Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të shokuar për vdekjen e papritur të 51-vjeçarit, të afërmit në fshatin Panahor të Mallakastrës, pohojnë se babai i tre fëmijëve nuk vuante nga probleme shëndetësore.
TIRANË- Ditën e sotme ndërroi jetë Simon Toska, 51-vjeçari i cili ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit. Sipas Drejtorisë së Policisë, Toska shfaqi probleme me shëndetin, ndaj u transportua për në spital, mirëpo për fat të keq ndërroi jetë rrugës.
Të shokuar për vdekjen e papritur të 51-vjeçarit, të afërmit në fshatin Panahor të Mallakastrës, pohojnë se babai i tre fëmijëve nuk vuante nga probleme shëndetësore. Ata pohojnë se lajmin e kanë marrë nëpërmjet një telefonate në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë njoftuar nga drejtoria e burgut.
“Kemi pasur hyrje dalje të vazhdueshme, Simoni ka qenë shumë djalë i mirë, jo se sot ndërroi jetë, por me plot gojë. Simoni kishte dy prindërit, motrën dhe dy vëllezërit, lajmi na erdhi shumë i hidhur. Është fatkeqësi, lajm i hidhur dhe për ne si bashkëfshatarë, nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje”, tregon një fqinj i familjes Toska.
“Kontaktin e fundit e kemi pasur para 3 ditësh, i kam çuar ushqime gjëra, ai ishte i dënuar me 7 vite burg, nuk e di të saktë. Në orën 4 e gjysmë të mëngjesit na lajmëruan dhe na thanë që është dërguar pa shenja jete në spital. Djalë më të mirë në fisin tonë atë kishim, nuk ishte njeri problematik. Për momentin familja nuk ka dyshime në lidhje me ngjarjen”, shprehet një prej familjarëve të Toskës.
“Ishte i martuar me 3 fëmijë, dy djem dhe një gocë. Na mori në telefon infermierja e spitalit të burgut, dhe iu kanë thënë ‘na la Simoni’. Asnjë prej familjarëve nuk di gjë më tej”, tregon një tjetër banor i fshatit./Dosja.al
Personat e perfshire ne ceshtje TIRANË- SYRI TV ka siguruar letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës, e cila kërkon inform...
Votimi elektronik TIRANË- Sot është kryer testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik për zgjedhjet e 1...
Ambulance POGRADEC- Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër në ambientet e një ba...
foto ilustruese BRITANIA E MADHE- Një 49-vjeçar shqiptar, Aleks B., rrezikon 6 vite burg, pasi akuzohet se trafikonte klandestinë dr...
Komisariti i Policise Librazhd LIBRAZHD- Policia në Librazhd ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar, pasi gjatë natë...
Petrit dhe Leke Vuksani TIRANË- Ky është momenti kur autori i vrasjes së Petrit Vuksanit, Lekë Vuksani del nga banesa pasi ka krye...
Ardian Nikulaj LEZHË- Dy prokurorë anglezë kanë mbërritur ditën e sotme në Lezhë për të hetuar mbi vrasje...
Policia TIRANË- Endrit Sinaj është shqiptari i cili mbeti i vrarë në Spanjë, pasi u qëllua me armë zjarri në z...
Policia SPANJË-Endrit Sinaj, i cili u vra me armë zjarri në Spanjë, u dërgua në derën e urgjencës nga një shqi...
Mjeket TIRANË- Mjekët e familjes ishin në pritje të rritjes së pagës ashtu siç u premtua nga kryeministri Edi Rama. Mi...