6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Pas përfundimit të studimeve është pajisur me diplomë, ka marrë dhe licencën dhe ka punuar si infermier.
TIRANË- Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan është drejtuar një ish-student i Universiteti UFO, sot Albanian University. Në vitin 2010 ai ka filluar studimet për “Infermieri të Përgjithshme” në filialin e Beratit.
Pas përfundimit të studimeve është pajisur me diplomë, ka marrë dhe licencën dhe ka punuar si infermier. Në vitin 2016, denoncuesi ka nisur “Masterin” për “Infermieri Kirurgjikale” dhe nuk ka arritur që nga viti 2017 të pajiset me diplomë, pasi nuk është matrikuluar. Përgjigja që ka marrë është se nuk i njihet as cikli i parë i studimeve.
Denoncuesi: Në vitin 2010 kam filluar programin e studimeve 3 vite Bachelor në Berat, Albanian University në programin “Infermieri e Përgjithshme”. Jam diplomuar, kam marrë diplomën, urdhrin e infermierit, jam i licencuar dhe në vitin 2015 kam nisur punën në profesion dhe më pas mendova që të bëj një Master, si gjithmonë këtu tek “UFO” në Tiranë. Më pas, e përfundova dhe Masterin 1 vit. Në 2017 e përfundova dhe dhashë pagesat e çdo gjë e bëra në kohë. Në 2017-ën më thonë që nuk e merr dot diplomën e Masterit sepse ke probleme me dokumentacionin. Interesohem që si është problemi? Më thonë që sistemi të ka harruar dhe nuk të ka nxjerrë numër matrikuli në ministri. Më pas, u interesova me e-mail në zyrën e “Bashkëqeverisjes”, të cilët më kthejnë përgjigje që nuk e merr dot diplomën e Masterit sepse e ke të pavlefshëm Bachelorin. Dua që të gjej një zgjidhje sepse kam bërë të gjithë atë sakrificë dhe dua të marr diplomën sepse jetoj dhe jashtë shtetit dhe duhet të fus dhe dokumentat për ta konvertuar, të njihem dhe atje sipas ligjit.
Qytetari ka kërkuar një zgjidhje nga universiteti, por administratorja i ofron zgjidhjen e çuditshme që të bëjë një tjetër fakultet “Bachelor” për Fizioterapi dhe pastaj të manovrojnë për ta matrikuluar edhe për “Master”.
Administratorja Lorena Bandilli: Ti mund të vazhdosh një program tjetër studimi, që më pas të regjistrohesh në Master, në çdo program, që të intereson. Nëse je dakord të bëjmë ekuivalentim të lëndëve.
Denoncuesi: Të filloj Fizoterapi?
Administratorja Lorena Bandilli: Po!
Administratorja Lorena Bandilli: Okej! Thjeshtë për t’u regjistruar në programin e studimeve. Do jesh i fituar, sepse merr dy profesione të ndryshme nga njëri-tjetri, që dhe brenda vendit dhe jashtë vendit mund të përdoren. Do kesh dhe diplomën Master, që ti e ke bërë.
Denoncuesi: Ja e pranova këtë, unë do jem jashtë…
Administratorja Lorena Bandilli: Po mirë mo, do të jesh jashtë. Pjesa më e madhe e detyrimeve (pjesëmarrje në leksione, seminare) do të njihen, pjesa tjetër, do arrijmë në një bashkëpunim, që t’i shlyesh, ashtu siç duhet në të gjitha…
Denoncuesi: Detyrime nga ana ime (Financiare)?
Administratorja Lorena Bandilli: Detyrime financiare nuk ke!
Pas 13 vitesh, denoncuesit i digjen të gjitha, Bachelor e Master. Në fakt ajo që ka ndodhur është se UFO University ka hapur degën “Infermieri” në Berat në vitin 2010, ndërsa lincensimi nga ministria është bërë një vit më vonë, në 2011-ën.
“Stop” ju drejtua “Albanian University” dhe pritën më shumë se 1 javë për një takim me administratorin e universitetit, një takim ky që nuk u bë kurrë.
Punonjësja: Të lutem, të bëjmë një kërkesë me shkrim dhe të kthejmë një përgjigje! Ma komunikuan nga administratorja e përgjithshme.
Gazetarja: Ky problemi nuk prek vetëm një qytetar, por prek të gjithë institucionin tuaj.
Punonjësja: E kuptoj dhe keni plotësisht të drejtë!
Marrë nga Tv Klan
Banesa e djegur DURRËS- Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimin e banorëve të një pallati në Du...
Ardian Sufaj TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar këtë të mërkurë arrestimin dhe gjith&eum...
Pamjet TIRANË- “Inside Story” ka transmetuar momentet tronditëse kur mjekët i heqin fashën e harruar pas operacionit n...
TIRANË- Inside Story ka transmetuar disa raste ku gabimet në klinikat publike dhe ato private u kanë kushtuar rëndë pacientëve. ...
Alban Laçi TIRANË- Një rast tjetër po kaq i rëndë i ka ndodhur një punonjësi policie të quajtur Alban La&cce...
Sali Lela TIRANË- “Inside Story” solli rastin e një pacienti që humbi syrin pas operacionit në një klinikë privat...
Pamjet e vjedhjes TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti që një i ri ka tenuar që të vjedhë një dyqan n&e...
TIRANË- Skandalet që prodhon neglizhenca e mjekëve janë nga më të paimagjinueshmet. I tillë është rasti i nj...
Sali Lela TIRANË- Dy fëmijë humbën jetën tragjikisht pas trajtimeve mjekësore, ndërsa diagnoza e gabuar po shton vdekjet...
Gezim Cela TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër ka trajtuar këtë të mërkurë operacionin policor “Flak&e...