dhe për sigurinë e tij fizike, do kujdeset shërbimi policor i burgjeve pranë këtij institucioni.
Ky është vendimi i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila refuzoi kërkesën e të arrestuarit, Durim Bami, për tu transferuar në ambjentet e IEVP-ë Fushë-Krujë, zonë kjo ku influenca e Durim Bamit është e madhe.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se vendimi për refuzim të kërkesës për transferim vjen për shkaqe të ndryshme, ku më kryesorja është ajo e mosgarantimin të transportit çdo javë nga burgu i Fushë-Krujës në ambientet e Gjykatës së Posaçme SPAK.
Pikërisht në këtë gjykatë ndaj Durim Bamit dhe personave të tjerë ka filluar procesi gjyqësor, dhe nisur nga kjo situatë Bami, do të duhet të lëvizë thuajse çdo javë për tu përballur në gjyq me 3 akuzat e ngritura nga SPAK.
Por lëvizja e Bamit në një segment rrugor nga Fushë-Kruja, Nikla dhe Kamza drejt Tiranës, për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve është e pamundur logjistikisht, pasi të paktën duhen 28 gardianë dhe njëherësh patrulla policie.
Ndërsa qëndrimi i Durim Bamit, sipas burimeve të Drejtorisë së Burgjeve, nuk ka asnjë kosto për institucionin për shkak se nga ambientet e burgut Nr.313 nëpërmjet një tuneli nëntokësor, Bami, shoqërohet direkt në sallën e gjyqit.
Durim Bami, mbërriti në Shqipëri për shkak të një ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai u shoqërua në burgun Nr.313 në Tiranë.
Por një ditë më pas, Bami, përmes avokatit të tij, Ilir Murati, kërkoi transferimin e tij në paraburgimin e Fushë-Krujës, pasi qëndrimi në burgun e Tiranës i rrezikonte jetën për shkaqe se në të njëjtin burg ndodhet dhe Emiljano Shullazi, i cili ka dashur ta vrasë Bamin.
Kujtojmë se Durim Bami, është një nga anëtarët e bandës së Niklës. Ai u arrestua në Dubai në tetor të vitit 2024 dhe u ekstradua në Tiranë më 26 shkurt 2026.
Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Ai akuzohet se kishte organizuar dhe porositur vrasjen e mbetur te tentative e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa edhe ky i fundit dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur.
Njëherësh Durim Bami, akuzohet edhe për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e Hektor alias Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasit, dy miqtë e ngushtë të Ervis Martinaj./Syri.net
durim bami tiranë burg
Aktualitet
17 Mars 2026, 15:21
I.A
Viktimat e atentatit
TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Agjëncisë së Mbikqyrjes Policore Artjol Saliasi ë...
Aktualitet
17 Mars 2026, 15:08
E. D
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në lidhje me vendosjen e tritolit në automjetin e...
Aktualitet
17 Mars 2026, 15:06
E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Ylli Zalla ka arritur t’i shpëtojë një operacioni të policisë, të cilët kishte zbuluar ven...
Aktualitet
17 Mars 2026, 15:04
Elton Qyno
TIRANË- Një hetim i nisur në muajin Korrik 2025 nga prokuroria e Korçës, ku në fokus janë veprimet ligjore të ish-dr...
Aktualitet
17 Mars 2026, 15:03
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë të pabanuar në qytet...
Aktualitet
17 Mars 2026, 14:51
E.d
Foto ilustruse
MALËSI E MADHE- Policia ka arrestuar ditën e sotme një22-vjeçar në Malësin e Madhe. Ai u arrestua nga f...
Aktualitet
17 Mars 2026, 14:29
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur dy subjektet “Bonum” dhe “KMY” pasi konstatoi shke...
Aktualitet
17 Mars 2026, 14:28
D.S
"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen e huaj, S...
Aktualitet
17 Mars 2026, 13:53
D.S
TIRANË- Policia ka reaguar për aksidenti me vdekje mëngjesin e sotëm në bulevardin “Gjergj Fishta”. Uniformat blu b&...
Aktualitet
17 Mars 2026, 13:47
D.S
Hava Delibashi
TIRANË- Ish-zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Hava Deli...