LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuk duan apo nuk u leverdis të punojnë tokën? Supertaksa nuk i jep dot përgjigje kësaj pyetje

Amullia e politikave fiskale, kostot e larta dhe aksesi i kufizuar në tregje janë, sipas tyre, shkaktarët kryesorë pse ngastrat po lihen djerrë.

9 Nëntor 2022, 15:40 Nga k.m.
Nuk duan apo nuk u leverdis të punojnë tokën? Supertaksa nuk i
Foto ilustruese

TIRANË- Supertaksimi i reklamuar së fundmi nga kryeministri për fermerët që po i lënë tokat djerrë i ka ndarë në dy kahe ekspertët e bujqësisë. Por, përpara se këto deklarata të kthehen në vendime, ata parimisht bien dakord që duhet të ndalemi fillimisht tek arsyet që e kanë nxitur këtë fenomen dhe të merremi me trajtimin e tyre. Amullia e politikave fiskale, kostot e larta dhe aksesi i kufizuar në tregje janë, sipas tyre, shkaktarët kryesorë pse ngastrat po lihen djerrë.

Ekspertët thonë se ndryshe nga vendet perëndimore por edhe ata të rajonit që u kanë paraprirë këtyre pasigurive dhe largimit të fermerëve, në Shqipëri edhe subvencionet janë të pamjaftueshme, një tjetër arsye që sipas tyre nxit lënien e tokave djerrë. Eduart Sharka, kreu në detyrë i Shoqatës së Fermerëve, thotë se kjo është mënyrë e gabuar pasi është provuar që gjithmonë sanksionet sjellin boomerang.  

“Thelbi i problemit është se shkaku i tokave djerrë nuk është mungesa e vullnetit. Kjo taksë do bënte punë në rast se do të kishim njerëz që kanë të ardhura dhe biznese të tjera dhe e lënë tokën djerrë. Por, shkaku kryesor është mungesa e interesit ekonomik.

Të gjithë ata që e kanë punuar nuk shohin rezultat, çmimet e inputeve kanë arritur kulmin dhe kostoja e prodhimit është shumë e lartë. Ne kemi fermerë që erdhën, sollën remitancat, sollën kapital human dhe teknologji nga vendet që erdhën, dhe tani po ikin sepse bujqësia nuk është kompetitive”, thotë Sharka për Gazetasi.al duke i mëshuar faktit që ky supertaksim është antikushtetues pasi kushtetuta të detyron për taksim të drejtë dhe të ndershëm.

Ai shton më tej se lidhur me dhënien e tokës me qira, aktualisht në treg mungon kërkesa dhe jo oferta.

“Kush nuk do të japë tokën me qira dhe të fitojë të ardhura? Problemi është që ka mungesë të theksuar kërkese. Supertaksimi do të kishte kuptim nëse do të kishim situatën e kundërt. Tabelat për dhënien me qira janë të shumta kudo por qiramarrësit nuk janë aty”, citon Sharka për Gazetasi.al.

“Edhe cilësia që në prodhojmë nuk shkon në tregjet ku do merrte vlerën e shtuar por shkon në tregje rajonale që janë tregje me çmime të ulëta dhe i bie që fitimi është shumë i vogël. Duhet të ketë më shumë vëmendje në këtë drejtim që fermerët të marrin mbrapsht fitimin e tyre”, vijon më tej Sharka.

Por, ndryshe nga ai, Ilir Pilku, gjithashtu ekspert bujqësie, thotë për Gazetasi.al se tashmë jemi në tregti të lirë ku tregjet nuk t’i përcakton shteti por fermerët duhet të kooperojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që të shesin me çmim më të lartë produktet e tyre.

“Vendosja e një ligji të tillë nga kryeministri kërkon një rishikim të akteve ligjore dhe nënligjore për ta bërë funksionale. Unë mendoj që është një ide e drejtë taksimi i tokës, madje unë i shkoj edhe më përtej jo vetëm për ata që nuk e punojnë por edhe ata që nuk paguajnë taksën e tokës.

Është problem mospagimi i taksave në pushtetin lokal, 8 mijë lekë të reja në vit për çdo sipërfaqe që kanë në dispozicion. Aktet ligjore duhet të shikohen në mënyrë që vendimmarrja që do bëhet të jetë konform ligjeve dhe të ketë funksionalitet dhe jo të mbetet thjesht një ligj detyrues”, thotë ai për Gazetasi.al.

Sipërfaqet e mbjella në serat e Myzeqesë kanë rënë me mbi 25% sipas të dhënave të terrenit të grumbulluara nga fermerët, eksportuesit dhe tregtarët e inputeve.

“Në Itali e gjithë shtresa e popullsisë që ka biznese dhe të ardhura mbi mesataren, taksohen vetëm me nivelin bazë nëse nuk e punojnë tokën e tyre. Atje kush e punon tokën nuk paguan asnjë lloj takse por nuk është se u vihet taksë dyfishe apo trefishe. Edhe fermerët tanë e paguajnë një taksë bazë, një supertaksim do shkonte deri në kufijtë e groteskut”, vijon më tej Sharka për Gazetasi.al.

Në Lituani, fermerët që e punojnë tokën paguajnë 35% më pak taksë për tokën, ndërsa në disa shtete në SHBA ka lehtësi në taksim. Ndërsa së fundmi edhe Malta po konsideron të taksojë tokën e papërdorur. Por sipas ekspertëve rastin e Shqipërisë nuk mund ta krahasojmë me asnjë vend tjetër pasi sipas tyre aktualisht ajo ofron mbështetjen më të ulët direkte për fermerët ndryshe edhe nga çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor.

Aktualisht sipas Agim Rrapajt, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, toka bujqësore në Shqipëri sa po vjen e po degradohet.

Rrapaj thotë se Shqipëria ka më shumë se 110 HA tokë pa zot e cila rrjedhimisht ngelet djerrë si dhe 100 mijë HA të tjera që nuk punohen dhe mbeten sërish djerrë.

“Tokat djerrë janë një plagë e Shqipërisë dhe supertaksimi do të ishte si të vendosësh dorën mbi  këtë plagë”, thotë ai./GazetaSi

supertaksa per token edi rama fermeret ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari