LIVE UPDATES
Aktualitet

Një angleze e dy rumune, 3 femrat që “lanë” me euro Adem Metkolën, zbardhet dosja

Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS për shtetasin Adem Metkola ka rezultuar se në  24 shkurt 2007 është kthyer nga autoritetet britanike si person deportiv. Në vitin 2014 ndaj tij është depozituar kallëzim penal nga Ermira Dervishaj, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

10 Maj 2024, 19:06 Nga B.Z
Një angleze e dy rumune, 3 femrat që “lanë” me euro
Adem Metkola

TIRANË - Nuk është vetëm një shtetase angleze që ka dërguar në dhjetëra transferta bankare euro dhe paund në adresë të Adem Metkolës, por nga verifikimet e kryera nga “Ora News” rezultojnë dhe dy shtetase Rumune.

Adem Metkola, një person me të kaluar të dyshimtë në Britaninë e Madhe dhe i deportuar nga ky shtet duke u riatdhesuar në Shqipëri, rezulton të ketë përfituar shumat e eurove nga dy shtetase Rumune dhe një angleze.

“Ora News” ka zbuluar emrat tre grave dërguese të parave në adresë të Metkoklës dhe gruas së tij, Arjan Xhika, të cilët janë Rumunia, Iulia Radu, Anxhela Fomina dhe anglezia Carolyn Perry.

Vetëm dy sipërfaqe toke prej 2 mijë metër Adem Metkola i ka blerë kundrejt 320 mijë euro, ku në bashkëpronësi është dhe Carolyn Patricia Perry.

Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS për shtetasin Adem Metkola ka rezultuar se në  24 shkurt 2007 është kthyer nga autoritetet britanike si person deportiv. Në vitin 2014 ndaj tij është depozituar kallëzim penal nga Ermira Dervishaj, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno thuhet se:

”...nga informacionet e marra mbi këto shtetase ka rezultuar se shtetasja rumune Iulia Radu është kontrolluar nga policia e Peruxhas më 13 Prill 2016, në automjetin e saj me targa CD 091 XS, së bashku me personat që kanë qenë me të në automjet. Në datën 15 dhjetor 2015 është kontrolluar nga karabinierët e Aurisinas, në Itali...”.

Ndërsa gruaja tjetër dërguese e eurove në Shqipëri, Anxhela Fomina është shoqëruar nga policia italiane dhe i janë marrë gjurmët e gishtave për procedura të mëtejshme hetimore.

“...lidhur me shtetasen angleze Carolyn Perry, i hetuari Adem Metkola ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij, prej saj kanë qenë kapari për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi...”-thuhet në dosjen hetimore.

Ndërkohë nga informacioni i marrë nga zyra e gjendjes civile, ka rezultuar se Adem Metkola rezulton të jetë divorcuar fiktivisht me gruan e tij Arjana Xhika, por me këtë të fundit kanë vijuar transfertat si dhe kanë lindur vajzat e tyre, K.M dhe I.M., në vitet 2009 dhe 2010.

Po ashtu në vitet 2018-2019 kanë hyrje-dalje me të njëjtin automjet dhe në të njëjtat data. Arjana është e punësuar në aktivitetin tregtar të Ademit për periudhën 2020-2023, me një pagë mujore që

Të dy personat, Arjana Xhika dhe Adem Metkola disponojnë disa llogari në euro dhe në pound, në të cilat janë bërë dërgesa parash nga shtetaset e huaja.

Gjithashtu nga verifikimet e kryera në regjistrin noterial ka rezultuar se Adem Metkola, ka lidhur ndër vite disa kontrata noteriale shitje dhe blerje, si dhe ka nënshkruar edhe disa deklarate njohje detyrimi, ku shtetas të ndryshëm njohin detyrimet e marra tek ky shtetas, përmes skemës së fajdeve.

 Po ashtu policia kriminale ka marrë në rrugë operative informacione se ky shtetas disponon disa pasuri të paluajtshme të llojit truall si dhe ka disa automjete të regjistruara në emrin e tij dhe të familjarëve të tij. Këto pasuri nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet mbi burimin e krijimit të tyre.

Ndër të tjera nga hetimi i kryer deri më tani ka rezultuar se Adem Metkola, si dhe ish bashkëshortja e tij Arjana Metkola (Xhika) kanë kryer disa transferta bankare me vlera të konsiderueshme dhe të pajustifikuara, të dyshuara që prejardhjen e kanë nga veprimtari të paligjshme të kryera nga shtetas në Angli.

Nga dokumentacioni i administruar deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se në llogaritë e çiftit Metkola, në bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë për periudhat 2007-2008, 2015-2016 dhe 2020-2023 kanë mbërritur disa transferta në vlera të konsiderueshme.

Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje.

Transfertat bankare në llogaritë e tyre janë bërë pa përshkrim veprimi. Dërguese të fondeve kanë qenë shtetaset e huaja Iulia Radu, Anxhela Fomina dhe Carolyn Perry.

Nga ana tjetër është provuar nga këqyrja e sistemit TIMS se shtetasit shtetasi Adem Metkola është kthyer si “deportiv”, në vitin 2007 nga Britania e Madhe, ndërsa ish - bashkëshortja e tij nuk ka qenë kurrë në këtë shtet.

Këto fakte mbështesin edhe më shumë dyshimin se prej të dyve këtyre shtetasve në bashkëpunim mes njëri tjetrin është duke u kryer veprimtaria e paligjshme e pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet mbajtjes së kontakteve me këta shtetas të huaj. 

Nga ana tjetër është provuar deri më tani se  lidhur me shtetasen Carolyn Perry, shtetasi Adem Metkola ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij prej saj kanë qenë kapari për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik, ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi.

Rezulton se mbi pasuritë me numër 464/30 dhe 464/17 ndodhur në ZK 1574, Currila, bashkia Durrës, është duke u zhvilluar objekti hotel me 3 kt, për ndërtimin e të cilit është miratuar leje e ndërtimit Nr.486 Prot., datë 30.01.2024 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, në emër të shtetasve Adem Metkola dhe Carolyn Patricia Perry.

Paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme ai dhe ish bashkëshortja e tij, dyshohet se i kanë investuar në blerjen e pronave, në vende të ndryshme, në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale./Ora News

adem metkola hetime llogari banka

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari